E diele, 28.04.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Edlira Dedja: Saimir Pirgu në evenimentin artistik të vitit në Bernë të Zvicrës?

E premte, 25.09.2009, 07:02 PM


Ylli i operistikës shqiptare, tenori  Saimir Pirgu, i cilësuar nga shtypi ndërkombëtar “Pavaroti i Ri”, protagonisti kryesor i evenimentit artistik të vitit në Zvicër. 

Opera “La Bohème”  në periferitë e qytetit

www.arte.tv/boheme  

Transmetim live nga Berna më 29/09/2009 në ora 20.05 në SF, ARTE, TSR, TSI

·         Artistet :  Saimir Pirgu (Rodolfo),  Maya Boog  (Mimi)  etj.

·         Kori dhe orkestra sinfonike e Bernës

·         Realisator : Felix Breisach

·         Vënë në skenë nga : Anja Horst

·         Produksion  dhe transmetim direkt : SF, ARTE, TSR, TSI

Një spektakël i jashtëzakonshëm me yllin e artit operistik shqiptar, Saimir Pirgun ! Opera e Puccini-t midis mureve të shtëpive dhe lagjeve të Bernës, midis kalimtarëve, banorëve dhe spektatorëve të shumtë. Ky evenimet artistik i vitit mund të ndiqet direkt në SF, ARTE, TSR dhe TSI, më 29 shtator 2009 në ora 20.05.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me « Traviata-n » në Lausanne dhe « Rigoletto-n » në Opernhaus të Zurich-ut, tenori shqiptar Saimir Pirgu është ftuar përsëri në Zvicër për të qënë protagonisti kryesor i ngjarjes më të madhe artistike të vitit.

Në një apartament të thjeshtë të njërës prej lagjeve të Bernës, midis një dekori pallatesh dhe fasadash të thyera, ku jetojnë prej 20 vjetësh banorë zviceranë e të huaj, spektakli i ri do të shpaloset me të gjitha mundësitë e ofruara nga ky ambjent i guximshëm: duke investuar të gjitha mundësitë e ofruara nga rrethanat . Spektatorët dhe telespektatorët mund ta ndjekin historinë dramatike të kësaj opere të Puccinit që nga çatitë e shtëpive, nga ballkonet, dritaret e guzhinës, dhomave apo salloneve. Madje mund ta ndjekin edhe në ashensor, ku Rodolfo (Saimir Pirgu) dhe Mimi do të këndojnë duetin e tyre të dashurisë. Duke i lënë mënjanë vështirësitë e mëdha teknike për realizimin e këtij spektakli gjigand, duhen  nënvizuar nga ana tjetër mundësitë e jashtëzakonshme që u ofrohen spektatorëve të panumërt për të ndjekur operën e Puccinit si asnjë herë më parë, duke marrë pjesë aktive në regjinë dhe vënien në skenë të saj, duke ndërhyrë e duke patur edhe mundësinë ta tregojnë historitë tyre më intime. Nga kjo ndërthurje e intrigës me realitetin social lind një emocion i jashtëzakonshëm, një poezi e rrallë. Kurrë opersa s’ka qënë më e gjallë se kësaj here !

« Një përzjere midis operës, kronikës sociale dhe evenimentit mediatik » - e cilëson Thomas Beck, drejtuesi i saj.

Një ndërmarrje herkuliane, mund të thuhej nga ana tjetër.

 Unë doja të vija ballë përballë botën imagjinare të operës me botën reale, pa i përplasur njëra me tjetrën, - deklaron Anja Horst, regjisorja e spektaklit. Për ne është një premierë mjaf e vështirë, - vazhdon ajo - dhe ka shumë pengesa teknike për t’i zgjidhur. Ndërtesa është me korridore të ngushta dhe mure të larta e me ambjente të ndërlikuara . Ekipi i xhirimit është i paisur me 21 kamera. Dhomat janë të vogla por për regjisoren kjo jep mundësinë që kamerat të afrohen deri në maksimum. « Mos u bëni merak – vazhdon të buzëqeshë ajo, - ne nuk do të shkojmë t’i ndjekim njerëzit deri në tualet ».

 -  S’ka të bëjë aspak me « Big Brother » - siguron Thomas Beck. - Për të respektuar maksimumin e realizmit, ndërtesat janë lënë në gjëndjen që kanë qënë dhe s’është përdoruar as edhe një retushim edhe pse artistët kanë kostumet e epokës.

Komente të shumta janë bërë edhe për tenorin shqiptar Saimir Pirgu nga kritikë të muzikës, në gazeta e site të ndryshme interneti. Karrjera e tij është marramëndëse për moshën e tij të re dhe roli i Rodolfos, që kërkon pjekurinë më të lartë vokale dhe artistike, këndohet për here të parë nga një tenor 28-vjeçar.

Saimir Pirgu (Rodolfo) tenor

shkruhet në faqen e TV ARTE – ka lindur në vitin 1981 në Elbasan të Shqipërisë, ku ka kryer studimet për violinë. Më vonë ai orientohet në kanto, duke ndjekur konservatoret e Tiranës e më pas Bolzano-s (Itali). Që në hapat e para të karrierës së tij, ai është laureat i çmimeve më prestigjoze të konkurseve operistike ndërkombëtare. Ai bëhet menjëherë i njohur në ambjentet e operës, duke u vlerësuar në mënyrë të veçantë nga profesori dhe drejtuesi i ardhshëm i karrierës së tij, Luciano Pavarotti.

Rolet e tij të para e drejtojnë Saimir Pirgun në Strasbourg dhe në Festivalin “Rossini” të Wildbad-it në 2002. Dy vjet më pas, ngjarja që i vuri vulën karrjerës së tij ishte takimi me Claudio Abbado-n, i cili, pasi e dëgjoi tenorin 23 vjeçar, i propozoi rolin e Ferrando-s në operën “Cosi fan tutte”. Më vonë, Saimir Pirgu dekorohet me medaljen Eberhard – Waechter për interpretimin e Nemorinos në “Elixir d’amour” të Gaetano Donizetti-t në Operën Shtetërore të Vjenës. Gjatë verës së vitit 2004 ai debuton në Festivalin e Salzbourg-ut dhe që prej atëherë ai ftohet rregullisht nga skenat më të mëdha të botës: Zurich, Madrid, Bilbao, Londër, Bologne, Rome, Munich, Berlin, Vjenë, Santa Fé, etc. Pak kohë më pare ka qënë edhe në Amerikë, si protagonist kryesor i premierës së pare operistike, vënë në skenë nga Woody Allen. Në muajin tetor 2009 Saimir Pirgu do të debutojë në Metropolitan Opera të New York-ut.

 Le t’i urojmë sukses të plotë edhe kësaj rradhe tenorit tonë të mrekullueshëm Saimir Pirgu!

“Do ta dëgjoj operën “La Bohème” me kënaqësinë më të madhe e njëkohësisht do të brohoras “Rroftë Shqipëria”- shkruan Jean Charles Autier, një nga zyrtarët e lartë të kantonit të Neuchâtelit në Zvicër, midis shumë simpatizantëve të panumërt të Saimir Pirgut.

 Edlira Dedja

Presidente e “Opéra sans Frontières”

www.arte.tv/boheme


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora