Editorial
Valon Kurtishi: Fenomeni “Pollat” - plan satanik për influencim dhe asimilim identitar
E marte, 15.09.2009, 06:30 PM
Fenomeni “Pollat” - plan satanik për influencim dhe asimilim identitar
“Historia magistra vitae est” apo historia është mësuesja e jetës, nga Cicero, De Oratore, ose edhe “Ata që harojnë të kaluarën janë të gjykuar (dënuar) ta përsërisin atë”, nga George Santayana, The Life of Reason.
Nga Valon Kurtishi
Ernest Gellner, sociolog i madh britanik, në veprën e tij shumë të njohur botuar në vitin 1983, “Nations and Nationalism”, flet për disa fenomene shoqërore të sferës gjuhësore, etnike apo identitare që gjithnjë e më shumë është duke i vërtetuar praktika e raporteve të kësaj natyre në shoqëri të ndryshme anembanë ruzullit tokësor. Sipas këtij shkencëtari të madh, shekulli i 20 ishte dhe shekulli i 21 do të vazhdojë të jetë në disa zona gjeografike dhe hapësira kulturore, shekulli i impaktit vendimtar të shkollimit në gjuhë amtare në formimin e identiteteve të veçanta kombëtare. Sipas tij, shkollimi publik në gjuhë të njësuar standarde kombëtare, përdorimi i kësaj gjuhe standarde në administratën shtetërore, në media, në libra, në art, në shkencë, në filma, në jetën kulturore në përgjithësi do të ketë efekt vendimtar në përcaktimet etnike të popullsive të caktuara.
Nga ana tjetër, disidenti i njohur çek Milan Kundera, në veprën e tij gjithashtu të njohur por të ndaluar nga dikatura komuniste, “Libri i të qeshurave dhe haresës”, përshkruan fenomenin e njëjtë jo aq në terma shkencorë por në një gjuhë letrare shumë të drejtpërdrejtë dhe therëse, që e godet fenomenin mu në qendrën e tij. Sipas eruditit çek të letrave, “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë ka qenë”.
Këto dhe shumë raste tjera të manipulimeve e asimilimeve etnike më shkuan në mendje duke vërejtur fenomenin e çuditshëm të dhënies së disa filmave njëherësh në gjuhën turke në disa Tv “shqipfolëse” në IRJM, e madje edhe prej një televizioni të tillë “shqipfolës” në Kosovën tonë shqiptare.
Përpjekja që me anë të ndikimeve gjuhësore-kulturore të ndryshohet identiteti kombëtar apo përkatësia etnike e një grupi të caktuar popullsise nuk është asgjë e re. Kjo ka ndodhur në të kaluarën në forma më të egra dhe më të drejtpërdrejta, që me kalimin e kohës të modernizohet e sofistikohet aq shumë sa që të arijë në kohërat e sotme në çështje filmash e dramash të llojit më të ulët të a.q “Soup Opera”. Ky është një fenomen interesant që kërkon pakëz spjegim historik.
Në viset shqiptare të gjendura për 5 shekuj nën okupimin otoman ka pasur në të kalurën dhe ka akoma sot mbetje të vogla të popullsisë etnike shqiptare e cila e përdor gjuhën e ish okupatorit në komunikim të përditshëm. Ky grup njerëzish që në disa qytete shqiptare si Prizren të Kosovës dhe Gostivar të IRJM arijnë në disa pak mijëra veta, janë qytetarë të vjetër shqiptarë të cilët nën ndikimin e administratës turke dhe më vonë asaj sërbe vazhdojnë akoma sot të përdorin këtë gjuhë si mjet komunikimi. Kjo i ka shkuar për shtati edhe okupatorit sërb në të shkuarën dhe këtij maqedonas sot, të cilët problem kryesor e kanë uljen e numrit të popullsië shqiptare respektivisht. Kështu okupatori sërb në të kaluarën nuk ka lejuar shkolla në gjuhën shqipe por ka hapur sa ka mundur më shumë shkolla turke për fëmijët shqiptarë. Sot në disa qytete shqiptare kemi disa shkolla të mesme private të quajtura “kolegje” ku fëmijët shqiptarë deshqiptarizohen që në moshë rinore në një gjuhë joamtare aziatike. Njëra nga këto shkolla me emrin e çuditshëm, “Universiteti Ballkan”, madje doli të ishte edhe një nga sponzoruesit e vizitës së disa aktorëve turq në Shkup e disa qytete tjera të IRJM-së. Këta janë aktorët të cilët i përmendëm më lartë të atyre filmave të lirë dhe pa asnjë vlerë kulturore-edukuese që i emitojnë disa Tv “shqipfolëse” në IRJM.
Po pse filma në gjuhën turke për publikun shqiptar në IRJM? Është e rastësishme kjo apo ka një prapavijë të qartë politike-etnike?.
Sami Frashëri në “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, shkruan se gjëja e parë në përcaktimin e kombësisë është gjuha. Qarqe të caktuara nacionaliste nuk mund të pajtohen që shqiptarët e pavetëdijshëm nga ana etnike që sot flasin turqisht në shtëpitë e tyre të rikthehen në gjirin e kombit amë shqiptar. Duke e parë këtë rikthim të natyrshëm të këtyre pak turqishtfolësve në rradhët e kombit të tyre shqiptar, këto qarqe nacionaliste turke, në bashkëpunim të plotë djallëzor me qarqe të fuqishme shoviniste të qeverisë maqedonase, kërkuan dhe gjetën mënyra si e si ta pengojnë këtë. Në fillim hapën shkolla gjoja “më të mira private” në gjuhën turke. Pastaj vazhduan me korruptime të apatridëve të caktuar dhe keqpërdorime të ndryshme politike në gjirin e komuniteteve fetare. Tani vazhdojnë me emitimin e filmave në gjuhën turke të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në përhapjen e gjuhës turke dhe ngushtimin e hapësirës së gjuhës shqipe në IRJM. Kjo pasi maqedonasit nuk i shikojnë fare këto filma pa asnjë vlerë artistike dhe nuk rezikohen nga asimilime aziatike. Rezikun kryesor dhe dëmin konstant nga gjuha turke dhe antivlerat që pasqyrohen në këto pseudo-filma e ka gjuha shqipe dhe kultura shqiptare edhe ashtu në gjendje të mjeruar këtu. Duke e parë nga ky aspekt, maqedonasit janë të interesuar që media të caktuara vizive “shqiptare” të ofrojnë sa më shumë programe në gjuhë të tilla joshqipe që çorodisin edhe më shumë identitetin edhe ashtu të çoroditur kombëtar të shqiptarëve në Fyrom. Kjo është siç duket një fushatë e mirëplanifikuar dhe mirëkoordinuar për zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe ngushtimin e hapësirës së kulturës shqiptare si në Fyrom ashtu dhe në Ballkan. Se këtu ka një plan djallëzor antishqiptar, e vërtetoi edhe vetë televizioni i cili shfaq këto filma, kur në edicionet e veta informative e shpalli publikisht se vizitën e “Pollatit” në IRJM e paska inicuar dhe organizuar një ministër në qeverinë turke. Çështja pra doli nga sfera komerciale ku e kishin fshehur në fillim dhe hyri në fushë të minuar politike nacionaliste. Pse të interesohet “ministri i një qeverie të huaj” për emitimin e një “Soup Opera” në një hapësirë tjetër kulturore, në një vend tjetër, tek vlerat e një një kombi tjetër?.
Fenomeni i i tillë i sulmit të një kulture ndaj një kulture tjetër me qëllim pushtimin e territorit të kulturës më të dobët duke asimiluar. d.m.th ulur numrin e pjesëtarëve të saj, në shkencat shoqërore njihet me terma të ndryshëm. Këto emërtime janë të ngjashme në disa karakteristika dhe dallojnë në disa tjera, duke filluar me përshtatje kulturore, imperializëm kulturor, kolonializëm kulturor, e duke mbaruar me nocione të tilla të tmershme e të frikshme bashkë si, kulturocid, etnocid apo gjenocid.
Aplikimi i formave të këtilla të zhdukjes së kulturës së më të vegjëlve njihen në të kaluarën dhe funksionojnë edhe sot. Këto praktika asimiluese e shfarosëse aplikohen në varësi të kushteve e rethanave edhe atë, varësisht nga koha, rethanat, raportet shoqërore, mundësitë materiale, situata në marrëdhëniet ndërkombëtare etj.
P.sh. gjatë kohës së okupimit klasik të një kulture nga një kulturë tjetër vepron “Hegjemonizmi kulturor”, i cili mund të shkojë deri në asimilim total të një populli apo kulturocid (vrasja, zhdukja e një kulture). Në këtë drejtim, okupatori turk duke aplikuar në praktikë hegjemonizmin kulturor nuk ka pranuar deri në vitin 1912 asnjë shkollë fillore në gjuhën shqipe. Ose okupatori sërb nuk ka pranuar asnjë shkollë të vetme në gjuhën shqipe gjatë gjithë periudhës kohore 1912-1941. Forma më ekstreme është etnocidi dhe gjenocidi apo shfarosja masive e gjithë një populli. Edhe kjo është aplikuar në periudha të caktuara historike kundër pjesëve të caktuara të kombit shqiptar si nga okupatorët romakë e bizantinë, ashtu edhe nga ata turq, sllav e grekë.
Imperializmi kulturor në shkencë definohet si “ Praktikë e promovimit, vlerësimit, dhënies ose injektimit artificial të kulturës së një shoqërie të caktuar në një shoqëri tjetër. Si zakonisht kështu ua bëjnë kombet më të mëdhenj, më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht kombeve më të vegjël dhe më pak të rëndësishëm”. Definicioni thotë edhe se, “Imperializmi kulturor mund të marë formën e një politike legale, aktive ose të një qasjeje të përgjithshme”. Në raste të caktuara kultura të varfëra përpiqen të absorbojnë vlera kulturore nga më të fuqishmet. Kultura shqiptare nuk është në nivele të tilla rudimentare primitive që të absorbojë. Por kultura shqiptare, sidomos në Fyrom gjendet nën sulm të drejtpërdrejtë e të planifikuar imperialist nga disa kultura bashkë. Një nga ingredientët më të rezikshëm të këtij sulmi kundër kulturës shqiptare është edhe “Pollati” bashkë me Pollatët e tjerë që shfaqen non-stop në televizionet gjoja “shqiptare” tek ne. Për më tepër temat e filmave të tillë që “mbrojnë shtetin turk nga armiqtë e jashtëm”, nuk u duhen aspak shqiptarëve e as të tjerëve në Fyrom. Shqiptarët duhet të shikojnë filma që mbrojnë shtetin shqiptar dhe vetë shqiptarët e këtushëm nga oktapodët që i rethojnë dhe i kërcënojnë më zhdukje të plotë çdo ditë të kalendarit tonë.
Ky duket të jetë një skenar ogurzi dhe plotësisht antishqiptar i grupeve të caktuara turke dhe maqedonase. Kjo shkakton një ndjenjë të përligjur frike e urejtjeje bashkë te komuniteti shqiptar i cili ndihet i rezikuar nga kjo dukuri kërcënuese për kulturën shqiptare këtu. Frika nuk është e mirë për marrëdhëniet ndëretnike pasi ajo shkakton frustracione dhe keqkuptime që mund të shfrytëzohen nga ekstremistë të çfarëdo ngjyre qofshin ato. Frustrimet e shqiptarëve janë të arsyeshme dhe me shumë vend.
Civilizimi përparimtar, perëndimor, oksidental shqiptar nuk ka nevojë për “vlera” asfiksuese primitive aziatike. Për më tepër, këto antivlera reale i marin frymën, i ngushtojnë hapësirën, e mbysin atë. Civilizimi shqiptar u ndalua në shekujt e mesjetës së hershme nga Bizanti dhe në pesë shekujt e mëpastajmë nga Turqia që të kalojë në rugën e natyrshme të zhvillimit njëjtë si sivëllezërit e tij europianë. Përderisa europianët e tjerë kaluan nga humanizmi në renesansë, në zbulimet e reja gjeografike, iluminizëm, revolucionin industrial, romantizëm, modernizëm etj, kultura jonë lëngoi nën thundrën e primitivizmit aziatik. Me këtë identiteti ynë kombëtar u rezikua aq shumë saqë erdhi para zhdukjes së plotë. Sot falangat e njëjta të errëta të së kaluarës tentojnë ti ndajnë përsëri shqiptarët nga gjiri i amës së tyre të natyrshme europiane. Dikur e ndalonin me ligje dhe me plumba gjuhën shqipe e kulturën shqiptare. Sot përpiqen ta bëjnë të njëjtën gjë me filma dhe me shkolla private në gjuhën e tyre anadollake, apo edhe greke e sllave në rastin e filmave e shkollave sllavisht apo greqisht.
Rinia shqiptare, shoqëria shqiptare si tërësi e vetme dhe unike nuk kanë nevojë për kësi lloj pseudo filmash me prapavijë tmerësisht antishqiptare dhe anticivilizuese. Sipas Felix Dahn-it të madh, “Shpirti i kombit jeton në gjuhën e tij”. Përpjekja që me anë të mjeteve të informacionit publik në gjuhë të huaj të zvetënohet identiteti kombëtar shqiptar dhe të krijohet një “Zombie” i ri joshqiptar apo i papërcaktuar etnikisht është sa antishqiptare aq edhe antihumane. Kjo zezonë kombëtare shqiptare duhet të ndërpritet sa më parë. Intelegjencia shqiptare, akademikët, elita jonë intelektuale dhe rinia jonë e mrekullueshme studentore duhet të jenë në ballë të luftës për eliminimin sa më të shpejtë të këtyre dukurive të tmershme devijante nga gjiri i shoqërisë shqiptare. Shoqëria jonë civile duhet të dalë nga niveli katastrofal debatues dhe nga letargjia vetëvrarëse ku është sot dhe të inicojë debat konstruktiv për këto çështje kardinale identitare për shqiptarët në IRJM. Çështja është vërtet shekspiriane për kulturën shqiptare e me këtë për vetë kombin shqiptar. Do të ritet kombi ynë, do të shtohen përdoruesit e gjuhës shqipe, do të ritet numri i atyre që ndjehen shqiptarë, që ndjehen pjesë e botës shqiptare, civilizimit shqiptar, apo anasjelltas, do të ulet numri i shqiptarëve këtu, do të dëmtohen prospektet kulturore të kombit tonë për të ardhmen.. Beteja duket e rëndë dhe gati e humbur. Luftën nga ana tjetër nuk guxojmë ta humbin asesi shkaku i atyre qindra mijëra heronjve e viktimave shqiptare nga e kaluara që ranë për këtë gjuhë, për këtë kulturë, për këtë identitet, për shtet shqiptar. Luftën ta fitojmë gjithë bashkë për hir të shqiptarësisë së gjeneratave tona të ardhshme, për hir të së ardhmes më të mirë të fëmijëve tanë.

Komentoni
Artikuj te tjere
Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti
Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
Ahmet Selmani: Papërgjegjësia e akademikut
Engjëll Koliqi: Edi Rama si të ishte i biri i Stalinit
Sabile Keçmezi-Basha: Serbia duhet të dënohet për veprat e saja
Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare
Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj
Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
Hajdin Islami: Për të parën herë në shkollë, 36 mijë nxënës
Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?
Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
Skender Korça: Beteja me “protokollin”
Xhevat Rexhaj: E ardhmja e shqiptarëve ''unioni turko-arab''?!
Përgjigje deklaratës për shtyp të ''Forumit të të Rinjve Muslimanë'' të Kosovës nga familjet Mehaj dhe Kabashi të Istogut
Kallet shtëpia e familjes Mehaj dhe tentohet të kallet edhe shtëpia e vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit
Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
Ndue Ukaj: Froni i së djathtës
Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit