E diele, 28.04.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Sa për të thënë diçka...

E diele, 27.09.2009, 06:18 PM


Blerim Rrecaj

Sa për të thënë diçka...

Ndonjë poezi e lexuar ndonjëherë mund të ngacmojë a ta ndez ndonjë zjarr të mbrendshëm që edhe këtë herë do ta quash të papërshkrueshëm. Dhe vazhdon me leximin e saj për të di satën herë. Hidhesh e kridhesh ca valëve tunduese dhe ndoshta edhe i emërton gjithëpërfshirëse nëpër qenien tënde. E për t'u kthjelluar pakëz, bën ca hapa dhe hap këtë derë xhami rrethuar me të bardha dhe del pak përjashta. Eshtë natë. Sonte e sheh një hënëpërgjysmë ngjyrë ari dhe fare pak yje. Gjatë kësaj dalje të shkurtër ndodhin edhe gjëra të tjera që ndoshta do i ruan kujtesa për t'u kujtuar më pas për to. Kthehesh për të rilexuar poezinë a poezitë dhe tashmë ato i lexon me një tjetër frymë, ama të duken aq të afërta e aq të dashura si më parë.Nuk ka më kufi të prerë artistik mes kësaj nate dhe poezive. Hamendem a të dal edhe një herë jashtë. Dhe nuk jam asi trimi që këtë lojë ta vazhdojë deri në mëngjes. Duke dalë e duke hyrë. Duke lexuar e duke vështruar. Kujtoj çaste nga dita e sotme. Ishte një e shtunë pa bujë e lehtë dhe e qetë. Patëm mysafirë për drekë. Tash sikur pështillem në vorbullën e poezive, të këtyre çasteve të kësaj nate e të ditës që kaloi duke e mbllaçitur fort me dhëmbë një çamçakëz nëpër gojë. Titulli i njërës prej poezive të Dritëro Agollit është :"Një shkrepëse", ndërsa tjetra e nënshkruar nga Octavio Paz quhet: "Dy trupa". Që të dyja janë të "hedhura" nëpër faqe interneti. Do ta teproja t'iu them lexoni, ose edhe më keq ta shtoj "ju lutem". Nuk më pëlqejnë kopertinat e librave që emrat e shkrimtarëve e titujt e tyre shoqërohen me fjalën "nobel", ose kritikët që thonë se "gjithsesi duhet ta lexoni këtë libër..." Mjaft dyshoj tek ata që më thonë se gjithqysh do ta kryejë këtë e atë punë...Përsëri do t'i referohem një faqeje interneti ndonëse më shumë e pëlqej që shkrimet t'i lexoj qofshin ato në libër, në gazetë a letër. Ja se ç'na thotë Joumana HADDAD nga Libani në poezinë "Grua":
"Mendojnë se liria ime është pronë e tyre
E unë i lë ta besojnë,
Ndërsa unë bëj timen".


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora