E diele, 28.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto

E hene, 05.10.2009, 06:21 PM


Stavri Nikolla Risto

Shtegtari i përjetshëm ...

Shtegtar i heshtur që ecën ëndrës
Me çant në shpinë ku mbart shtëpinë
Dëgjoje zërin ti të thëllënxës
Dëgjoja këngën hënës në brinjë

Shtegtar i vojtur -  këpucët shqepur
Rrobat pa larë sa muaj - vite
Ku shkon - nga vjen – thërmuar tretur
Në fillim fare për ku u nise ?!

Un e di mirë ti humbe udhën
Ishe plot dritë ti në fillim
Dhe plot shpres ishe dhe plot guxim
Ndaj shpesh ti ndalesh dhe rrotull sillesh
E kruan kokën e  bie n’mendim !

Papritur kthehesh andej nga erdhe
Dhe udhën rinis me syt që të ndrin
Plot qejf ti hidhesh nëpër kërkime   
Por ja , prap ndalesh -  ngatron  drejtim... !

Të gjith të shohin ty të habitur
U vjen keq që bredh shprestar  ngado
Mëndeshë do kesh  një yllkë të fikur
O yje pa fund ti sheh kudo ...  !

Trëndafili !

Ah ç’je ti  përkëdheltar
Erë mjalti  -   erë bar
Me aromë e mirësi
Ç’i përndeze djemt e rinj
U  dhe  vajzave freski
Mbush dritaret gjallëri
Ve kurorë mbi dashuri   !

Ah ç’je ti një këngëtar
Që dhurohesh pa u  qar
Erë vajz e erë djal
Që dhe pleqt i ve në radhë
Që  heq trishtë e heq mall
Ah ç ‘ je ti një  përdlletar
Që na mban mes vdekjes gjall ..!

Mos e kalo rrugicën e fëmijërisë !

Ku vete vogëlushe ?!
Mos e kalo rrugicën e fëmijërisë ku luan me litar
Kalldrëmin e lëmuar e të lashtë mos e braktis kolopuçe
Matanë është asfalti plot me blozë edhe zjarr
Ku brret klithmë e çmendurisë gërrmuqe !

Ku vete vogëlushe ?!!
Mos i hiq fluturat prej gërshetave të thurura mbrëmjes familjare
Atje matanë është kuçedra e babëzisë
Që do të ta çajë gjoksin me gastare ...  !

Ku vete bijë !?
Bijë ku vete ?!!
Prit ! – prit të lutem edhe një grimë
Sa të vijë nëneja e të të marë me vehte  ... !


(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora