Kulturë
Bilall Maliqi: Gërfyejt e njohjeve përmes artit
E enjte, 01.10.2009, 08:42 PM

(Sokol Demaku “Baladë e përflakur” (Flammande Ballad), Antologji poetike/Poetisk antologi, Bukuresht/Bukarest 2009, faqe 94).
Nga Bilall MALIQI
Një urë lidhëse ndërmjet komunitetit shqiptar dhe atij suedez në aspektin e njohjes dhe promovimit të vlerave të shkrimtarëve të cilët prezantohen përmes shkrimeve , përkthimeve apo prezantimeve nëpër revista, ka qenë i paktë, përveq prezantimit të herëpashershëm në revisten “Dituria” që botohet në Boras të Suedisë kohëve të fundit.
Nga shkrimtari, publicisti dhe pedagogu i njohur Sokol Demaku, i cili jeton dhe vepron në qytetin Boras të Suedisë, më parë u botua Monografia me titull “Historia e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, e përkthyer edhe në gjuhën suedeze.
Sokol Demaku forcoi edhe më tutje Urën e njohjes me nxerrjen në dritë të Antologjisë poetike shqip-suedisht të titulluar “Baladë e përflakur”.
Ky libër është i pari i këtij lloji në shtetin e Suedisë dhe ka qenë i domosdoshëm, ku përmes këtij botimi autori ka paraqitur para lexuesve suedez një letërnjoftim si biografik të autorëve por edhe ka bërë shpalosje të krijimeve poetike të tyre, ka bërë po ashtu edhe njohjen dhe prezantimin e vlerave artistike të krijuesve tanë e që për lexuesit suedez këta krijues deri tani kanë qenë enigmë.

Antologjia në fjalë është e mbushur me krijime poetike të zgjedhura nga autorët e prezantuar, të cilat janë të përkthyera nga Sokol Demaku.Poezitë e përkthyera që e kompletojnë këtë Antologji poetike përbëhen nga motive të larmishme si: sociale, patriotike, poezi kushtuar gurbetit etj., ku me përkthimin e tyre edhe lexuesi suedez do të njoftohet se ne shqiptarët jemi popull liridashës, që e duam kulturën dhe dijmë të shkruajmë dhe të krijojmë vlera artistike.
Me këtë libër është krijuar vetëmse edhe një afërsi me popujt tjerë,e në këtë rast me popullin suedez i cili tani do të shohë dhe do t’i shtjelloj pse jo edhe vlerat e poezive të paraqitur si tabllo në këtë botim dhe se edhe kritikët suedez do të kenë çka të shkruajnë për poezitë e përkthyera…
Po ashtu në këtë libër lirshëm kuvendojnë mes veti dhjetë poetë të cilët gjeografikisht janë larg njëri-tjetrit e që Sokoli i ka tubuar dhe i ka futur në një libër e cila do të shtegtojë dorë-më dorë si te lexuesit shqiptar ashtu edhe te ata suedez.
“Baladë e përflakur” titull mjaft interesant e metaforik i nxjerrur nga brendia e kuptimit të poezive, ku kjo “Baladë” shprehet nga thellësia shpirtërore e poetëve përmes vargjeve të poezive të paraqitura, ku paraqitet qëndresa, plaga e mërgimit e shpërndarë edhe tej oqeanit dhe kudo nëpër botë, duke ua sqaruar edhe lexuesve suedez këtë plagë shekullore dhe dhembëse, ku edhe ky shtet hapi portat e miqësisë edhe për shqiptarët .

Thamë më lartë se këtë Antologji e përbëjnë emrat e dhjetë poetëve të shpërndarë gjithandej trojeve të shkëputura shqiptare të cilët më nuk do të jenë enigmë as për lexuesit suedez.Këtë libër e përbëjnë këtë emra:Adnan Mehmeti (Kosovë/SH.B.A), Bahtir Latifi (Kosovë/Suedi), Bajame Hoxha (Shqipëri/Belgjikë), Baki Ymeri (Maqedoni/Rumani), Bilall Maliqi (Lugina e Preshevës), Hamit Gurguri (Kosovë/Suedi), Ibrahim Abedini (Maqedoni/Suedi), Nehat Jahiu (Maqedoni), Sokol Demaku (Kosovë/Suedi) dhe Shuquri Sejdijaj (Kosovë/Suedi).
Kjo vepër me vlerë përbëhet nga tituj të ndryshëm të poezive si p.sh:Me kuajt e erës përtej detit/Gurbeti/Vargjet e mia/Perla e poetit/ElezBalia/Guri dhe flamuri/Ëndrra pa fund/Tek kjo tokë/Errësira/Ku ta gjej/ dhe poezi tjera interesante që e kompletojnë këtë libër simpatik.
Shpresojmë që në të ardhmen Sokoli do ta zgjeroj rrjetin e përkthimeve të tij edhe me pena tjera të avancuara artistikisht, me qëllim të njohjeve të reja në segmentin krijues-lexues suedez, por pse jo edhe anasjelltas…

Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Mihai Antonescu: Apostuj në tempullin e fjalëve
Demir Krasniqi: Zoti është me ne
Nexhat Rexha: Rrëmbim
Halit Bogaj: Adam Mickieviç “Grazhina”
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (II)
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
Luan Çipi: Provonjësit e krisur
Përparim Hysi: Pulëbardha
Shemsi Mehmeti- Baca: Bijtë e tokës së djegur
Dhurata Hamzai: Amerikani Tom Sleigh fiton “Unazën Poetika”
Agim Cerga: Një detyrë morale...
Hysen Këqiku: Përmbledhje poezishë me vlera të qëndrueshme poetike
Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë
Albert Zholi: Sot nuk ka shok!
Suzana Kuqi: Pa titull
Halit Bogaj: Sabit Jakupi - Mbijetesa
Fetah Berisha: Autostrada e Bashkimit Kombtar