Kulturë
Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
E enjte, 01.10.2009, 08:48 PM

INTERVISTË ME HASAN QYQALLËN – POET
Në vend të letërnjoftimit
Jam Hasan Qyqalla, i lindur në Bardhë të madh komunës së Fushë Kosovës. Shkollën e mesme të mbaruar në Prishtinë, po ashtu Fakultetin e Filologjisë dega letësi shqipe në Prishtinë. Fati e deshi para disa viteve të migroj në Gjermani, ku edhe aktualisht jetoj e veproj.
Shkruan poezi, prej nga kjo ide dhe që kur?
Këtë gjithmonë e them me kënaqësi dhe me një ndjenjë të veçantë, se poezia për mua është një ndjenjë dhe kënaqësi e pa përshkruar. Prandaj në mbamendjen time, gjithmonë do të mbete poezia e parë e titulluar ” 8 marsi”, e cila aso kohe u botua në revistën
“Shendeti”, rubrika e kulturës.
Cilat janë kushtet aktuale për krijuesin shqiptar në Gjermani?
Çdo shqiptar që është i integruar në Gjermani në rrethanat e atij shteti e ka një dinamikëmë intenzive, andaj do të kisha thënë se koha është armiku më i madh për njeriun. Aty ku flenë dëshirat, ku flejnë ndjenjat, gjithmonë gjindet kohë, natytrisht për krijimtarinë dhe kulturën tonë në përgjithësi, që është një thesar i çmuar.
Krijimtari juaj është e fokusar më së tepërmi në zhanrine poezisë, aq sa e kam përcjellur unë, mund të na thoni pse?
Poezinë e kam dashur që në fëmijëri, gjë që edhe sot kësaj dite e dua me shumë pasion. Ajo më fle në shpirt. Përpiqem ta kultivoj vargun, gjë që përmes tij mundohem ta shpreh një mesazh, përmes tij ta shpresh aq qartë atë porosi, sa që mundohem të depërtoj te shpirit i lexuesit, sepse si tillë nëse nuk arrin te shpirit i lexuesit, atëherë vargu është i thatë.
Hasan Qyqalla |
Patjetër se jam i përkushtuar edhe motiveve tjera, bile në përmbledhjen e parë “Dua të vdes shqip”, e kam edhe poezinë e cila i dedikohet fashatiti tim të lindje Bradhit. Ku atje kalova fëmijrinë, atje fle me shpirt e zemër, ndërsa vetëm fizikisht jam në mërgim. Shpesh herë kujtoj lumin tim në Bardh dhe tërheq një paralele me lumin që e kam në vendin ku jetoj në Gjermani, mbase edhe e identifikoj ketë bukuri natyrore. Pse jo nuk i kam përjashtuar nga krijimtaria ime edhe motovin për natyrën, për dashurinë.
Po proza, sa ju fle në shpirt?
Sinqerisht të ju them po, mbase edhe jam duke punuar në atë drejtim. Mirëpo proza si duket e do një përkushtim më të madh, të pakëtën kështu unë vlerësoj. Mbase asaj shpeshherë i kthehem e përpunojë, deri sa ta merr formën finale, ngase dua të them diçka që deri më tani nuk është thënë. Është një gërshtemi i një ngjarje që lidhet me fatin tonë nopran, themi kështu ne mërgimtarët, për shpërnguljet tona qysh nga koha e Turqisë. E gjithë kjo le t’i mbetet kohës, që kur të del romani të vlerësoj kritku dhe lexuesi i jonë .
Diç më tepër rreth oraganizimit të diasporës shqiptare e në veçanti të atyre të fushave të letrave?
Kushtimisht mund të ju them, se përjetuam shumë fate të rënda të Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë dhe shkas për këto përjetime të tmerrëshme që pësonte populli, sikur ishim të detyrauar të oraganizohemi, t’i dalim në ndihmë këtyre hapësirave shqiptare, qoftë duke e dhënë kontributin tonë materiale, pse jo edhe atë moral. Po e citoj një thënie të Kenedit të madh:
“Mos shiko çfarë bënë shteti për ty , por shiko se çfarë bënë ti për shtetin”
U dha maksimunin për shtetin tonë që të çlirohet dhe pas çlirimit, pikrisht me 28. 11. 1999, erdha në Kosovë. Kosova ishte krejt ndryshe sepse frymonte e lirë.
Më pastaj u fokusuam në hapjen e shkollave shqipe që edhe në diasporë ta mbajëm gjallë gjuhën, traditën dhe historinë tonë kombëtare. Pasonë edhe oragnizimi i pendave të ndryshme për të cilën gjë edhe arritëm ta themelojmë Shoqatën e quajtur:
Lidhja e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar, e cila e ka qendrën në Gjermani, por që krahët e saj i shtrin ë gjithandej këtij shteti, nëpër Evropë, Amerikë, Amerikën latine deri në Australinë e largët. Kemi arritur që nxjerrim edhe revistën letrare e titulluar “Muza shqiptare”, tani jemi në përgaditje të numrit të dytë.
E kemi një strumbullar, ku takohemi ne krijuesit, ku bëjmë promovime librash. Kemi bashkëpunim edhe me krijues Gjerman, sidomos me një krijues, i cili quhet Migent Hagen. Në një nga orët letrare, tani më tradicionale “Pavarësia e Kosovës “ , morën pjesë edhe krijues gjerman, bile njëri nga ta edhe shpërbly edhe me çmimet e para.
Tani më krijuesit e kanë një adresë, ku mund të zhvillojnë aktivitete të nduarnduarshme .
Si e shihni nga prizmi i juaj Kosovën, të arriturat dhe ngecjet ?
Të arritura të Kosovës, të them të drejtën është zhvilluar mjaft mirëpo mu duhet të them se duhet të bëhen edhe disa korrigjime së paku në disa segmente, për të cilat ndonjëherë edhe institucionet tona janë të papërfillëshëm. Është koha që lidershipi ynë të piqet deri diku dhe t’i kuptoj edhe hallet e diasporës. Ishte ajo diasporë që dikur e mbajti gjallë Kosovën. Qeveria jonë, po na lë anash. Nuk është ajo diasporë e viteve gjashtëdhjeta, sot kemi një plejadë të madhe intelektuale, nga nivelet e ndryshme akademike, që mund të them se tillë edhe kanë arritur të futën edhe në sistemin legjestlativ në Gjermani. Prandaj qeveria e Kosovës duhet ta kthej kokën nga burimi që e kishte .
Keni një dinamikë pune, megjithatë çfarë presim nga z. Qyqalla ?
Për momementin punoj, nuk ndalem. Gjithë andej trojeve shqiptare, sikur bleta në kërkim nektarit të saj, edhe unë mundohem të thith diçka nga ato ndjenja dhe t’i kthej në varg.
Po e citoj thënien e Lasgushit “ Poezia ka vetëm një gradë edhe atë gradën e parë ose bënë poet i mirë ose hiç” ,po ju e ndani një mendim të tillë në krijimtarin aktuale?
Gjithësesi, se ka poezi të mira, sidomos te gjenerta të reja në të gjitha hapsirat shqiptare. Është e vërtet se këtë e ka thënë Lasgushi, por edhe unë do të citoja një thënie të Azem Shkrelit :
“Mos u bë poet nëse nuk vdes në secilin varg”.
Kontaktet tuaja me krijuesit tjerë ?
Kemi një bashkëpunim me disa nga poet në Shqipëri, mandej në Kosovë në Luginë, do ti veçoj disa nga emrat siç janë: Arjan Leka,Syzana Zyrakja , Alma Papamihali, Luljeta Llashanaku, pastaj pata fatin të njihem me Arsim Halilin nga Bujanoci, me Qani Shabanin tani më i ndjerë, po ashtu nga Bujanoci.
Sa jeni të informuar me rrjedhat politko-shoqërore në Kosovën Lindore?
Të informuar jemi mjaft, na është dhënë kjo mundësi, përmes kanaleve të ndryshme mediatike, por një gjë dua ta them se Kosova, duhet të bëjë më shumë për atë pjesë, Kosova duhet ta shtrijë dorën e saj ta ndihmoj Kosovën Lindore, është momenti i fundit.
Porosia e juaj, përmes revestës sonë?
E kam një dëshirë shumë të veçantë, kërkoj që poezia të mos bëhet sikur kënga tallava, le të jetë burimi i shpirtit, le të jetë muzë e krijuesit që gjithëmon të ketë porosi, të ketë vlera, të ketë mesazh të fortë dhe kur lexuesi ta lexon, të thotë kur nga ky poet të shoh diçka të re të botuar. Këtë intervistë do ta përfundoj me një thënie të Lasgushit, i cili kur pinte kafe merrte një gotë raki dhe thoshte: ” Mos më bëftë mirë kjo raki, po nuk u bashkuam Kosovë- Shqipëri”, kjo është dëshira jonë e cila shpresoj të bëhet realitet.
Komentoni
Artikuj te tjere
Bilall Maliqi: Gërfyejt e njohjeve përmes artit
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Mihai Antonescu: Apostuj në tempullin e fjalëve
Demir Krasniqi: Zoti është me ne
Nexhat Rexha: Rrëmbim
Halit Bogaj: Adam Mickieviç “Grazhina”
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (II)
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
Luan Çipi: Provonjësit e krisur
Përparim Hysi: Pulëbardha
Shemsi Mehmeti- Baca: Bijtë e tokës së djegur
Dhurata Hamzai: Amerikani Tom Sleigh fiton “Unazën Poetika”
Agim Cerga: Një detyrë morale...
Hysen Këqiku: Përmbledhje poezishë me vlera të qëndrueshme poetike
Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë
Albert Zholi: Sot nuk ka shok!
Suzana Kuqi: Pa titull
Halit Bogaj: Sabit Jakupi - Mbijetesa