Kulturë
Naser Aliu: Sindroma Stokholmit
E enjte, 24.09.2009, 08:58 PM

Sindroma Stokholmit
Në medresën e Shkodrës
Haxhi Sheh Shamia
Një ditë me vapë
Dhe me pluhur
Dhe me bujë
Krenari
E gosti
U kremtua
710 vjetori i lindjes së Perandorisë Osmane!
Dhe ajo ka fat
Dhe ajo ka dy festa:
I kremtohet lindja
I përkujtohet vdekja
Tradhtarë ata që e luftuan!
Një ditë të kthjellët
Me diell
E pa drita
Në Prishtinë
U festua Bajrami
Në xhaminë
Sulltan Murat
Xhamitë tjera shqiptare
S' plotësojnë simbolikën romantike
Takatin e mesazhit
Dhe nostalgjisë tendencioze!
Nëse shqiptari ortodoks
Në një kishë
Me emrin Milloshevi?
Kremton Krishtlindjet
Në pikë të ditës me piskama
Do të shahej Krishti
Do akuzohej shqiptari për tradhti!
Në demokracitë banale e implozive
Me simptoma paranoike
Në demokracitë e qyrrafta
E sofistike
Përveç pakicave
Edhe dashnorëve të pushtuesve
Duhet t' u njihet e drejta e minoritetit
Dhe,
Të kenë të drejtë ligjore
T' i shtrijnë shtetet shqiptare në kokërr të shpinës
T' i lidhin këmbë e duar
E t' i shkërdhejnë
Deri në ag!
Dhe,
të mos persekutohet ky minoritet,
sepse dashuria ndaj pushtuesit është vlerë e traditë
Kurse tallava muzikë kompozoi Beethoven-i personalisht!
Minoritetet tjera sklerotike si:
stalinistë, enveristë, titistë, monarkistë, millosheviçistë
Sipas analogjisë muratiste të mbrohen me ligjin e minoriteteve
Dhe t' u mundësohen me ligj
Dy festa shtesë në vit:
Lindjet dhe Xhenazet e perandorive të tyre
Kështu,
Garantohet mbijetesa e llojeve!
Komentoni
Artikuj te tjere
Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (I)
Këze (Kozeta) Zylo: Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit
Bashkim Saliasi: “Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Tregim nga Sabit Idrizi: Mëditja
Halit Bogaj: Imer Popoci
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Edison Ypi: Shën Vasili
Keti Bashhysa: Jam në pozitën e asaj femre që kam xhan por nuk dashuroj
Shaban Sinani: Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese
Suzana Kuqi: Të shpëtosh të mbyturin...
Vangjush Saro: Koha për teatrin e fëmijëve
Asllan Dibrani: Masakra në Reçak të Kosovës
Bahtir Hamza: Këtu Liria
Engjëll Koliqi: Vjershat e 30 gushtit 2009 - Le poesie del 30 di agosto 2009
Lleshanaku: 'Magjia e dashurisë, gjëja që shkatërrohet më shpejt'
75-vjetori i Brigitte Bardot