E diele, 28.04.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin

E enjte, 24.09.2009, 07:20 PM


Në festivalin e filmit  “Tellus 2009” që u mbajt nga 18-20 shtator në Karlshamn të Suedisë, Çmimin e  publikut në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus pa fund” me skenar dhe në regji  të Yllka Sheqirit.

Krijuesja e re Yllka Sheqiri, autorja e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” / Unë dëgjoj jo gjithmonë/ 2005  dhe ”Men” /Por/ 2008 e prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ si dhe në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.
Me krijimet e veta Yllka është prezentuar edhe në librin shkollor ”Urat tona” si dhe në disa antologji të tjera.
Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton  shumë,  jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit.
Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Me këtë film ajo konkuroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” që u mbajtë  në Solvesborg të Suedisë. Nga juria profesionale  e këtij fesivali Yllka Sheqiri u nderua me Çmimin për  aktrim.
Yllka Sheqiri  me filmin e saj  ”Në pus pa fund” këto ditë korri edhe një sukses tjetër.Në festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt  nga 18-20 shtator në Karlshamn, në kategorinë senior,  u nderua  me Çmimin  e  publikut.

Festivalin e Filmit “TellUs 2009” në Karlshamn sivjet e organizuan: Film i Jönköpings län, BlekingeTekniska Högskola, Netport, Reaktor Sydost, RegionBlekinge och Europeiska Regionala Utvecklingsfonden.
Çmimi i Publikut iu dha filmit “Në pus pa fund” të Yllka Sheqirit
Çmimi i Publikut iu dha filmit “Në pus pa fund” të Yllka Sheqirit



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora