Kulturë
Demir Krasniqi: Kopshti i Atdheut tim
E shtune, 03.10.2009, 09:55 PM

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
N’ kopshtin tim të bukur i kam mbjellë pesë lule ,
Për çdo ditë po rriten dhe po e shohin dritën .
Në tokën atërore mbolla këtë lulishte –
Nga dheu i Kosovës , Matit dhe Mirditës .
Nga lugu i Pollogut , Tivarit dhe Artës ,
Fusha e Taraboshit , Dibrës dhe Moravës...
Nga zemra e Drenicës dhe nga Çamëria ,
Rrafshi i Dukagjinit dhe Pellagonia ...
Me ujë t’ kthjellët si loti , lulet i ujiti ,
Nga Ibri , Vardari , Drini e Shkumbini...
Me rreze të arta – lulet po rreziten ,
Nën malet e larta – krenare po rriten .
Nga Sharri e Korabi , Llapi e Gollaku ,
Rritën lule t’ bardha , rriten lule gjaku ...
Vjollca e burbuqe – lule të këtij vendi ,
Që nga Molla e Kuqe deri te Shkëlzeni .
T’ parën ia ruaj NËNËS , që mua më rriti ,
T’ dytën për ATDHEUN , që e dua si shpirtin .
T’ tretën lule bozhuri – lule kosovare ,
Do t’ ia ruaj FLAMURIT , SHQIPES DYKRENARE !
T’ katërtën ngjyrë flake – e quaj ILIRIKE ,
T’i bashkojë shqiptarët n’ SHQIPËRI ETNIKE !
T’ pestën me pesë fleta – e quaj DASHURI –
Ta duamë njëri – tjetrin , se jemi VËLLAZËRI !
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhenc Bezhi: Krye gjeli
Martin Lleshi: Përplasje ikjepërdaljesh
Albert Zholi: Hijet e Kullave
Kostaq Duka: Shpirtra në hapësirë (Cikël poetik)
Naser Aliu: Ekstrakt nga enciklopedia gjermane e vitit 2200
Sabit Idrizi: Shtërpinjtë, Aktet e vetëflijimit dhe Pushteti
Edison Ypi: Beqir
Arsim Halili: Intervistë me poetin Hasan Qyqalla
Bilall Maliqi: Gërfyejt e njohjeve përmes artit
Cikël poetik nga Hajdin Morina
Mihai Antonescu: Apostuj në tempullin e fjalëve
Demir Krasniqi: Zoti është me ne
Nexhat Rexha: Rrëmbim
Halit Bogaj: Adam Mickieviç “Grazhina”
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (II)
Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
Luan Çipi: Provonjësit e krisur
Përparim Hysi: Pulëbardha