Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
| E marte, 06.10.2009, 06:41 PM |
Skender Korça
Ndarje kombi
Thika ishte shekuj tërbim
Na dogjën e na ndanë si fëmijë jetimë
Trete atë thikë që ndau një bukë
Nuk jam as ai e ky, e as arnaut
Hapi sytë ty që të besuam
Dëgjuam teori, deri kur u tmerruam
Bukën mos e ndaj për qejfin tuaj
Është buka, kripa që nuk bëhet e huaj
Simetri kohe
Shekuj symbyllur ecnin
Bartej një kufomë simetrie
Zhurmë , klithma
Për t’u djegur në kazan të gjithë
Sot një zhurmë tjetër
Tavolinë kirurgjie me kirurg bote
Kufomë e lënë në harresë
Kazani i avulluar e i tharë
Nuk digjet njeri si më parë
Nuk ka as simetri e as mbetje eshtrash
Nuk duan bashkë asgjë
Të gjithë po bëhen kirurg...
Por në avullin e kohës
Jemi avulluar të gjithë o trim
Të gjithë, ata këndej e andej
Duam kondensim në pika uji
Për të kthyer jetë e bashkim
Tetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.