E premte, 26.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Editorial

Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?

E diele, 30.08.2009, 06:54 PM


Foto: Bota Sot
Pse institucionet tona edhe pas dhjetë vjetësh nuk kanë evidenca të sakta për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?


Nga Milazim KADRIU

Neglizhencë dhe mosinteresim të institucioneve të Republikës së Kosovës për të zhdukurit  dhe të vrarët në luftën fundit  me mjeshtri dhe në mënyrë  dinake   po e shfrytëzon i ashtu quajturi “Fondi Humanitar” nga Beogradi është shprehur në një prononcim të tij Latif Mehmeti,  Kryetar i Shoqatës për persona të Zhdukur dhe viktima të Luftës “Përkorë” në Podujevë. Ai thotë se në muajin qershor të këtij viti   me manifestime dhe mënyra të ndryshme u shënua 10 vjetori i çlirimit  të Kosovës. Në disa komuna u shënua si 10 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-së. Ky përvjetor sivjet ishte më i veçantë se viteve tjera pasi që ishte viti i parë pas pavarësisë formale të Republikës së Kosovës. U mbajtën shumë akademi  si në nivele lokale ashtu në atë qendrore. Nëpër këto akademi u shpalosen të arriturat dhe rezultatet 10 vjeçare në të gjitha fushat e jetës. Mirëpo, një çështje  shumë e rëndësishme mbeti akoma  në harresë , e ajo është  krimet serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Institucionet tona 10 vite pas përfundimit të luftës  nuk kanë të dhëna se sa qytetarë kanë qenë të zhdukur, të varë, të plagosura, të dhunuar, të kidnapuar etj. Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk  kanë të dhëna se edhe sa persona janë të zhdukur. Derisa në shtetet që u përfshin në luftë si në Kroaci dhe Bosnje kanë formuara Ministri për krime lufte  në  Kosovë përpos  një komisioni qeveritar për të zhdukur i ndërruar shumë herë dhe që nuk posedon të dhënat mbi numrin e të zhdukurve , për  numrin e viktimave të luftës as që është filluar të punohet. Ende nuk kemi një ligj për të zhdukurit dhe familjet e tyre. Shënimet që institucionet  tona i posedojnë për të zhdukurit  janë të një shoqate humanitare i quajtur Kryqi i Kuq.  Të përkujtojmë se institucionet e Bosnjës kanë publikuar numrin e saktë  prej 97.912  persona të vrarë dhe të zhdukur.  Një gjë e tillë te ne në Kosovë nuk ka ndodhë. Pra, ka munguar vullneti dhe interesimi i institucioneve  që nga viti 1999 e deri më sot.

Po e përmendim vetëm një rast konkret : Para disa ditësh në një fshat të Podujevës u bë zhvarrimi i dy mbetjeve mortore që konsideroheshin se janë trupat e të zhdukurve nga lufta. Ekipi për zhvarrim përbëhej prej ndërkombëtarëve pra mungonte përfaqësuesi i prokurorisë, i gjykatës dhe i mjekësisë  ligjore. Edhe mjeteve të informimit nuk ju lejonte të afroheshin aferë vendit ku u gjeten trupat e njerëzve. Sipas një logjike dikush po përpiqet që ti fsheh  krimet serbe ndaj shqiptarëve.

 Këtë neglizhencë dhe mosinteresim të institucioneve të Republikës së Kosovës  dhe dhimbjen e familjare të të zhdukurve dhe të vrarëve  me mjeshtri dhe në mënyrë shumë dinake   po e shfrytëzon i ashtu quajturi “Fondi Humanitar” nga Beogradi. Ky fond ka angazhuar disa aktivist për të shkuar te disa familje të të zhdukurve dhe të vrarëve  duke ua ofruar një formular për ta plotësuar familja  dhe me shumë pyetje, në mesin e tyre dhe një pyetje shumë interesante se a e din kush ta ka kidnapua apo vra familjarin  dhe në fund e detyrojnë familjarin të nënshkruaj formularin pavarësisht se shumica e familjareve as qe din se çka kanë nënshkruar. Familjarëve u thuhet se këto shënime na nevojiten për një libër, pra për të shkruar historinë e luftës në Kosovë. Para disa ditësh drejtoresha e fondit Natasha Kandiq  deklaroi se në Kosovë kanë qenë  të zhdukur dhe të vrarë më pak se  dhjetë mijë persona. Fatkeqësisht  këtë  numër e kanë përmend edhe disa  udhëheqës të institucioneve të Republikës të Kosovës. Mendoj se Fondi Humanitar nga Beogradi ka  shumë ma shumë  punë të bëjë në shtetin e vetë në Serbi se sa në Shtetin e Kosovës.

Në fund Mehmeti thotë se dua të  shtroj një pyetje bartësve të institucioneve, intelektualëve e në veçanti historianëve  që  fatmirësisht ne kemi mjaftë dhe janë të thirrur për këtë  çështje se si e ndjejnë veten që Serbia si armik tradicional  i shqiptarëve e njohur  për  dëbimet nga  trojet etnike  shqiptare,  vrasje , kidnapime, dhunime , burgosje  mos të flasim për dëmet materiale që iu  bëri   shqiptarëve, me një fjalë krimet që i ka ushtruar  tradicionalisht ndaj shqiptarëve   të shkruaj  historinë e popullit shqiptar  në Kosovë në kohën kur Kosova  ka shtetin e vetë, ka institucionet e veta dhe besoj qe askujt nuk i ndalohet shkruaj për historinë e dhimbshme  të popullit të vetë.


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora