Kulturë
Nexhmije Mehmetaj: Shkolla Shqipe në një ekspozitë fotografish
E diele, 27.09.2009, 07:44 PM
![]() |
Mësuesja Nexhmije Mehmetaj, nxënëset Albina Jasiqi dhe Egzona Hamzaj |
Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura – Zvicër
Ditën e premte, data 25 shtator, ora 18:00 në Delemont Kantoni Jura – Zvicër u hap ekspozita kushtuar kullturës së të huajve pranë këtij kantoni. Ekspozita me fotografi nga jeta e mërgimtarëve është frut i punës së bërë nga zotëri Pierre Montavon i mbështetur nga Asociacioni zhyras (AJAM) i Republikës së Kantonit Jura. Ekspozita quhet “ Sans elle ? Sans lui? Sans elle? Sans Toi? Sans vous? Sans eux”? Është hapur në vendin e quajtur Jardin du Pré Guillaume, në Delemont, qendron e hapur deri më 30 tetor. Ekspozita me anë të 17 stendave fotografish portrete minoritesh, pasqyron këtë ngjarje të rrallë kulturore. Fotografitë janë bardh e zi kanë dimension një metër.
Në hapjen e ekspozitës moren pjesë njerëz, personalitete zvicerane, Ministrija e Arsimit Zonja Elisabeth Baume – Schneider, si dhe banorë tjerë të këtij qyteti, po edhe një pjesëmarrje nga komunitetit ynë. Dhe sipas traditës zvicerane një gotë me verë të fton të marrësh dhe të përcjellësh gëzim. Kaq mjafton që të lëvizësh nga vendi, “të kthehesh prapa”dhe “të ecësh përpara” , midis rreshtave të kujtesës jetësore dhe midis ëndrrash të thjeshta njerëzore. Në këtë mjedis shohim fotografinë e shkollës shqipe, shkollë tani më në vitin e gjashtëmbdhjetë të jetës së saj, shkollë tashmë me një histori të vetën, të veçantë në arsimimin e fëmijëve shqiptarë në gjuhën amtare edhe pse larg atdheut tonë të dashur. E ndjeva të nevojshme t’i hedh një vështrim të shkurtër, të sotmes së kësaj shkolle, në shkallët e saj të ngjitjes drejt së ardhmës. Të “ djeshmën” , rrugën e saj drejt ngjitjes e kam përshkruar në disa reportazhe e përshkrime në shtypin tonë shqiptardhe në faqen e LAPSH-it. Të “ djeshmes” po i shtoj “ të sotmen “ dhe ... “ të “nesërmen”. Koha ka vetëm një kah lëvizje, përpara... Edhe shkolla shqipe e Jaras...
Biografia
Pierre Montavon, zviceran, ka lindur në vitin 1970 në qytetin Delemont në Jura ku edhe aktualisht jeton.. Ka mbaruar studimet në shkollën e fotografisë në Vevey, pas punës disa vjeçare si kameraman në televizion, është fotograf i pavarur. Ai është laruat i disa çmimeve, në vitin 1994 ka marrë çmimin Kodak në nivel evropian si dhe në vitin 1996 çmimin Kodak Award të nivelit evropian.
Courgenay, 25 .09. 09
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Xhuli: “Një grua me Urdhrin e Ujkut” (+ fragment nga romani i Petraq Ristos)
Halit Bogaj: Arshi Pipa dhe Kosova
Halil Haxhosaj: Prehje agullimash
Sokol Demaku: “Khayyam Books” nga Göteborg prezanton librin shqip...
Dy tregime nga Luan Çipi
Cikël poetik nga Martin Lleshi
Cikël poetik nga Marie Nikolla
Irfan Imer Bregu: Vlora në epikën e një intelektuali
Cikël poetik nga Era Goxhaj
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (II)
Blerim Rrecaj: Sa për të thënë diçka...
Ilir Seci: Ligjërimi funksional poetik
Evi Kokoshi: Në një botë që lind e nuk lind dot
Luan Xhuli: Cikël poetik
Emil Lafe: Fjalor Enciklopedik Shqiptar
Edlira Dedja: Saimir Pirgu në evenimentin artistik të vitit në Bernë të Zvicrës?
Blerim Rrecaj: Vjeshtë, mirë se erdhe!
Sabit Rrustemi: Mëngjesi me sy gruaje (Tregim)
Edison Ypi: Rruga e Markut
Albina Idrizi: Dhembje e ëmbël