E shtune, 20.04.2024, 02:07 PM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare

E premte, 04.09.2009, 09:59 PM



FAQJA -ZEMRA SHQIPTARE- VËRTET ËSHTË SHQIPTARE


Nga Xhevat Rexhaj

Ndryshimet e mëdha që po ndodhin dita ditës në jetën e përditshme të bëjnë të jesh edhe nervoz edhe i papërmbajtur në momente të caktuara. Njerëzimi në përgjithësi dhe ne shqiptarët në veçanti disi po kemi kokëdhembje nga këto ndodhi që janë e dhe rezultat i një katapultimi të të mbajturit të qetë dhe real. Bota perëndimore për fatin e tyre nuk e ka shumë problematike këtë fenomen, këta ishin dhe janë të përgatitur për rrjedhat ditore sepse vetë pozita shoqërore dhe ajo materiale si dhe ajo e të shprehurit të lirë është prezente shumë dekada përpara, pra janë imunizuar dhe janë të adaptuar në ndryshime qofshin ato edhe të momentit.

I thash këto që në fillim për të qenë edhe vetkritik sepse edhe unë bëj pjesë në ata të cilët kanë vështurësi me ndryshime, as unë dhe as bashkëqytetarët e mij nuk jemi fajtorë sepse si popull ishim të privuar nga shumë çka e më së shumti nga mos toleranca dhe nganjëhere edhe nga ngacmime verbale dhe të shkruar kundër njëri tjetrit. Megjithatë deshi Zoti dha edhe ne shqiptarëve na u hapën horizontet, na u dha mundësia që të fillojmë të futemi në botën e vlerave euroatlantike pra të botës së qytetruar. Ka shumë dekada që shumë shqiptarë erdhen në mërgat dhe fatmirësishtë një numër i tyre është shumë mirë i përgatitur për konfrontimet e kohës dhe mentalitetit aty ku jetohej. Të tillët i dhanë vehtes detyrë që të integrohen si qenje njerëzore dhe si shqiptarë të mirë në rrjedhat shoqërore të shteteve ku jetonin, pra këtu shihej dhe ipej mundësi për të përparuar duke e transformuar vehten e vetë dhe ndihmuar familjen, pra përgatitjen e terenit për fëmijë të shëndoshë dhe të gatshëm për sfidat që i prisnin në një rreth demokratik dhe civilizues, pa u detyruar ta humbisje identitetin. Fatkeqësisht një numër shumë i madh mërgimtarësh mbetet për t'u vajtuar, jo që nuk munden, se besoi edhe nuk kishin referenca, por as edhe nuk donin dhe ende sot e kësaj dite nuk janë të gatshëm të jenë pjesë e shëndoshë në shoqërinë ku jetojnë e që me atë premis e ngritin edhe autoritetin e popullit të cilit i takojnë. Kjo për një herë tjetër, po ku po dua të dal.

Ne shqiptarët me vite ishim pa informim, ishim sikur qorrat, por me punën profesionale dhe me angazhimert e njerëzve të dijesë dhe vullnetit na u hapën mundësitë që edhe ne të kemi pos gazetave dhe mjeteve vizuele faqe të ndryshme interneti ku shumë penda të pazbuluara mundë të paraqitnin pikëpamjet e tyre me shkrimet dhe publikimet e veta. Njerëzit e tillë që mundësuan këtë bashkim idesh dhe mundësi kritike, pra debati të hapur për mua janë vërtet shqiptarë të denjë dhe krijues të fortë.

Njëra ndër më të preferuarat dhe më të lexuarat është www.ZemraShqiptare.net. Për mua nuk është vetëm një faqe është gazetë, një tv, një tribunë dhe një pasuri e madhe kombëtare, është thjeshtë një dritare shqiptare e kthyer nga perëndimi nga e ardhmja e shqiptarëve. Këtu janë prezent njerëz të zanatit dhe të mendjesë-sinqerishtë, njerëz që dhanë kontributë për shumëçka shqiptare, ka shkrues dhe komentues të sjellshëm të urtë por ka edhe të tillë që janë të hapur transparent dhe të ashpër për shumë devijime që i ndodhin shoqërisë shqiptare kohëve të fundit. Redaksia e bënë punën e vetë mrekullueshëm, pa cenzurë dhe me plotë pietet publikojnë të gjitha shkrimet që u dërgohen, ju lumtë. Publicistët dhe shkruesit e shumtë nga njëhere ndoshta e teprojnë me disa shkrime të ashpra dhe tepër kritikuese ndaj ca fenomeneve, e në këto atëherë po ka edhe shumë komentues të cilët me vrazhdësi dhe me fëlliqësi po i komentojnë shkrimet e tilla “kinse” po dijnë diq më mirë.

Këto dukuri nganjëhere besoj se i sjellin në pozitë të palakmuar stafin drejtues, ata së paku janë fajtorë, për dukuri të tilla.

Shikuar nga ky kënd besoi se është më se e nevojshme që ne publicistët dhe shkruesit e ndryshëm në ZSH të jemi vetë më të kujdesshëm, ta ruajmë së pari veten nga sulmet e pabaza, ta ruajmë lexuesin dhe së fundi me forcë ta ruajmë ZSH dhe stafin. Nuk e them që mos të shkruhen tema nga më të ndryshmet, mirpo të jenë shkrime pa përdorim të fyerjeve personale dhe grupore, fundja e fundit ne edhe nuk mund të ndryshojmë shumë fenomene sepse shteti ishte dashur të merrej me to dhe mjetet e informimit që financohen dhe kontrollohen nga pushteti. Të jemi të vetëdijshëm se vërtet ZSH është një pasuri e madhe, një mundësi e kompletuar edhe për ata që dikund nuk mund të depertojnë me shkrime nga cenzuarat gazetareske. ZSH ka nevoijë për neve, por konsideroj se ne kemi nevojë më shumë për ZSh-në, është je ona dhe jemi me të, ne e pasurojmë por jemi ata që edhe e ruajmë nga të këqijat dhe nga të këqinjët që me dëshirë disa do t' shlyenin nga interneti.

Të nderuar që shkruani dhe të nderuar që lexoni e komentoni, të jemi më të sjellshëm të tregojmë dinjitet dhe kulturë të mirësjelljes njerëzore dhe mos të shajmë e të përlahemi vullgarishtë, ai që shkruan e mbanë përgjegjësin dhe ai që komenton duhet ta ruaj fytyrëne vetë se nëse shahet shkruesi që jep mendimine vetë haptasë e lexuesi e shanë mbetet lexuesi i sharë se nuk dinë të shkruaj vetë.

Zemra shqiptare na duhet edhe më tutje e tillë siq është ne mundë të ndihmojmë stafin që të jetë gjithherë në rrjedha të ndryshimeve, pra edhe ne shqipatrët duhet të mësohemi ta duam dhe respektojmë atë që e kemi e kjo është vërtet Zemra Shqiptare.

Përgëzoj Z. Marku dhe tërë stafin për punën madhështore, për mendimin tim të mrekullueshëm.


(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora