Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto
| E hene, 05.10.2009, 06:21 PM |
Stavri Nikolla Risto
Shtegtari i përjetshëm ...
Shtegtar i heshtur që ecën ëndrës
Me çant në shpinë ku mbart shtëpinë
Dëgjoje zërin ti të thëllënxës
Dëgjoja këngën hënës në brinjë
Shtegtar i vojtur - këpucët shqepur
Rrobat pa larë sa muaj - vite
Ku shkon - nga vjen – thërmuar tretur
Në fillim fare për ku u nise ?!
Un e di mirë ti humbe udhën
Ishe plot dritë ti në fillim
Dhe plot shpres ishe dhe plot guxim
Ndaj shpesh ti ndalesh dhe rrotull sillesh
E kruan kokën e bie n’mendim !
Papritur kthehesh andej nga erdhe
Dhe udhën rinis me syt që të ndrin
Plot qejf ti hidhesh nëpër kërkime
Por ja , prap ndalesh - ngatron drejtim... !
Të gjith të shohin ty të habitur
U vjen keq që bredh shprestar ngado
Mëndeshë do kesh një yllkë të fikur
O yje pa fund ti sheh kudo ... !
Trëndafili !
Ah ç’je ti përkëdheltar
Erë mjalti - erë bar
Me aromë e mirësi
Ç’i përndeze djemt e rinj
U dhe vajzave freski
Mbush dritaret gjallëri
Ve kurorë mbi dashuri !
Ah ç’je ti një këngëtar
Që dhurohesh pa u qar
Erë vajz e erë djal
Që dhe pleqt i ve në radhë
Që heq trishtë e heq mall
Ah ç ‘ je ti një përdlletar
Që na mban mes vdekjes gjall ..!
Mos e kalo rrugicën e fëmijërisë !
Ku vete vogëlushe ?!
Mos e kalo rrugicën e fëmijërisë ku luan me litar
Kalldrëmin e lëmuar e të lashtë mos e braktis kolopuçe
Matanë është asfalti plot me blozë edhe zjarr
Ku brret klithmë e çmendurisë gërrmuqe !
Ku vete vogëlushe ?!!
Mos i hiq fluturat prej gërshetave të thurura mbrëmjes familjare
Atje matanë është kuçedra e babëzisë
Që do të ta çajë gjoksin me gastare ... !
Ku vete bijë !?
Bijë ku vete ?!!
Prit ! – prit të lutem edhe një grimë
Sa të vijë nëneja e të të marë me vehte ... !
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.