Përparim Hysi: Jari...
| E premte, 25.09.2009, 05:36 PM |
Jari...TregimNga Përparim Hysi Çuditem pak me veten time:sado që kam punuar mbi 40-vjetsi mësues,nuk më shqiten nga kujtesa,sidomos,ata nxënës që mësova nëvitet e para kur dola mësues.Mandej,pak dhe nga pak,kujtesa posklerizohej dhe,natyrshëm,që mbaja më pak mënd.Ata që mësova sefte(dhekjo ka ndodhur plot 50-vjet më parë!),zë i rikujtoj jo vetëm meemër,mbiemër,por për disa prej tyre,u mbaj mënd dhe emërin eprindërve,sdado që ata,prindërit e tyre,nuk janë bashkëfshatarë tëmi.Se në 40 e ca vjet,kam mësuar mijëra nxënës,dhe,midis tyre,padyshim,veç të mirëve,mbaj mënd edhe nga ata,të"vështirët" që na kanëkrijuar probleme jo vetëm për mbarëvajtjen në mësime,por dhe nësjellje.Po të rrija dhe të rreshtoja në dy lista paralele nxënës tëmirë dhe nxënës të vështirë dhe,po të analizoja të ardhmen e të dygrupeve,do dilja në një përfundim pak të papëlqyeshëm.Tëpapëlqyeshëm,po ta shohësh me syrin e një vëzhguesi tëpaanshëm.Mjerisht,ata,të"vështirët",tani,në këtëtranzicion-maratonë,janë më mirë nga ana sociale.Pa zgjatje tëmërzitshme:ia çojnë mbroth.Dhe është pak qesharake:ka prej këtyre,të"vështirëve",që rrojnë me vila,me vetura(patjetër "Bens"-tipi ifundit,domosdo!),dhe më paradoksajla fare:ka që kanë marrë shërbyesenë shtëpi,për mos lodhur bashkëshorten!Kësaj i thonë"hop".Ata,të mirët,që nuk ditur kurrë në jetë që të shkelin vijat ebardha,kanë mbetur mjeran:me atë pensionin aq qesharakdhe,megjithatë,si me karakter që janë:nuk dinë të qahen.Faqen e kanëtë bardhë.Po dhe ballin.Por le t'i lëmë krahasimet sociale dhe le tëdalim nga deti në stere... Kush është ky,Jari?Jari është një nga ata"tëvështirët".Një nga ata që në shkollë kish zënë radhën me trup,në mundtë shprehem kështu,dhe mësimeve as që ua varte fare.Zakonisht,unë imerrja nxënësit në klasën e tetë,dhe në klasën e tetë u ballafaqova meJarin apo Bujarin.Jo se nuk e njihja më parë.Ai qe nga ata prototipatqë njihej si kali balash,se nuk linte dygurë bashkë.As që e kishmëndjen në mësim dhe,sado në klasë të tetë,qe gati analfabet.Dhe nukqe i vetmi kështu.Kishte aq sa në një klasë me 30 e ca nxënës,5-6ishin të tillë.Qe firo që vinte nga klasa në klasë.Për hirë tëpërqindjes,domosdo.Këta;"gjysëmanalfabetët",unë i quaja,meshaka,patjetër,të"kombëtares",sipas gjuhës së sportit.Për t'i vënësado pak në punë(se kurrë s'mund të punonin si të tjerët),u jepjatekste nga leximi apo nga ushtrimet që t'i kopjonin pa gabime.Moskujtoni se qe punë e lehtë.Jo vetëm ua jepja këtë detyrë,por ikorregjoja një për një.Sistematikisht.Dhe çdo ditë.Kush përparonte dhevlerësohej.Se nuk kishte mënyrë tjetër për t'i vënë në udhë.Dhe tëgjithë përpiqeshin që të kopjonin pjesën pa gabime,kurse Jari as që evinte ujët në zjarr.Qe mësuar keq.Unë(të gjithë ata që më njohin edinë dhe,sidomos,të gjithë nxënësit që kanë kaluar nëpër duarët emia),kam qenë kërkues i rrept.Dhe ç'është e keqja,kur shihjaindeferentizëm apo mosvarje ndaj kërkesave të shkollës,kam përdorurdhe pëllëmbën.Do t'më vinte ndot nga vetja,po të mos e pohoja këtë vestë keq timin.Do t'më vinte turp jo vetëm nga kolegët,por ca më shumëedhe nga nxënësit,që,po ta lexojnë këtë shkrim timin,dhe të vërenin segjasme unë kam qenë veç një mësues ëngjëllor.Jo,nuk kam qenë itillë.Përkundrazi.Por le të vazhdojmë me Jarin. * * * Sapo kish hyrë prilli dhe nxënësit ishin kthyer nga atonjë javë pushime(merej si bimestër),nga 29 marsi deri në 6 prill.Embaj mënd mirë,se,ndërsa po merresha,veçanërisht,me këta "tëkombëtares",vë re se Jari as që e kish vënë ujtë në zjarr.Ia jap njëflakurimë dhe i thashë:-Mos shpreso se do të kalosh.Ai,pa e prishurfare terezinë, më sfidoi:-Eh,kështu më thoshte dhe mësueseB...(kolege imja),më la për në vjeshtë,dhe,pastaj,erdhi më gjeti andejnga fusha,bëri sikur më pyeti dhe ja ku jam në klasë të tetë.Klasa ia dha të qeshurit.Epounë,turfullova nga një tërbim i vërtetë,nuk jam ajo B...,- i them,-dhe shikoje mirë,po e vendos me të kuqe.Ke mbetur që tani.Dheturfulloja.Po ku donte të dinte Jari.Mbaj mënd që dhe e nxorajashtë.Dhe u betova me të vërtetë:-Nuk kisha për ta kaluar sikur tëbëhej qameti.Jo se i hyja në hak.Përkundrazi. Një ditë tek po vija,pas një vizite diku aty,nëfshat,erdha në shkollë dhe,ndërsa të gjithë nxënësit bënin mësim,pashëJarin që kish marrë bicikletën e një-rit prej mësuesëve(të gjithë qemëme biçikleta dhe kurrë nuk i prekte njeri me dorë),dhe bënte xhiro nëoborr të shkollës për 7-qejfe.-Pse e ke marrë biçikletën e profesorTodit?- e pyeta.Ai:-S'u më jep ndonjë lëndë Todi mua!!!Më çuditipërgjigja aq fine e këtij,Jarit,që nuk ua varte mësimeve.Pra,e dintemirë se ai nuk e dëmtonte.Pra,Jari,ma kishte kaplloqen plot,po nukdonte.Kur u mblodhëm në pesonel(qemë mbi 25 mësues e mësuese),uatregova këtë meselenë"S'u më jep ndonjë lëndë Todi" dhe kjopërgjigje,zjarr për zjarr e Jarit,u bë si një proverb që e përdornimmes nesh.Ke seç mëson dhe nga të"vështirët",doemos.Kjo thënie kaq eqëlluar,m'u induktua edhe mua,aq sa ndryshova mendim:njesoj si kolegiaB... e kalova Jarin.Se "s'un më jep ndonjë lëndë Todi",e "meritonte". * * * Kishin kaluar vjete nga kjo histori.Unë sa po vija dhepo plakesha.Por dhe sistemi qe plakur.Ishin hapur portat e kufijve dhedrejt tyre,të parët,vrapuan këta"S'un më jep ndonjë lëndë Todi".Tëtjerët,ata,të mirët,tohidho si unë,mësuesi i tyre:prisnim të bininkocka nga qielli.Pa dhe mbetëm ashtu me gisht në gojë.Sado që poplakesha,huqet e të riut nuk po i lija.Pa dilja dhe andej nga klubet efshatit për të pirë ndonjë godë,po se po,po dhe për të bërë edhe nganjë dorë bilardo.Dhe klubet që të gjithë i kishin hapur ata:të"vështirët".Të vështirë,të pa vështirë unë tutje.Tek bilardoja.Sadoqë,sa herë lozja,aq dhe humbja.Po loja është pak si vesi.Nuk e lë dotkollaj.Është si zgjebja,që,sado merr zotim mos e kruash,e kruan se ekruan.Kur një ditë,sado që nuk ishte nga fshati ynë,në bilardo dhaballë Jari.Ai,pra "që s'un i jepte ndonjë lëndë Todi!".M'u hodh nëqafë.Kishte ndryshuar dhe qe bërë goxha.Oh,profesori!-bërtiti.Pahajde,-vazhdoi,-çfarë do marrësh.Asnjë gjë,- thashë,- nuk pi unë.Vetëm kafe.Ore,- ma priti,-do marësh një kampari se do të paguaj atëpëllëmbën unë.Sikur më skuqi,po pse më ndahej.Tek po e hidhja me tëkeq atë të shkretë "kampari",pashë që rrëmbeu stekën dhe filloi tëlozte me një kundrështar vëndas.Ka bilardista të mirë fshati im.Aq sashkonin deri në Berat se atje kishte ca famozë.Sa për kujtesë:i tillëka qenë Osmën Veliu,i tillë Fredi Baçe.E po ku numërohen?Por le tandjekim Jarin në bilardo.Aha,është gur i vështirë,ky,- thadikush.-Jo,po nuk është e mundur ta dërgosh në gropë,-një tjetër.-Mesa e bëjmë?Dhe filloi pazari.I rëndë.Alarmonjës.Si në ato garat përnjë antikuar.-Unë jap qindmijë!-Dyqind mijë.Mua sa po nuk më binindjersë të ftohta.Dyqind mijë për të marrë një gur.Që unë me rrogëntime(isha inspektor në Drejtori arsimore me rrogë filestare në atovite 30 mijë të vjetra),doja 7 muaj t'i merrja.Steka po ngrihej mëlart:përfundoi me 750 mijë.750 mijë për një gur.I shkundi Jari kokërrpër kokërr.Për 5 minuta.Po Jari nuk ua varte mësimeve.O Tempera,omores!Kohë të reja,avaze të reja.Për një fjalë goje,për njëbast.Eh,Jari,Jari!Po në ç'sulltanat i vjelë këto vergji?!!! * * * Kisha dy muaj që,pothuaj,e kisha harruar këtëhistori.Tek kisha hipur në një furgon për të shkuar në punë,nëDrejtori të Arsimit ku punoja(se jetoj në fshat 3-4 kilometra larg ngaFieri),befas,sa hymë në Fier,pashë që dikush,një me xhip të zi,kishtezënë rrugën shul e shul dhe nuk linte njeri të kalonte.E keqja qe seqenë dhe dy policë aty që nuk po i jepnin dum këtij gërçi.Zbres që tëshoh(mbasi kaloi dy -tri makina të ndaluara para meje),kur shohshoferin që"debatonte" me policët.Qe Jari.Jari"që s'u më jep ndonjëlëndë Todi".Luante cic-mic dhe ndjeva policët që i bëni rixha.Potundej Jari.Atij "s'u i jepte ndonjë lëndë" ai,gërçi" që kish krijuarme kapadaillëkun e tij.Ore,- i fola pak me zë të lartë!Po hape rrugënse po vete ora dhe më bëhet vonë për punë.Ai:-Profesor,mos e çakokën,se të çon Jari ty dhe tak,dha sinjal,dhe u kthye në anë tëkundërt.Dëgjo,-zuri t'më sqaronte,- po tallja pak"b.." me ata policëtse ua dhashë nga një 10 mijëshe në dorë.Ndaj më lutshin ashtu.Dhe mëçoi mu para zyrës.Kur pa që aty qe një klub,më futi si me pahiratje.Pyetja:-Çfarë do marrësh?,mori përgjigje nga kamarierja eshkathët,Liza.Po Papi vetëm kafe merr.Ç'kafe?- bërtiti.Na këto për njëkampari dhe,si ia vërviti asaj paratë,i tha:-Kusurin mbaje për t'iadhënë profesorit kur të vijë këtu.Dhe këto,që mos hashë në kandarprofesorin,janë për ty.Dhe iku.Më nuk e pashë.Por dhe kaq,sapashë,besoj se nuk është pak,për të arritur në një përfundim,për tëgjithë Jarët.Që nuk besoj se janë pak.
24 shtator 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.