E diele, 28.04.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Jari...

E premte, 25.09.2009, 05:36 PM


Jari...

Tregim

Nga Përparim Hysi

               Çuditem pak me veten time:sado që kam punuar mbi 40-vjet
si mësues,nuk më shqiten nga kujtesa,sidomos,ata nxënës që mësova në
vitet e para kur dola mësues.Mandej,pak dhe nga pak,kujtesa po
sklerizohej dhe,natyrshëm,që mbaja më pak mënd.Ata që mësova sefte(dhe
kjo ka ndodhur plot 50-vjet më parë!),zë i rikujtoj jo vetëm me
emër,mbiemër,por për disa prej tyre,u mbaj mënd dhe emërin e
prindërve,sdado që ata,prindërit e tyre,nuk janë bashkëfshatarë të
mi.Se në 40 e ca vjet,kam mësuar mijëra nxënës,dhe,midis tyre,pa
dyshim,veç të mirëve,mbaj mënd edhe nga ata,të"vështirët" që na kanë
krijuar probleme jo vetëm për mbarëvajtjen në mësime,por dhe në
sjellje.Po të rrija dhe të rreshtoja në dy lista paralele nxënës të
mirë dhe nxënës të vështirë dhe,po  të  analizoja të ardhmen e të dy
grupeve,do dilja në një përfundim pak të papëlqyeshëm.Të
papëlqyeshëm,po ta shohësh me syrin e një vëzhguesi të
paanshëm.Mjerisht,ata,të"vështirët",tani,në këtë
tranzicion-maratonë,janë më mirë nga ana sociale.Pa zgjatje të
mërzitshme:ia çojnë mbroth.Dhe është pak qesharake:ka prej këtyre
,të"vështirëve",që rrojnë me vila,me vetura(patjetër "Bens"-tipi i
fundit,domosdo!),dhe më paradoksajla fare:ka që kanë marrë shërbyese
në shtëpi,për mos lodhur bashkëshorten!Kësaj i thonë"hop".
Ata,të mirët,që nuk  ditur kurrë në jetë që të shkelin vijat e
bardha,kanë mbetur mjeran:me atë pensionin aq qesharak
dhe,megjithatë,si me karakter që janë:nuk dinë të qahen.Faqen e kanë
të bardhë.Po dhe ballin.Por le t'i lëmë krahasimet sociale dhe le të
dalim nga deti në stere...
               Kush është ky,Jari?Jari është një nga ata"të
vështirët".Një nga ata që në shkollë kish zënë radhën me trup,në mund
të shprehem kështu,dhe mësimeve as që ua varte fare.Zakonisht,unë i
merrja nxënësit në klasën e tetë,dhe në klasën e tetë u ballafaqova me
Jarin apo Bujarin.Jo se nuk  e njihja më parë.Ai qe nga ata prototipat
që njihej si kali balash,se nuk linte dygurë bashkë.As që e kish
mëndjen në mësim dhe,sado në klasë të tetë,qe gati analfabet.Dhe nuk
qe i vetmi kështu.Kishte aq sa në një klasë me  30 e ca nxënës,5-6
ishin të tillë.Qe firo që vinte nga klasa në klasë.Për hirë të
përqindjes,domosdo.Këta;"gjysëmanalfabetët",unë i quaja,me
shaka,patjetër,të"kombëtares",sipas gjuhës së sportit.Për t'i vënë
sado pak në punë(se kurrë s'mund të punonin si të tjerët),u jepja
tekste nga leximi apo nga ushtrimet që t'i kopjonin pa gabime.Mos
kujtoni se qe punë e lehtë.Jo vetëm ua jepja këtë detyrë,por i
korregjoja një për një.Sistematikisht.Dhe çdo ditë.Kush përparonte dhe
vlerësohej.Se nuk kishte mënyrë tjetër për t'i vënë në udhë.Dhe të
gjithë përpiqeshin që të kopjonin pjesën pa gabime,kurse Jari as që e
vinte ujët në zjarr.Qe mësuar keq.Unë(të gjithë ata që më njohin e
dinë dhe,sidomos,të gjithë nxënësit që kanë kaluar nëpër duarët e
mia),kam qenë kërkues i rrept.Dhe ç'është e keqja,kur shihja
indeferentizëm apo mosvarje ndaj kërkesave të shkollës,kam përdorur
dhe pëllëmbën.Do t'më vinte ndot nga vetja,po të mos e pohoja këtë ves
të keq timin.Do t'më vinte turp jo vetëm nga kolegët,por ca më shumë
edhe nga nxënësit,që,po ta lexojnë këtë shkrim timin,dhe të vërenin se
gjasme unë kam qenë veç një mësues ëngjëllor.Jo,nuk kam qenë i
tillë.Përkundrazi.Por le të vazhdojmë me Jarin.

                                   *    *   *
               Sapo kish hyrë prilli dhe nxënësit ishin kthyer nga ato
një javë pushime(merej si bimestër),nga 29 marsi deri në 6 prill.E
mbaj mënd mirë,se,ndërsa po merresha,veçanërisht,me këta "të
kombëtares",vë re se Jari as që e kish vënë ujtë në zjarr.Ia jap një
flakurimë dhe i thashë:-Mos shpreso se do të kalosh.Ai,pa e prishur
fare terezinë, më sfidoi:-Eh,kështu më thoshte dhe  mësuese
B...(kolege imja),më la për në vjeshtë,dhe,pastaj,erdhi më gjeti andej
nga fusha,bëri sikur më
  pyeti dhe ja ku jam në klasë të tetë.Klasa ia dha të qeshurit.Epo
unë,turfullova nga një tërbim i vërtetë,nuk jam ajo B...,- i them,-
dhe shikoje mirë,po e vendos me të kuqe.Ke mbetur që tani.Dhe
turfulloja.Po ku donte të dinte Jari.Mbaj mënd që dhe e nxora
jashtë.Dhe u betova me të vërtetë:-Nuk kisha për ta kaluar sikur të
bëhej qameti.Jo se i hyja në hak.Përkundrazi.
                   Një ditë tek po vija,pas një vizite diku aty,në
fshat,erdha në shkollë dhe,ndërsa të gjithë nxënësit bënin mësim,pashë
Jarin që kish marrë bicikletën e një-rit prej mësuesëve(të gjithë qemë
me biçikleta dhe kurrë nuk i prekte njeri me dorë),dhe bënte xhiro në
oborr të shkollës për 7-qejfe.-Pse e ke marrë biçikletën e profesor
Todit?- e pyeta.Ai:-S'u më jep ndonjë lëndë Todi mua!!!Më çuditi
përgjigja aq fine e këtij,Jarit,që nuk ua varte mësimeve.Pra,e dinte
mirë se ai nuk e dëmtonte.Pra,Jari,ma kishte kaplloqen plot,po nuk
donte.Kur u mblodhëm në pesonel(qemë mbi 25 mësues e mësuese),ua
tregova këtë meselenë"S'u më jep ndonjë lëndë Todi" dhe kjo
përgjigje,zjarr për zjarr e Jarit,u bë si një proverb që e përdornim
mes nesh.Ke seç mëson dhe nga të"vështirët",doemos.Kjo thënie kaq e
qëlluar,m'u induktua edhe mua,aq sa ndryshova mendim:njesoj si kolegia
B... e kalova Jarin.Se "s'un më jep ndonjë lëndë Todi",e "meritonte".

                           *   *   *
                Kishin kaluar vjete nga kjo histori.Unë sa po vija dhe
po plakesha.Por dhe sistemi qe plakur.Ishin hapur portat e kufijve dhe
drejt tyre,të parët,vrapuan këta"S'un më  jep ndonjë lëndë Todi".Të
tjerët,ata,të mirët,tohidho si unë,mësuesi i tyre:prisnim të binin
kocka nga qielli.Pa dhe mbetëm ashtu me gisht në gojë.Sado që po
plakesha,huqet e të riut nuk po i lija.Pa dilja dhe andej nga klubet e
fshatit për të pirë ndonjë godë,po se po,po dhe për të bërë edhe nga
një dorë bilardo.Dhe klubet  që të gjithë i kishin hapur ata:të
"vështirët".Të vështirë,të pa vështirë unë tutje.Tek bilardoja.Sado
që,sa herë lozja,aq dhe humbja.Po loja është pak si vesi.Nuk e lë dot
kollaj.Është si zgjebja,që,sado merr zotim mos e kruash,e kruan se e
kruan.Kur një ditë,sado që nuk ishte nga fshati ynë,në bilardo dha
ballë Jari.Ai,pra "që s'un i jepte ndonjë lëndë Todi!".M'u hodh në
qafë.Kishte ndryshuar dhe qe bërë goxha.Oh,profesori!-bërtiti.Pa
hajde,-vazhdoi,-çfarë do marrësh.Asnjë gjë,- thashë,- nuk pi unë
.Vetëm kafe.Ore,- ma priti,-do marësh një kampari se do të paguaj atë
pëllëmbën unë.Sikur më skuqi,po pse më ndahej.Tek po e hidhja me të
keq atë të shkretë "kampari",pashë që rrëmbeu stekën dhe filloi të
lozte me një kundrështar vëndas.Ka bilardista të mirë fshati im.Aq sa
shkonin deri në Berat se atje kishte ca famozë.Sa për kujtesë:i tillë
ka qenë Osmën Veliu,i tillë Fredi Baçe.E po ku numërohen?Por le ta
ndjekim Jarin në bilardo.Aha,është gur i vështirë,ky,- tha
dikush.-Jo,po nuk është e mundur ta dërgosh në gropë,-një tjetër.-Me
sa e bëjmë?Dhe filloi pazari.I rëndë.Alarmonjës.Si në ato garat për
një antikuar.-Unë jap  qindmijë!-Dyqind mijë.Mua sa po nuk më binin
djersë të ftohta.Dyqind mijë për të marrë një gur.Që unë me rrogën
time(isha inspektor në Drejtori arsimore me rrogë filestare në ato
vite 30 mijë të vjetra),doja 7 muaj t'i merrja.Steka po ngrihej më
lart:përfundoi me 750 mijë.750 mijë për një gur.I shkundi Jari kokërr
për kokërr.Për 5 minuta.Po Jari nuk ua varte mësimeve.O Tempera,o
mores!Kohë të reja,avaze të reja.Për një fjalë goje,për një
bast.Eh,Jari,Jari!Po në ç'sulltanat i vjelë këto vergji?!!!

                                  *    *   *
                 Kisha dy muaj që,pothuaj,e kisha harruar këtë
histori.Tek kisha hipur në një furgon për të shkuar në punë,në
Drejtori të Arsimit ku punoja(se jetoj në fshat 3-4 kilometra larg nga
Fieri),befas,sa hymë në Fier,pashë që dikush,një me xhip të zi,kishte
zënë rrugën shul e shul dhe nuk linte njeri të kalonte.E keqja qe se
qenë dhe dy policë aty që nuk po i jepnin dum këtij gërçi.Zbres që të
shoh(mbasi kaloi dy -tri makina të ndaluara para meje),kur shoh
shoferin që"debatonte" me policët.Qe Jari.Jari"që s'u më jep ndonjë
lëndë Todi".Luante cic-mic dhe ndjeva policët që i bëni rixha.Po
tundej Jari.Atij "s'u i jepte ndonjë lëndë" ai,gërçi" që kish krijuar
me kapadaillëkun e tij.Ore,- i fola pak me zë të lartë!Po hape rrugën
se po vete ora dhe më bëhet vonë për punë.Ai:-Profesor,mos e ça
kokën,se të çon Jari ty dhe tak,dha sinjal,dhe u kthye në anë të
kundërt.Dëgjo,-zuri t'më sqaronte,- po tallja pak"b.." me ata policët
se ua dhashë nga një 10 mijëshe në dorë.Ndaj më lutshin ashtu.Dhe më
çoi mu para zyrës.Kur pa që aty qe një klub,më futi si me pahir
atje.Pyetja:-Çfarë do marrësh?,mori përgjigje nga kamarierja e
shkathët,Liza.Po Papi vetëm kafe merr.Ç'kafe?- bërtiti.Na këto për një
kampari dhe,si ia vërviti asaj paratë,i tha:-Kusurin mbaje për t'ia
dhënë profesorit kur të vijë këtu.Dhe këto,që mos hashë në kandar
profesorin,janë për ty.Dhe iku.Më nuk e pashë.Por dhe kaq,sa
pashë,besoj se nuk është pak,për të arritur në një përfundim,për të
gjithë Jarët.Që nuk besoj se janë pak.
                                   


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora