E shtune, 27.04.2024, 10:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Gjurmë kohe dhe shtresim stresi dhe jo vetëm kaq...

E merkure, 07.10.2009, 06:14 PM


Blerim Rrecaj

Gjurmë kohe dhe shtresim stresi dhe jo vetëm kaq...

Flasim e rrijmë përçartshëm. A jam i qartë në këtë që po e them. Po shumë i çartur je mund të thoni siç i thanë dikujt një mësimdhënësi. Turbullim koke e një lloj turbullimtymaje gjithë organizmi ndjen. Ndoshta mund të dukesh mirë e frenat e njëfarë kontrolli i ke në dorë po sikur e ndjen një shpërfytyrim të vet qenies sate. I plogësht, i dobët, anemik, me drejtpeshim të fortlëkundur.Në ç'drejtim, e në ç'ishull do shkoje, do fluturoje, do ikje, do arratiseshe nuk e di a nuk guxon e nuk ke kohë as të ëndërrosh për të. Ndoshta kohë ke po era e tymrave ndotës dhe bombardimi me llojlloj mjegullnaje ngatërrojnë e bëjnë lëmsh çdo gjë. Kjo s'do të thotë që e dua ose e duam një botë e një jetë ideale, pa halle, derte, probleme e telashe sepse kjo ka të bëjë me utopinë. Por e dua një jetë e një botë shumë më të mirë se kjo. Luaja shok, luaja me këto filozofime në të cilat mund të ketë pjesën e saj edhe intuita. Një varg shprehjesh të kombinuara dëgjuar shumë kohë më parë (pak të sikletshme por që deri diku i përgjigjen realitetit ekzistues)rendis dhe vetë gjykoni për to: "Po bartim rrymë me kovë, mjegull me karrocë e jemi ba si qurat në mjegull". Albin Kurti në një shkrim së fundmi tha se dy gjëra duhet ti kemi parasysh: se nuk jemi të lirë dhe se ne mundemi". Nga kjo del edhe konstatimi i thjeshtë se ne duhet edhe të ëndërrojmë, edhe ta dijmë si e ku jetojmë, edhe të përpiqemi. Kurrë nuk është vonë dhe rruga duhet të jetë e mundimshme dhe e vështirë. Zot na jep fuqi neve të pafuqishmëve dhe na bëj prej atyre që nuk e keqpërdorim fuqinë që do të na e dhurosh...Flas përçart dhe me pasiguri të cilën shpesh edhe se vërej. Rrugët janë të ndryshme mund ta zgjedhësh tënden, mund ta zgjedhësh një. Teksa isha zhytur në këto mendime të pakëndshme sikurse dje erdhi njëri nga fëmijët e njërit nga fqinjët dhe luajtëm me të rreth gjysmë ore lojëra kompjuterike. Kur dola jashtë e pashë se koka më ishte rënduar dhe takova njërin me filluam të flasim për e rreth monotonisë. Me parashtresa e ankesa të cilat na janë bërë pjesë e pandashme e jetës sikurse rrobat. Paj këto dy terme mund t'i kemi dëgjuar në zhargonin e labirinthit burokratik institucional të ndërlikuar. Vështirë, është vështirë...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora