E diele, 28.04.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Mariana e rinisë sime

E hene, 05.10.2009, 06:22 PM


MARIANA E RINISË SIME

FILM ANTOLOGJIK FRANCEZ

Nga Halit Bogaj

Ishin vitet gjashtëdhjeta kur edhe në kinemat tona shfaqej filmi i bukur”Mariana e rinisë sime”-i regjisorit kolosal – Zhylien Dyvivie, i cili në të njejtën kohë ishte edhe njëri ndër veteranët kryesorë të kinematografisë së ndritshme franceze.Gjithashtu ai ishte edhe kreator i 65 filmave dhe i lindur menjëherë pas vëllezëve legjendarë – Lymier  të cilët janë të njohur për zbulimin e artit filmor/ i quajtur në botë  edhe “Arti i shtatë”/.Regjisori i madh, artin filmor e kishte mësuar nga mjeshtrit e shquar francezë dhe debutimi i tij i parë ishte filmi”Haceldama”.

Filmat e tij memecë nuk kishin ndonjë vlerë të madhe artistike,por sidoqoftë shihej se ai kishte krijuar një bagazh të madh të filmit francez- duke i realizuar disa krijime të fuqishme edhe në atë periudhë.Reputacionin e tij të lartë regjisorial ai e fiton në vitet tridhjeta me filmat:”Koka e një njeriu”/1932/,”Golgota”/1934/,dhe”Flamuri”/La bandiera”/,me Zhan Gabenin e madh në rolin kryesor,i cili bën fjalë për një legjionar francez në Marok.Si filmi i tij më kulminant është vlerësuar”Pepe La Moko”/1936/,prapë me Zhan Gabenin në rolin kryesor, i cili ishte një pandan i filmave amerikan të gangsterizmit të tipit të Xhon Dilinxherit, Al Kapones dhe Keril Çesmenit.Kryvepra filmore/Pepe La Moka/përshkruan nëntokën e disa qyteteve algjeriane në vitet tridhjeta dhe rrugën jetësore të banditit simpatik – Pepe La Moka të cilin e skalit për mrekulli  aktori fenomenal – Zhan Gaben i cili na përngjante në rolet madhështore të  Xhejms Kegnit amerikan dhe filmat e tij kushtuar dhunës  dhe kriminalitetetit të atyre viteve të stuhishme.Dyvivie e dinte se me emrin e tij dhe të Zhan Gabenit ishte i lidhur edhe gjysmëshekulli i parë  dhe një pjesë  e të dytit në kinematografinë franceze e cila kishte lënë gjurmë të thella edhe në kinematografinë amerikane, ngase Zhan Gaben e kishte krijuar edhe versionin amerikan të filmit të tij të popullarizuar për të cilin  patëm fjalën më lart.Filmi”Pepe La Moka” ka të bëjë  me ikjen dhe lirinë fiktive të njeriut të gjendur në rrugët e gabuara jetësore ,siç ishte gangsteri me emrin e njejtë.Pikërisht nga ai film kemi edhe pamjet pitoreske të porteve detare të cilat do të jenë shpeshherë të pranishme në filmat e regjisorit kolosal, Zhylian Devyvie/kreator i filmit monumental”Mariana e rinisë sime”, me aktorin fenomenal-Horst Buhollc në rolin kryesor. Ishte ndër filmat më të bukur që i kishim shikuar ndonjëherë,ngase ai në mënyrë universale trajtonte edhe jetën e përgjithshme rinore – ku gati çdo kush e kishte ndonjë Marianë të rinisë vetë djaloshare.Për filmin aq të bukur, suptil, romantik dhe të dhembshëm- Devyvie e kishte angazhuar aktorin e shquar – Horst Buhollc i cili asokohe ishte ylli më i madh rinor i teatrit dhe filmit gjerman, duke korrur suksese të mëdha sidomos me rolet e tij dramatike .Buhollc ishte sikur i lindur për filmat francez, por ai më vonë do të shkëlqejë edhe në fiilmat amerikan:”Shtatë madhështorët”,”Fani”dhe”Marko Pollo”/në të cilin interpreton aventurierin e ri italian që shtegëton në Lindjen e largët për të mbetur përherë atje deri në pleqërinë e tij të thellë/.”Mariana e rinisë sime”ishte filmi i parë madhështor i Horst Buhollcit, i realizuar në Francë por nuk mund ta harrojmë asnjëherë edhe filmin e tij të shkëlqyer”Mon Pëti” në -në të cilin ishte fenomenal bashkë me aktoren e madhe dhe shumë të popullarizuar – Romi Shnajder e cila ishte shumë e kërkuar në mbarë kinematografinë evropiane, por edhe në atë amerikane dhe që ishte e dalluar me shumë filma, e sidomos me:”Gepardin” e Lukinos Viskontit, ku luanin edhe :Bert Llankasteri i shquar dhe Alen Deloni i ri,me të cilin ishte e martuar aktresha e famshme – Romi Shnajder.Filmi “Mariana e rinisë sime” e ngriti aktorin Buhollc në shkallët më të larta të popullaritetit, duke ia hapur të gjitha rrugët filmore,madje edhe ato në suzat internacionale – siç e pamë edhe më lart.Në këtë rast u munduam ta trajtonim këtë film edhe nga shkaku se ai ishte ndër realizimet më të bukura dhe më të këndshme me të cilat joshej rinia dhe shikuesit e ndryshëm të asaj kohe dhe të atyre viteve romantike kur filmat ishin edhe kënaqësia jonë e vetme.Tematika e filmit”Mariana…”, e trajtuar nga regjisori I madh dhe aktorja Mariana Hold,filloi të trajtohet me të madhe edhe në vitet e mëvonshme, nga regjisorë të shquar amerikanë si Elia Kazan dhe filmi i  tij”Shkëlqimi në bar’’.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora