Kulturë
Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
E marte, 06.10.2009, 06:41 PM

Ndarje kombi
Thika ishte shekuj tërbim
Na dogjën e na ndanë si fëmijë jetimë
Trete atë thikë që ndau një bukë
Nuk jam as ai e ky, e as arnaut
Hapi sytë ty që të besuam
Dëgjuam teori, deri kur u tmerruam
Bukën mos e ndaj për qejfin tuaj
Është buka, kripa që nuk bëhet e huaj
Simetri kohe
Shekuj symbyllur ecnin
Bartej një kufomë simetrie
Zhurmë , klithma
Për t’u djegur në kazan të gjithë
Sot një zhurmë tjetër
Tavolinë kirurgjie me kirurg bote
Kufomë e lënë në harresë
Kazani i avulluar e i tharë
Nuk digjet njeri si më parë
Nuk ka as simetri e as mbetje eshtrash
Nuk duan bashkë asgjë
Të gjithë po bëhen kirurg...
Por në avullin e kohës
Jemi avulluar të gjithë o trim
Të gjithë, ata këndej e andej
Duam kondensim në pika uji
Për të kthyer jetë e bashkim
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Na thirri Meri
Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet
Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)
Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
Halit Bogaj: Mariana e rinisë sime
Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto
Shtëpisë së lindjes së Ismail Kadaresë i jepet dora e fundit
Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
Poezi nga Isa Spahiu
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Engjëll Koliqi: Vjersha të shtatorit 2009
Dhurata Hamzai: Londo, fituesi i Çmimit “Liburna”: Pse Poetika do të jetojë gjatë
Ndue Ukaj: Romani Passio i Anton Gojcajt
Sokol Demaku: Aforizma
Zef Mulaj: 7 mrekullite e alpeve te veriut te Shqiperise
Demir Krasniqi: Kopshti i Atdheut tim
Xhenc Bezhi: Krye gjeli
Martin Lleshi: Përplasje ikjepërdaljesh