E premte, 11.10.2024, 10:22 PM (GMT+1)

Editorial

Sabile Keçmezi-Basha: Serbia duhet të dënohet për veprat e saja

E hene, 07.09.2009, 10:00 PM


Serbia duhet të dënohet për veprat e saja

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
 
Duke i shikuar në TV, para disa nete ato storie të tmerrshme të ngjarjeve te Kroi i Vitakut, disi pa dashur mu kujtuan ngjarjet e të gjitha viteve që i jetuam nën okupimin serb. Më habiti sjellja indiferente e policisë, që atë ditë po ata serb të frustruar dhe të fryrë nga politika e Beogradit, fyenin rëndë policin ndërkombëtare e vendore duke përdorur një fjalor rrugaçërie ndaj nënave, grave, motrave të tyre. Fillimisht më erdhi keq, por më vonë mu kujtua se vërtet disa shtete që edhe sot hezitojnë që ta pranojnë Kosovën –shtet, ishte mirë që edhe një herë të shohin me sytë e tyre se, me këndë kanë të bëjnë, e që ne me një lloj të tillë barbarie jetuam me dekada. Andaj është mirë që ta din (disa shtete), nga bashkësia ndërkombëtare se politika gjenocidale serbe ende nuk ka përfunduar dhe se njëherë e përgjithëmon duhet të binden se për të gjitha luftërat në Jugosllavi gjenerator i tyre ishte Serbia me politikën e saj kriminale. Dhe, siç dihej, majën e kriminalitetite e kishte arritur sidomos në vitet e fundit të shekullit të kaluar (XX) dhe se ajo ishte shkaktare e pa kontestueshme e luftës së fundit me përmasa botërore që ndodhi në Kosovë më 1999.
Ishte Serbia ajo që e filloi luftën në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë. Ishte po ajo – Serbia, që bëri masakra me përmasa katastrofale  tek populli shqiptar në Kosovë. Dhe, duhet shtuar, athua vallë me çfarë të drejte kërkon tani, që Kosovën e shumëvuajtur ta nxjerr para organeve të drejtësisë ndërkombëtare, kur dihej se Kosova edhe ashtu me dhunë kishte mbetur në kuadrin e Serbisë dhe të Jugosllavisë (1945). Dhe duhet ta din historianet dhe të tjerët se Kosova me vite e shekuj e kishte gjakuar lirinë dhe kishte sakrifikuar shumë gjenerata që një ditë të gëzojë atë. Duke e ditur këtë të vërtet dhe duke e ditur luftën e pa kompromis që bënë shqiptaret dhe me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, më në fund  realizoi ëndrrën e kamotshme të popullit të saj për tu bërë shtet i pavarur, që me dekada e kishte mbajtur Serbia në një okupim klasik. Dhe e vërteta sado që për dike është e hidhur megjithatë ngelët e vërtet në çdo periudhë kohore.
Duhet të jemi të sigurt, dhe katërcipërisht të bindur, se vendin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet ta ketë Serbia dhe politika e saj gjenocidale. Por, ajo që më dhemb dhe më shqetëson së tepërmi është se këtij tabori iu kanë bashkangjitur edhe ca vende liridashëse të cilat edhe tani hezitojnë që ta njohin Kosovën shtet të pavarur, por jam thellë e bindur se këtë e bëjnë nga mosnjohja e realitetit në Jugosllavi dhe Serbi.
Besoj se juristëve, historianëve e politikologëve sigurisht duhet kujtuar Gjyqi i Nyrnbergut (1945), që në mënyrë unanime aleatet fitimtar i bënë gjyqë fashizmit dhe krimeve të tyre. E sot, më habit fakti se edhe pas një gjysmë shekuli e më tepër, thuajse u fshinë të gjitha ato kujtime të hidhura kriminele e gjenocidale dhe bota harron se duhet ndëshkuar fajtorin e xhelatin e jo viktimën e paqësorin. Është gjë shumë e ditur se në Kosovë  Serbia bëri krime. Ajo nuk respektoi normat, rregullat, ligjet e marrëveshjet ndërkombëtare  që nuk ishin të pakta, andaj kishte me qenë shumë e drejt, e ligjshme dhe humane që ajo të dal e të ulet në bankën e të akuzuarve dhe me vete dëshirë të heqë dorë nga politika gjenocidale dhe të kërkojë falje publike ndaj popullit shqiptar dhe të tjerëve që gjatë tërë kohës së Jugosllavisë iu solli kobe duke udhëhequr një politik antinjerëzore dhe antishqiptare.
Mbi të gjitha, populli është dëshmitari më i mirë dhe në memorien e tij ka skalitur të gjitha tmerret e politikës antinjerëzore e antishqiptare të dirigjuara e të orkestruara nga një shtet i quajtur Serbi e Jugosllavi. Çështja e krimeve të realizuara nga një shtet përherë të parë sa më kujtohej është trajtuar nga një këndvështrim juridik në vitin 1945 në Gjyqin e Nyrnbergut, për të gjykuar krimet e nazizmit. Natyra e krimeve është përcaktuar nga neni 6 i statusit të gjyqit, që përcaktonte tri krime të mëdha: 1. Krimet kundër paqes; 2. Krimet e luftës dhe 3. Krimet kundër njerëzimit. Dhe, duke i analizuar të tëra këto të dhëna dhe duke e bërë një vështrim të tërsisë së krimeve të realizuara nga regjimi i Serbisë si ai i hershmi poashtu edhe ky i viteve 1989-1999, duhet pranuar se në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve janë konsumuar të tri llojet e krimit.
Serbia gjatë tërë egistencës së saj në mënyrë permanente ka rrezikuar paqen duke kryer një sërë shkeljesh të cilat janë përcaktuar në nenin 6-a të statusit të gjyqit të cilat lidhen me “drejtimin, përgaditjen, shpalljen dhe vazhdimin e një lufte me shkelje të traktateve  të sigurimit ose të marrëveshjeve internacionale, me pjesëmarrjen në një plan konkret ose në një komplot  për kryerjen e një prej akteve të sipërpërmendura”, siç bëri me rastin e Kosovës duke i shkelur të gjitha normat ndërkombëtare dhe duke i uzurpuar dhe suprimuar edhe atë pak autonomi që kishte Kosova në ato vite.
Krimet e luftës janë përcaktuar në nenin 6-b të statusit mbi dhunimin e ligjeve dhe zakoneve të luftës. Në këtë pjesë hynë vrasjet, keqtrajtimet ose shpërnguljet e popullsisë civile në zonat e pushtuara, vrasjet ose keqtrajtimet e robërve, ekzekutimet e pengjeve, plaçkitjet e pronave publike ose private, shkatrrimet pa motiv të fshatrave  ose qyteteve, ose rrafshimet masive  që nuk justifikohen nga pikpamja ushtarake. Në bazë të këtij parimi, athua është harrua se çfarë metodash përdori Serbia ndaj popullatës civile shqiptare dhe çfarë bëri me pengjët shiptar që edhe pas dhjetë viteve nuk iu dihen varret.
Ndërsa sipas Stephane Courtois, për “krimet kundër njerëzimit” dhe si termë i këtillë  për herë të parë u përdor  më 18 maj 1915 në një deklaratë të Francës, të Anglisë dhe Rusisë kundër Turqisë. Por, pas përfundimit të LDB, me rastin e procesit gjyqësor të Nyrnbergut, nocioni për krimet ndaj njerëzimit u ripërcaktua në nenin 6-c, në të cilën definohej se :” Vrasja, shfarosja, kthimi në skllevër, shpërngulja dhe çdo veprim tjetër jonjerëzor të kryera ndaj popullsisë civile para ose gjatë luftës ose përsekutimet për krime politike, raciale ose fetare, kur këto veprime ose persekutime kanë formuar ose jo një shkelje  të të drejtave  të brendshme  të një vendi ku ato janë kryer, e që të gjitha nga ana e Serbisë dhe politika e saj vinin në shprehje me bollëk.
Nocioni i krimit kundër njerëzimit është kompleks dhe përfshin krime  të shprehura qartë. Një nga më të veçantat është gjenocidi, i cili nocion më vonë u përcaktua edhe në formën më precize e më të sakt nga një marrëveshje e Kombeve të Bashkuara, më 9 dhjetor 1948.
Dhe, poçes ndalemi dhe do të numëronim krimet e Serbisë kundër popullit shqiptarë që i bëri nëpër vite, do të na dilnin shumë vëllime me të dhëna tmerruese dhe përsëri do i ngeleshim borxh këtij populli heroik.


(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora