Kulturë
Evi Kokoshi: Në një botë që lind e nuk lind dot
E shtune, 26.09.2009, 07:23 PM

Libër, që duhe të jetë në bibliotekën e ç’do familjeje SHQIPTARE
.” Male mbeten MALE
Dhe kur i zënë me gurë;
Kur i qëllojnë me top,
Ata shkelqejnë më shumë.”
Etien Dilo
Nga Evi Kokoshi
Shkrimet e ETIEN DILO-s , janë të pasura dhe të gjëra në lëmin e jetës së të persekutuarve realë, e atyre që vuajnë realisht nga tendencat antinjerëzore te persekutorëve ..Ato mund të sillen si një fakt në vargun e dëshmive që e djeshmja dhe e sotmja t’i flasë të ardhmes,ashtu si është shprehur dhe vetë ETIENI: ja,”ç’bën egërsia kur fiton besimin e forces.të forces të një shteti.”
E vërteta jetësore e shpie autorin që në titull libri i tij(i botuar në 132 vjetorin e lindjes së ILIA DILO SHEPERIT,Në 95 vjetorin e lindjes të JANI DILO-s dhe në 14-të vjetorin e vrasjes prej të ashtuquajtura”Forca të errata” të KALIOPI DILO-s , 2005):”NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT”të flasë shumë.
Flasin –shkruan autori –burra të shquar:”MIT’HAT FRASHERI , HASAN DOSTI , ILIA DILO SHEPERI , PETRO HARITO, ARISTIDH RUCI, ALI KELCYRA, SEJFULLA MALESHOVA, JANI DILO “ Jane dhe “Fletë nga historia e një familjeje me rrënjë kombëtare”
”,Mblodha ngjarje,kujtime-shkruan Etieni-mendime që ruajnë zërin fisnik të disa atdhetarëve që diktaktura i deshi të vdekur e të harruar,i bëri të huaj në vëndin e tyre,i burgosi e i syrgjynosi,se lirinë e shihnin,së pari ,tek mendimi e fjala e lirë;shfletova arkivin e familjes Dilo,letërkëmbime, albume me shkrime e dokumenta; disa dokumente i gjeta te Arkivi i Shtetit dhe ndalem tek zëri i të masakruarvet, i të martirëzuarvet që buçet në varre gjithandej Shqipërisë ,që ngrihet edhe në Sheperin e Zagorisë,”KESHTU NUK MUND TE VAZHDOHET ME! ”(Fjala e autorit fq.7)
.Flet epopeja e nje familje patriotike shqiptare në mënyrë ,që jep fatin e kësaj jete jo vetem me tematiken por,dhe me caktimin e saj kohor .Për studiusin beratas Qerim Hysenbegasi,”nëse poetët,siç shkruhet në këtë libër janë krijesa vetëtime që kanë lindur të vuajnë e të habitin botën,edhe këta atdhetarë,dijetarë e politikanë,i lindi kjo tokë të vuajnë e të shkrihen si qirinj për të mirën e SHQIPERISE e të njerëzisë. Të tillë burra duhet të mbeten të gjallë në mëndjet e zëmrat tona,prandaj urojmë që ky libër i vlefshëm të ndiqet nga studime të tjera me vlerë.”
Pa thënë shume fjalë:“ESHTE NJE ZE ATJE KU NUK KISHTE ME ZE “ Lënda e këtij realiteti është : e vërteta të ngadhnjojë.
Tani që edhe pse komunizmi vdiq mbeturinat e asaj bande feudalësh të kuq bëjnë çmos që të ruajnë akoma ato forma për të çfrytëzuar e shtypur të deklasuarin alla rusçe e alla franga… Kanë po ato vetitë specifike të tyre plus cilësive që ua kërkon situata konkrete, me ligje si ai i tokës arrin të çpronësojë dhe fshatarin e mesëm duke e shpurë të privuar mjetesh për jetë. Të keqen e djeshme e ka vënë në majmëri,mafja e kuqe,që është dhe mafì dhe shtet.Padrejtësia lulëzon Drejtësia hesht-kthyer në azil mizorie,padrejtësie! Kuptimplotë ,qysh faqja e parë e librit bën të pranishme vogëlushen e porsalindur,Joanën ,në këtë botë zhurmëshumë! Thuaj …dhe në këtë brez(që është i katerti) të vazhdojë persekutimi? …
I mirënjohuri për lexuesin si shkrimtar e historian i letërsisë shqipe Gjergj Zheji, i shkruan autorit, midis te tjerash:...” ..vë re me kënaqësi që shkruan bukur,me aftësi për të krijuar ambiente,situata etj…..me të drejtë si thuaj,,e ktheu albanologjinë, nga një shkencë diletante në një shkencë të vërtetë Ilia Dilo Sheperi ky shkencëtar i madh.. Duket qartë se,ke bërë një punë disavjeçare. Në të ka shumë material… një libër duhet bërë për Janin e Madh e të paharruar për p a t r i o t i z m -i n , shpirtin d e m o kr a t ik dhe k u l t u r ë n e tij të rrallë.. “
Etien Dilo është ndër ata shkrimtarë që e sheh te vërtetën drejt në sy:të mirën-të mirë dhe të keqen të keqe.Pengesat e vështirësitë ai nuk i anashkalon,as nuk i rrafshon dhe eviton apo i zbut me parrulla,po i paraqet ashtu si janë I paisur me një llogjikë të shëndoshë që e ndihmon ti shohë problemet më thellë e drejt , mund të themi se,në letërsinë tonë një shkrimtar si ky shkruan fuqishëm ,dukuri të tilla.E frymëzon jeta dhe shpresa ndaj së nesërmes,dashuria e madhe që ka për Atdheun,besimi në ngadhnjimin e progresit Percepton realitetin e sotëm dhe revoltohet ky burrë që është shëmbëll i ekuilibrit shpirtëror si njeri,që tërë botën e tij të brëndëshme e ka të orientuar nga dashuria e madhe për Atdhenë e Demokracine.
Fuqia e penës së tij mbështetet në forcë patriotizmi shqiptar , në psikollogjinë ,në faktet aq kok-fortë që shpjegojnë “NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” Ky njeri i fjalës së matur e shikon jetën si është. Prehje nuk gjën në ënderra.. Ndaj dhe inkuadrohet në përpjekje demokratike. Vepra e tij është shprehje e njeriut të angazhuar për të mirën e njeriut,për ngadhnjimin e demokracisë së vërtetë.
Liber,ky që në këtë kënd-vështrim , përbën një studim të thellë psikollogjiko-social që të mëson shumë për këtë kohë e këtë ambjent . Shpjegon e qartëson këtë botë që lëviz e për gene të tilla që ,,prodhojnë dëshira për aventurë..korrupsion e më të hidhurin atë në drejtësi ku, një qëndrim fashist lë pa denuar kriminelët që i vrane MEMEN e tij e, u duhet akoma heshtja për terrori edhe në Leuse te Përmetit për vrasjen makabre të burgosurit politik. Fore Pocoli që, këta sadistë të bredhin të lirë.. Një sistem pseudodemokracie instaluar në drejtësi.Një turp për këtë ndërgjegje(!).Një dëm për jetën njerëzore. Një mynxyrë ! Së bashku me sadistë që tejkaluan dhe “artin e barbarisë” të parve në Hormovë akoma këndojnë avazi kuqalash: “Sado keq të sillesh me armikun e klasës përsëri ke bërë pak.” Akoma nuk kanë humour kuptimin fjalët magjike “ujku ,ujkun nuk e ha,njeriu i kuq e ha!” Këtë tregon ky ndertim dramatik, ajo kollonë e gurtë- thotë Etieni- atje buzë xhades në krye të Sheperit ,që njihet me emrin TERRORI .Në mermer e ngrirë ajo MEME rri e vuan për gjithë fisin e prerë nga forcat e ferrit..e pragu i shtëpisë akoma me gjak të saj të patharë..Venë njerëzit e ndezin qirij dhe përulen tërë respekt..vendosin lule …. Akoma martirëve nuk po u gjëjne prehje eshtrat…..
Të ndezurit e ëndrës për ruajtjen e së shkuarës,duke mbajtur peng të vërtetën i japin udhë gjakmarrjes..Ja si cënohen dhe cungohen idealet njerëzore. Ja si futen në xhep idealet demokratike ! Të sharrosh të drejtën baze të jetës,të shkelish të drejtat e njeriut do të thotë idealet demokratike për ta,janë vetëm një tym ! Korrupsioni ,më i hidhuri ai në drejtësi aq sa nderi dhe e drejta nuk puqen me njera tjetrën, u ka mpirë mëndjen dhe ndergjegjen pa u bërë më e vogala përshtypje që me vepra imorale punonjës të drejtësisë nuk duan të jenë ata që paraqiten ,drejtësia po tradhëton jetën e përbashket,ushqen luftën kundër demokracisë së vërtetë,luftën kundër vyrtyteve shqiptare..Mjerani harron që për shqiptarin e verteta dhe e drejta janë dinamoja e jetës .e qetësojnë në shpirt dhe,shpirti nuk ushqehet me bukë po me virtyte..
Njihesh në libër dhe me Shqipërinë në zjarrin e luftë edhe pse pengohej-me sot ,me nesër.. e pa fund… ..deri dhe te.. libri.. që” ngjan sikur të serviret mishi i pjekur në fletë rrapi”! Faktet janë të shoshitura,pa perfillur konseguencen…ato nuk janë stivosur por,të sistemuara, te qëmtuara me kujdes e fisnikëri me dorën e një një Njeriu të shquar :Të situra me kujdes nga një shqiptar i vërtetë i vetëdijshëm se e mira dhee e keqja nuk ndahet me parrulla dhe urdhëra as me përfillje pasojash,po me fuqinë e llogjikës së ftohte
“Ndoshta mund të më thoni-thotë autori me mënçurinë që e karakterizon-nuk ndriçove asnjë të një mijtën e atyre që kanë ndodhur e ndodhin. Po,shikoni , diku në këtë libër një zë i përlotur,me dhëmshuri atdhetarizmi,nga Amerika e largët ka folur…”
”.. Ndeza një qiri në ato varre,që u shtohet qirinjvet të tjerë të atyre që “rrojnë për të rrëfyer”;e ndeza këtu,në Sheper,pranë atij qiparizi që ngrihet madhërishëm midis shkollës e kishës”..vënd ku është çvarosur –“Babai i gramatollogjisë shqiptare” -ILIA DILO SHEPERI …në pragun e shtëpisë që u la me gjak…në New Yorkun e largët…E, kur komunistët (çvarrimin) sakrilegjin e quanin progres! shkrimtari Agim Shehu shkroi burrërisht baladën , “Mëmëdhetari i Ndritur” :..”ZBULUAR TE MBETI BALLI.
BREZAR TE SHOHIN NE SY.
MBI DHEMBEL; KOHA STRALLIN
PO E PJEK NE BRONX PER TY.
Ndërsa efekti dhe vlera e vargjeve,e batareve të forta, të poetit zagorit Jorgo Telo që s’ di të përfilli rreziqet ushtuan-shkruan Etieni- në këngën labe:
“…ISHTE DRITE JASHTE E BRENDA KUSH MBI TE LESHOI HIJE
ATDHETAR I SHQUAR QE PER VETE MBETI PERDHE
KENDOJME DIJETARIN TONE SE I L I A VEC ME DIJE
MESUESIN E BREZAVE U DHA D R I T E ENDRAVE”
“ Këta njerëz kishin zënë një vënd në botën shqiptare;koha ruante një fat tragjik për ta, po
janë të rrallë-shkruan PETRO ZHEJI. Fjalët apo kujtimet që ruani prej tyre,nuk duhen shkruar; duhen gdhëndur si gjëra të rralla. Ata siç më thosh dhe babai im,qenë të jashtzakonshëm,por sidomos JANI qe f a n u a (si thonë në Zagori),ka qënë një zh e n i. Fati i tyre tragjik ishte shkruar në karakterin e tyre fisnik.” Dhe ETIENi është përpjekur të vërë në plan të parë vlerat njerëzore,të clave mendonte kushdo e kurdo herë deri dhe çdo ideollogji duhet ti respektojë,duhet t’u përulet.Ai më tepër se çdo tjetër perpiqet ta terheq lexuesin me tonin e tij të qetë ,të urtë ,burrëror dhe me fjalën e tij të mënçur dhe begatinë e mendimeve.
Karakteri i fortë i ETIENIT,vendosmëria,mendimi i llogjikshëm , e të tjera vlera që i kuptimësojnë jetën nuk i përfillnin pengesat e shumta në punën e tij.., Bindja e Tij se, nga shkelësit e brëndëshëm ,demokracia mbrohet më trimërinë e shpirtit e cila është dhe më e lartë edhe nga ajo e pushkës-freski i sjellë historisë dhe u jep hov vetive më të bukura shqiptare.
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Xhuli: Cikël poetik
Emil Lafe: Fjalor Enciklopedik Shqiptar
Edlira Dedja: Saimir Pirgu në evenimentin artistik të vitit në Bernë të Zvicrës?
Blerim Rrecaj: Vjeshtë, mirë se erdhe!
Sabit Rrustemi: Mëngjesi me sy gruaje (Tregim)
Edison Ypi: Rruga e Markut
Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël
Përparim Hysi: Jari...
Naser Aliu: Sindroma Stokholmit
Edhe një Çmim për Yllka Sheqirin
Demir Krasniqi: Resurset natyrore dhe pasuritë nëntokësore të Kosovës futen nën juridiksion të minoritetit serbë
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (I)
Këze (Kozeta) Zylo: Ta ruajmë si një gur të çmuar gazetën “Dielli” thesarin e Kombit
Bashkim Saliasi: “Një udhëtim i çuditshëm” i shkrimtarit Viron Kona
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Tregim nga Sabit Idrizi: Mëditja
Halit Bogaj: Imer Popoci
Yrjet Berisha: Proza e Camajt
Kalosh Çeliku: Njerka dhe kopilat e shitur për një torbë taxhi
Edison Ypi: Shën Vasili