E diele, 28.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet

E marte, 06.10.2009, 04:16 PM


Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet  

Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT"(Monografi për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt)

Libri i Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT", shpërfaq në vazhdimësi studimin e veprës gjuhësore të Zenun Gjocajt, e cila ishte si rrjedhë e filluar prej fillimit të viteve ’90 e deri më sot, ku shtypi shqiptar shpesh ka sjellë tekste të shumta të autorëve të ndaluar gjatë kohës së monizmit

Nga Nijazi Ramadani

Libri i Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT", shpërfaq në vazhdimësi studimin e veprës gjuhësore të Zenun Gjocajt, e cila ishte si rrjedhë e filluar prej fillimit të viteve ’90 e deri më sot, ku shtypi shqiptar shpesh ka sjellë tekste të shumta të autorëve të ndaluar gjatë kohës së monizmit. Në rastet më të shpeshta krijimet e tyre të botuara në shtypin e Prishtinës janë poezi, prozë e ndonjëherë epistolar me karakter letrar apo historik, dhe në shtypin e Tiranës janë kryesisht prozë, poezi, dramë, ese, ditarë, tekste politike etj.

Në këtë mënyrë,sikur edhe shumë autorë të tjerë përgjithësisht në shtypin shqiptar, nga Begzad BALIU: me librin"SEMANTIKA E FJALËSIT", monografia për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt, gjatë gjithë kësaj kohe, ndërkaq, kishte vënë re për mungesën e studiuesve, përkatësisht të gjuhëtarëve, të cilët as nuk ishin të paktë, as të parëndësishëm. Vonë, shumë vonë, vetëm pas botimit të veprave të para të tyre, kemi pasur rastin të lexojmë kryesisht disa intervista të pakta me albanologë, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e albanologjisë.

Në këtë mënyrë i përmes kësaj vepre i është qasur për ti njohur kontributet e albanologëve, të cilët ishin të burgosur apo e kishin të ndaluar shkrimin dhe publikimin në botimet e kohës. Me po kaq vonesë, ata janë njohur me kontributet e ndaluara të tre prej studiuesve më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX: Selman Rizës, Kolec Topallit dhe David Lukës, kontributet leksikografike të Gjon Shllakut dhe Kolë Ashtës, studimet historiko-gjuhësore të Shefqet Hoxhës e Simon Pepës etj. ku bënë të njohura veprat letrare dhe epistemologjike të shkrimtarëve, të historianëve, të politikanëve, të klerikëve, të atdhetarëve, të kritikëve, kryesisht bashkëkohorë, të përkthyesve të letërsisë dhe madje të dënuarve me burg dhe të dënuarve me pushkatim.

Sipas autorëit prof. Baliut deri më tash nuk ka qenë e mundur, ndërkaq, të thuhet, të lexohet dhe të dihet shumë vjet për ndonjë tekst me vlerë të studiuesve shqiptarë të Kosovës, të cilët në burgjet jugosllave e kishin të ndaluar jo vetëm të merreshin me studime po edhe të shkruanin letra të një karakteri më të gjerë se sa përshëndetës për familjet e tyre. Fare pak u kishte rënë të dëgjojnë, ndërkaq, edhe për disa veçori të përkushtimit të tyre, si për insistimin për përdorimin e shqipes standarde jo vetëm në trajtën e shkruar po edhe në formën e komunikimit të tyre të përditshëm; për përpjekjen e tyre për të krijuar neologjizma, qoftë edhe në një letër dërguar familjes; për konsultimin shumë të përkushtuar të fjalësit të shqipes apo fjalorëve të fjalëve e termave të huaja, me bazë kryesisht serbokroatishten; për leximin e një literature shumë të pasur të linguistikës së përgjithshme nga autorë jugosllavë dhe të huaj etj.

Sipas librit vihen në spiamë se gjuhësia shqiptare në Kosovë ka njohuri dhe më tej vazhdon t’i kujtoj disa emra, disa vepra dhe disa veçori gjuhësore me rëndësi për historinë e saj. Kësaj radhe kane vënë theksin te ‘Fjalori i madh shqip-serbokratisht’ i Kadri Halimit, tretur pjesërisht në burgjet serbe dhe madje ‘përvetësuar’ nga arkivi i një institucioni shkencor të Prishtinës; prirjen e Kadri Manit për krijimin e neologjizmave; prirjet e gjuhëtarit, luftëtarit, atdhetarit dhe heroit të Luftës së Kosovës - Isa Kastratit, që edhe në burgjet serbe me një dhunti të jashtëzakonshme të mësonte gjuhët e huaja, duke përfshirë këtu edhe ato të Ballkanit; insistimin e përkushtuar të Emin Krasniqit, që edhe në kohët më të vështira të tij gjatë vuajtjes së dënimit politik, të lexonte me kujdesin më të madh të gjitha botimet që gjendeshin në gjuhën serbokroate në fushë të linguistikës etj.

Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT", shpërfaq në vazhdimësi veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt dhe në këtë rrjedhë e gjen vendin e tij edhe njëri prej gjuhëtarëve më të veçantë të dekadave të fundit, Profesor Zenun Gjocaj. Nëse, sipas autorit të burgosurit e ndërgjegjes si: Isa Kastrati dhe Emin Krasniqi ishin të burgosur politikë të rinj në moshë dhe eliminimi i tyre nuk përcaktohej mbështetur në prirjet përgjithësisht shkencore të tyre, lëndimi, përkatësisht eliminimi i Zenun Gjocajt, nisej pikërisht nga këto motive. Megjithëse, Profesor Zenun Gjocaj në burgjet serbe e mbante dënimin si njëri prej anëtarëve të organizuar në Lëvizjen ilegale të Kosovës, përpjekjet e sigurimit serb bëheshin pikërisht për t’ia ‘ndalur’ përgjithmonë mundësitë fizike dhe psikike të tij. Profesor Gjocaj ishte magjistër i gjuhësisë dhe ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, prandaj, kjo ishte arsyeja pse ata do t’ia lëndojnë rëndë dorën e djathtë, duke ia kujtuar gjithmonë atij se ‘ kurrë më nuk do të mund t’i nënshkruaj indekset e studentëve shqiptarë’apostrofohet në mes tjerash në librin Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT", Monograia veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt.

Më këtë rast monografia ka sjellë të gjitha njohuritë e autorit për veprën gjuhësore, duke përvijuar edhe ato pas daljes nga burgu i gjatë serb (1981-1987), ku profesor Zenun Gjocaj vazhdon të përcillet nga sigurimi shtetëror dhe i ndalohet puna prej mësimdhënësi, por ai me ngulmim vijon punën e tij kërkimore - shkencore në fushë të albanologjisë. Konsultimi i literaturës shkencore, jo vetëm i Prishtinës dhe i Beogradit, të cilën eventualisht mund ta kishte gjetur edhe në burgjet serbe, por edhe i literaturës së Tiranës, në institucionet e së cilës ishin arritur rezultate të reja në këtë fushë, ia mundësuan autorit përzgjedhjen e saktë të problemit me të cilin do të merret – semantikën. Kështu, me studimet e tij shkencore Profesor Zenun Gjocaj do t’i përplotësojë arritjet e kohës në fushë të albanologjisë.

Në këtë kontekst, vepra e tij u bë objekt studimi edhe i kësaj monografie, të Begzad BALIU: "SEMANTIKA E FJALËSIT", për veprën gjuhësore të Zenun Gjocajt që njëkohësisht është vetëm kapitull i një historie të albanologjisë që po shkruhet.

Libri tjetër "Pesha e komunikimit ~Ese" të autorëve Prof.as.dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Prof.asc.dr. Begzad Baliu

Libri "Pesha e komunikimit ~Ese" të autorëve Prof.as.dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Prof.asc.dr. Begzad Baliu ka ardhur si botim nga nismat e viteve të fundit të botimet letrare qe ishte nxitur nga një dialog i gjerë mes krijuesve, studiuesve e publicistëve për çështje aktuale të kulturës e të letërsisë shqipe. Fillimisht, këtij komunikimi i është qasur të dy autorët Dreshaj-Baliu të bashkuar si lexues, e më pas të angazhuar edhe me fjalën e tyre, në shenjë të një qëllimi të sinqertë, për të shquar disa çështje letrare dhe përgjithësisht kulturore e shkencore në hapësirën tonë kombëtare. Gjatë kësaj kohe sië dihet është diskutuar për letërsinë si tërësi dhe si proces letrar, për kulturën e klaneve dhe kulturën si koncensues integrues kombëtar, për përgjegjësinë intelektuale dhe historike, për identitetin kulturor, gjuhësor e kombëtar dhe madje për identitetin ‘krahinor’!. Sipas autorëve që i kanë shpërfaqur edhe në këtë ese diskutimet si këto, dhe madje polemikat e rastit, më parë se mosmarrëveshje, pandehur të kenë qenë pasuri e komunikimit kulturor dhe të kulturuar. Prandaj, as nuk e kanë besuar se ky dialog, për një kohë të shkurtër, do të rrudhet shumë, do të anatemohet prej një rrethi të gjerë krijuesish, publicistësh e studiuesish dhe madje do të kundërshtohet, kur më heshtur e kur me zëshëm, prej një numri të caktuar publicistësh.
Libri "Pesha e komunikimit ~"Ese" të autorëve Prof.as.dr. Myrvete Dreshaj - Baliu, Prof.asc.dr. Begzad Baliu është menduar se "guximi intelektual është rritur në ato përmasa sa e djeshmja, në mos të shihet atëherë se paku të lexohet kritikueshëm sikur lexohet gjithkund historia, nëse jo të gjykohet atëherë së paku të pranohet mendimi alternativ, nëse jo të merret pjesë në kritikën e përgjithshme atëherë se paku të vlerësohet mendimi i tjetrit", thuhet në parathënjën e këtij botimi. Duke e marr me mend denigrimin e thellë që sistemi i deridjeshëm që iu kanë bërë në bio-krijimtarinë e tyre letrare shumë krijuesve, dhe e marrim me mend se shumë nga ata e konsiderojnë të vonuar kërkimfaljen, por në ditët e sotshme nuk e marr me mend qëndrimin e brezit më të ri, sipas autorëve nuk eka ndjenjën e mendimit kritik dhe vazhdon të mbrojë e të sillet me konceptet e së djeshmes tashmë të tejkaluara. Në këtë vëllim janë përmbledhur shkrimet e tyre të botuara, kryesisht, në revistën letrare të Tiranës Ars gjatë viteve 2004-2005. Shihen se ishin këto vite përpjekjesh të shumë krijuesve për të vënë raporte komunikimi me kohën tonë dhe me historinë njëkohësisht.( Zëri, shtator 209, Prishtinë)


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora