Kulturë
Albina Idrizi: Sot dua të kënaqem
E merkure, 07.10.2009, 06:08 PM

SOT DUA TE KENAQEM
O njerëz
Ju te vuajturit
Të varfërit
Më të dashurit e mij
Më ndjeni
Më falni oh, ju lus
Sot ndjehem e mbushur lumturi
Dhe s`mund të rri
Pa parë këtë diell
Tek shëndrit
Më shumë se çdoherë
Këto lule kaq bukur veshur
Kanë qenë vallë
Këtu çdoditë!?
Më e fortë nga juaja ofshamë
Më vjen këngë e zogut
Qiellit të paanë
Më ndjeni prandaj
O më të dashurit e mij
Sot dua të kënaqem
Të ndjej, të çmallem
Me afshin e mbledhur ndër vite
Të ngopem, të zbrazem
Sikur vetëm ta dinit
Si ndjej jetën tek pulson
Edhe në më të imtën gjallesë
Për të cilën as kam ditur
Se me ne rron
Sikur vetëm ti shihnit këto ngjyra
Atje në sfond jete
Qoftë vetëm për një çast
Sa të kuptonit këtë dehje
Sikur vetëm të ndjenit
Si kthehet si me magji
Erë e fortë cunami
Në më të lehtën puhi
Më ndjeni
Të vuajturit
Të varfërit
Hallemëdhenjtë e mij
Falmani këtë ditë
Sot dua, sot dashuroj
Nesër do të kthehem prapë
Me ju të qaj, të lotoj.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Albatrosët
Baki Ymeri: Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
Gjon Keka: Fryma e re e reformave Europiane
Sejdi Berisha: Pasqyrë e rrugëtimit historik të arsimit
Nehat Jahiu: Burgosen pse mbollën farën e diturisë…
Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
Blerim Rrecaj: Na thirri Meri
Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet
Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)
Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
Agron Duro: Fjalët e huaja dhe gjuha shqipe
Halit Bogaj: Mariana e rinisë sime
Cikël poetik nga Stavri Nikolla Risto
Shtëpisë së lindjes së Ismail Kadaresë i jepet dora e fundit
Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
Poezi nga Isa Spahiu
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Engjëll Koliqi: Vjersha të shtatorit 2009
Dhurata Hamzai: Londo, fituesi i Çmimit “Liburna”: Pse Poetika do të jetojë gjatë