E premte, 02.05.2025, 09:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Rexha: Rrëmbim

E enjte, 01.10.2009, 07:37 PM


Nexhat Rexha

RRËMBIM

Në plogështinë time
Këndojnë hijet e padukshme
Më shtrëngojnë trupin tim
E nuk flasin  me gjuhën tonë
Në çdo mesnatë
Hyjnë tinëzisht në dhomën time
Kacafytem me rrëmbim
Për të nis  këngën
E rikënduar   si dikur
Në  të katër anët e botës
Arrijë lartësitë pastaj
Hidhem vertikalisht në thellësi
Pushtoj oqeane  për ty
I shtrëngoj gjymtyrët tona
Për të ardhmen amshim
Kalëroj  e s`ndej  lodhje
Deri në konakun diellor
Për një kockë dhëmbi
Veç lutem për dashuri
E  kafshimit i druhem
Kur pikat e gjakut
Rrjedhin bashkë mbi ne
Mbi kullën  piramidë
Pezull qëndrojnë portretet
Në shënjestër hidhërimi mallkon
Euridikë më falë
Se të pa udhët më rrëmbyen
Ëndrrën emblemë  

 Shtator 2009


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx