E premte, 02.05.2025, 07:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Hijet e Kullave

E shtune, 03.10.2009, 09:21 PM


Hijet e Kullave

Nga Albert Zholi

Një roman dhuratë, ardhur nga Kosova. Nga Kosova martire, që askush s’mund ta besonte se një ditë historia do të cconte në vend dëshirën dhe ëndrën e këtij populli paqedashes dhe atdhedashes. Dhe romani i Albina Idrizit në themel të ngjarjeve ka luftën për liri të Kosovës heroike. Por në një këndvështrim tjetër, në një vizion krejt të ri për lexuesin...Personalisht, kurrë se kisha menduar se do të lexoja një roman të tillë. Një roman me një stil të thjeshtë por të bukur, plot figura dhe finesë, elegancë.Ku askush nuk mund ta besoj që nje femër kosovare, një shkrimtare me kurajo të përcjell tek lexuesi një panoramë lufte ndryshe, jo me fytyrën e dhunës, urrejtjes, shpërfytyrimit, egërisë, zjarrit, zhdukjes. Në atë mori armiqsh të tillë, të kategorise më të ulët të rracës njerëzore, ka dhe zemra po kaq të dhimbsura. Ku dhuna, përdhunimi ishte kryefjala e jetës ditore kishte ushtarë dhe oficerë me grada nga ushtria serbe që e urrenin luftën, s’donin farën e vdekjes, s’donin bomba, topa, tanke, jetë njerëzish të humbur. Itillë ishte dhe Zoran Petroviqi  (ose Kolonel Cudia). Një oficer i lartë që kishte një familje të mrekullueshme. Kishte një grua dhe një vajzë. Familjen ai e kishte gjënë më të shenjtë. Gruan e donte me zemër, vajzën si sytë e ballit. Ato për të ishin gjithcka e bukur, e madhërishme, hyjnore, e pazvëndësueshme... Se jetonte mes dashurisë së tyre të bukur, ai se donte luftën, vrasjet, përdhunimet, shkatrimet, urrejtjen, djegjet, Ai donte njeriun, paqen, arsyen, jetën, përparimin, Donte njeriun e botës së qytetëruar. Ai ishte ndryshe. Por më mirë të themi atë, shokët, ushtarët. e shikonin apo i thoshin Cudia se ata s’ishin ai ai. Ai i përkiste një bote tjetrë, të civilizuar, të edukuar me dashurinë për njeriun dhe jetën.  Në botën e kibernetikës ai s’mund ta kuptonte luftën, botën të ndarë me gardhe telash me gjemba. Albina ka shkruajtur me ndjeshmëri nëne. Nënat janë të parat që e urrrejnë luftën. Pasi luftërat janë koha kur etërit varrosin djemtë, paqja koha kur fëmijët varrosin prindërit. Ndaj
Albina Idrizi
Albina Idrizi
dhe nënay ne kënd të botës thërrasin paqen. Paqe! Ky është mesazhi i romanit “Hijet e Kullave”, Janë fjalët më të bukura që duhet të shndrisin në qiellin e kaltër të gjithësisë. Paqe, kjo fjalë magjike, që duhet të zejë vendin më të ngrohtë në zemrat njerëzorë. Kush do paqen, ka fituar lirinë. Kush zgjedh luftën, ka marrë përsipër vargonjtë e robërisë. Njerëz,  lidhni pazgjidhsmërisht jetën me emrin kuptimplotë të të qënit paqësor. Faleminderit Albina që na solle një roman ndryshe, ku njerëzit e arsyeshëm në ccdo moment dinë ta gjejnë rrugën e së vërtetës. Rrugën që të ccon në dashurinë e bukur njerëzore. Por në roman ajo nxjerr në pah dhe dashurinë për atdheun. Atë atdhe që lufta e mbyti me gjak, por që nuk e ushqeu me kthetra urrejtjesh. Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.

-Elyari…Por ama dhe nuk të mbars me urrejtje…Kjo është thirrja e Albinës në roman. Jo urrejtje…Jo dhunë.
BOTA E PAQTE !


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx