Kulturë
Luan Xhuli: Cikël poetik
E shtune, 26.09.2009, 06:14 PM
![]() |
Luan Xhuli (djathtas) - Çast nga marrja e çmimit "Ali Asllani", Liriku më i mirë i vitit 2008 "për librin poetik "Ditën ënderoj, natën e le zgjuar' |
Luan Xhuli
Dëshirë
Dua të bëhesh i huaj vetëm një çast...
Të përshëndesësh dhimbjet,
të përkëdhelësh fjalët
dhe të ngrohesh nga ajri i fqinjit,
që ti se njihje më parë...
Vetëm një çast të jesh vetja jote
dhe të ndriçosh vitet e tua
pa fikur qirinjtë e turtës së moshës...!
Ju dua, dua, ju dua
të gjithëve ju,
që u njoha si ajrin e mushkërive të mia
Të gjithëve,
që më pasuruat gjakun me rruaza të reja të kuqe...
Mateni dhe ju o njerëz
dashurinë time,
pa më pyetur për emrin dhe nga jam..!
Atë dua, vetëm kaq !
Detin...
...e kam brënda vetes
edhe pse malet e vëndlindjes
dominojnë hartën gjeografike të shpirtit.
Kam baticë,zbaticë,
puhiza gëzimi dhe inate valësh...
Rris peshq, ngjyra, alga
dhe peshkaqenë të zemëruar
prej mënyrash sjellje...
Veshur mbaj kostume
të kaltra dhe jeshile,
për të fshehur atë që s’duket.
Detin e kam brënda vetes
të thellë , të frikshëm ,joshës,
prandaj njëkohesisht
më duan dhe më urrejnë
të tjerët...!
09-009
KAM KOHË...
...që s’kam bërë dashuri me t’ime shoqe....
U grindëm për shtrenjtësinë
dhe e paguam me ndarje...
Krevati... bosh,
si dhëmb i nxjerrë
që vëndi dhemb akoma.
Gruaja,
pret çdo mbrëmje
duke luajtur dhe bërë sikur fle,
pret hajdutin e puthjeve të dikurshme...
Unë dhe kanapeja ,
zemerimin e së vjetrës
se lëshojnë..
njëlloj ,
si inati i shtrenjtësisë,
që s’thotë kur do ikë...
Gruaja,
ëndra sheh me sy gjysëm të mbyllur
dhe unë,
mbulohem me një kuvertë më shumë
të zë ngrohtë...
Kohë kemi
që grindemi si dikur...,
dhe të dashuruar.....!
prill 09
Psherëtima
..Urë e pa mbaruar brenge
në mesin e fjalës ,
më ka lidhur lotin
në rubineta dhimbje...
-Largohu- i them
mos të thërras plagët,
jam jeniçer i vehtes
paçka se uniforma më gënjen..
Psherëtima,
pa formë e perimetër,
pa gjak dhe protoplazmë
pa masë dhe rënie të lirë...
më tregoi veten...
Acar,
në lagështitën e shpirtit !
6-8-09
Shoku im, shkon të shohë nënën...
..dhe rruga
është afruar prej atij magneti.
Një dorë djersitur nga pritja,
vesë meraku
e një behari të lagësht,
dashuri nëne...
Unë s’kam nënë.
Ëndrat dhe varri i saj,
i mbajnë mëri dashurisë sime,
që emigroi pa lejë mes lotit të dhimbjes...
Shoku im,
shkon të shohë nënën ...
Nata nxiton të zvogëlojë shtatin
dhe dita,
ka zmadhuar hapat...
Orët do të vishen bukur
dhe dielli do të fshihet në retina...
Shoku im,
shkon të shohë nënën...
I thashë ta puthë dhe për mua
si shërim
për shpirtin e trembur
nga ëndërat e mallit...!
25-8-09
Komentoni
Artikuj te tjere
Emil Lafe: Fjalor Enciklopedik Shqiptar
Edlira Dedja: Saimir Pirgu në evenimentin artistik të vitit në Bernë të Zvicrës?
Blerim Rrecaj: Vjeshtë, mirë se erdhe!
Sabit Rrustemi: Mëngjesi me sy gruaje (Tregim)
Edison Ypi: Rruga e Markut
Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël
Përparim Hysi: Jari...
Naser Aliu: Sindroma Stokholmit
Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (I)
Këze (Kozeta) Zylo: Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit
Bashkim Saliasi: “Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Tregim nga Sabit Idrizi: Mëditja
Halit Bogaj: Imer Popoci
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Edison Ypi: Shën Vasili
Keti Bashhysa: Jam në pozitën e asaj femre që kam xhan por nuk dashuroj