Kulturë
Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
E diele, 27.09.2009, 06:58 PM

Nga Halit Bogaj
Arshi Pipa është njëra ndër figurat tona më të ndritshme kombëtare e cila mbeti simbol i atdhetarizmit të pashoq, i Golgotës staliniste enveriane dhe i mallit të pashuar për atdheun ngase pas qëndrimit 10 vjeçar në burgjet çmendurake ai u arratis në fillim në Jugosllavi e pastaj në Vendin e demokracisë më të fuqishme botërore ku shpërtheu talenti i tij poliedrik në shumë fusha të kulturës.Vendet demokratike do të jepnin gjithçka që ta krijonin një erudit si Arshi Pipa kurse regjimi i egër shqiptar e dënoi me burg të rëndë duke e shpallur armik të popullit dhe duke ia pushkatuar edhe vëllain avokat.!Kuçerdra e zezë e natës sllavoshiptare që zgjati 50 vjet gëlltiti edhe shumë figura të tjera të shquara të cilat nuk u pajtuan ta pranonin varrin e shqiptarve/Komunizmin/fara e të cilit, po të ishte e mirë, nuk do t’i kishte rrënjët atje prej nga na ka ardhur përherë sherri!Nuk do t’i kishte rrënjët tek Lenini dhe 2 stalinët të cilët ua ropën lëkurën shqiptarëve në të dy anët e atdheut/siç shprehej rapsodi Dervish Shaqa, i ikur në Shqipëri nga zullumi serb, por që edhe atje e gjet të njejtin ferr dantesk,në mos edhe më zi/, me fjalët’’Kur ta kthyem ty Kosovë shpinën/E lamë borë e gjetëm dimën/!
Arshi Pipa pra ishte titanik në qëndrimet e veta patriotike, morale dhe njerëzore i cili nuk pajtohej me regjimin e instaluar pas asaj që komunistët shpirtzinj e quanin’’Luftë nacinalëçlirimtare’’pas së cilës u pihej gjaku me pambuk të gjithë atyre që ishin patriotë të vërtetë dhe që nuk mund të pajtoheshin me ato që ua përgatiste Moska dhe Beogradi të cilat ishin përherë vigjilente se si t’ia ngulnin dhëmbët jo vetëm Kosovës por edhe Shqipërisë. Faraoni mbase përpiqej të arsyetohej disi por nuk mund t’i fshihte krimet e veta aq të rënda ndaj popullit të vetë dhe njerëzve më të njohur të Shqipërisë.A kishte krim më të madh se sa të dënohej Arshi Pipa ose të jepej urdhër që nëpër shkolla dhe fakultete të mos mësohej Gjergj Fisha/Homeri shqiptar/ dhe shumë shkrimtarë të tjerë që nuk pajtoheshin me regjimin aktual i cili shte gjakpirësi më i madh i shqiptarit.Në këtë rrafsh duhet përmendur edhe disa poezi të tjera të shkrimtarëve shqiptarë kushtuar Kosovës, siç janë:Asdreni, Mitrush Kuteli, Arshi Pipa dhe të tjerë të cilëve u dhimbte zemra që Kosova mbeti nën pushtetin e egër sllav, për të vazhduar zullumet e njohura historike ndaj saj. Dhe vërtet na vjen çudi kur dikush dikush sot thot se kinse Enveri qenka prishur me Titon për Kosovën, kur ishte e ndaluar që Kosovës t’i përmendej edhe emri e mos të flasim që të shkruhej mirë për të.Këtë e dëshmojnë, siç thamë edhe poezitë e fuqishme të tre shkrimtarëve tanë të mëdhenj të cilat u botuan vetëm pas rënies së turpshme të regjimit stalinist në Shqipëri
Pra qëllimi i botimit të këtij shkrimi ishte pikërisht poezia’’Kosovës’’e vajtuar për mrekulli nga Arshi Pipa dhe e shkruar në mërgim dhe shumë larg atdheut të tij të dashur të cilin e ëndërronte vazhdimisht, e nga i cili e dëboi satrapi drakulian Enver Hoxha.

Mëtej do të përpiqemi t’i ilustrojmë edhe disa vargje të fuqishme të poezisë’’Kosovës’’në të cilën poeti, filosofi, patrioti, kritiku letrar dhe profesori i letërsisë botërore Arshi Pipa derdh talentin dhe dhembjen e vetë për Kosovën e mbetur nën kthetrat o obskurantizmit jugosllav.Në vijim poeti thotë’’Se kush guxon ta përmend Kosovën ai bën tradhëti’’, për të na treguar se deri ku paska shkuar çmendia njerëzore që shqiptarët e Nënës Shqipëri paskan bërë tradhëti kur e paskan pëtrmendur Kosovën dhe mbetjen e sërishme të shqiptarëve nën diktaturën e egër titoiste serbomadhe.!!!Tradhëti ngase diktatori i kuq kishte marrë garanci edhe nga masoni jugosllav/Titoja/ për ta qeverisur Shqipërinë i cili ishte i lidhur me konjukturat më të përçudshme dhe antishqiptare të Globit tokësor.Dhe mjerisht ne shqiptarët e Kosovës këtë monstrum e kemi identifikuar me dashurinë ndaj Shqipërisë ,kur edhe atëherë kur na kanë thënë se atje është shumë keq nën kthetrat e tij, ne nuk kemi besuar dhe kemi menduar se po na gënjejnë.!
E dinte fare mirë Arshi Pipa dhe atdhetarët e tjerë të përbetuar se ‘’Kosova e ngratë do të dergjet dhe do të vdesë në robëri’’ndaj edhe ia qante hallin me zë të lartë.Ai gjithashtu e dinte se e kishin tradhëtuar bastardhët komunistë në krye me krykasapin Hoxha, duke e mbajtur përherë të pandërprerë lidhjen me klyshët e Moskës dhe ata të Beogradit.Mëtej ai tregon se’’Thembra mizore sllave që e shkelte Kosovën’’ia ndrydhte zemrën poetit skofiar i cili nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë me copëtimin e viseve shqiptare.
Pastaj na mahnit me vargjet tjera/ Deri kur, vllazën, do ta ndiejme na veten/ fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu/ guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretën/Kosovën tonë ta quajmë gjymtyrë atdheu?/O tokë e bukur ku fjala burrneshë/ ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!/ gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë/ ndër hekura gjëmon zemra Dardane/.
Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,/mbi token tande, kosovar, je skllav!/Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav! /Dhe në fund i kemi edhe dz vargjet bombastike/O vllezen, nalt ju ballin! prej KosoveDer n'Cameri Shqipnija asht e jona. /
Komentoni
Artikuj te tjere
Halil Haxhosaj: Prehje agullimash
Sokol Demaku: “Khayyam Books” nga Göteborg prezanton librin shqip...
Dy tregime nga Luan Çipi
Cikël poetik nga Martin Lleshi
Cikël poetik nga Marie Nikolla
Irfan Imer Bregu: Vlora në epikën e një intelektuali
Cikël poetik nga Era Goxhaj
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (II)
Blerim Rrecaj: Sa për të thënë diçka...
Ilir Seci: Ligjërimi funksional poetik
Evi Kokoshi: Në një botë që lind e nuk lind dot
Luan Xhuli: Cikël poetik
Emil Lafe: Fjalor Enciklopedik Shqiptar
Edlira Dedja: Saimir Pirgu në evenimentin artistik të vitit në Bernë të Zvicrës?
Blerim Rrecaj: Vjeshtë, mirë se erdhe!
Sabit Rrustemi: Mëngjesi me sy gruaje (Tregim)
Edison Ypi: Rruga e Markut
Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël
Përparim Hysi: Jari...
Naser Aliu: Sindroma Stokholmit