Editorial
Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj
E merkure, 02.09.2009, 10:00 PM
Nga Enver Gjon Mehaj
Të dielën mbrëma më datën 30.08.09 në ora 23:35, derisa Isak (Ismet) Mehaj ishte në gjumë dhe unë lexoja librin "Sadams hemmeligheter" (Fshehtësitë e Sadamit) cingërron telefoni celular i Isakut. Numri ishte i fshehur. Iu përgjigja thirrjes si zakonisht me fjalë "Alo, urdhëroni". Thirrësi kishte vendosur të na kërcënojë. "A je ti Ismeti (Isaku)?" më pyeti. Pa asnjë hamendje ju përgjegja, "Po, zotëri" Pastaj më pyeti edhe një herë me zë më të egër që në këtë moment ma kujtonte tonin e lartë të zërit të policëve serb. "A je ti Ismeti (Isaku)?" "Po, unë jam Ismeti", iu përgjegja. "A di cka..., kam me ta pre kryet me thikë, në emër të Xhihadit" Në atë moment mbeta i shtanguar dhe nuk doja t`i besoj as kësaj telefonate. Por duke menduar se kërcënimet e para janë realizuar, atëherë vendosa t`i tregoj Isakut se ishte një kërcënim për të. Mendja na shkonte cdo kund. Kishim frikë se ishim të rrethuar dhe se koha kishte ardhur që edhe një herë të mbrohet pragu i shtëpisë Mehaj, por tash nga xhihadi shqiptar. Isakun e urdhërova të këndellet nga gjumi i parë bashkë me nënën e tij e cila flinte në dhomën tjetër. Menjëherë kontaktova me stacionin e policië në Pejë i cili më kaloi në atë të Istogut. Pasi e spjegova rastin, kërkova asistencë nga policia, e cila nuk ishte e njohur me terenin në thellësi të fshatit Prigodë. Atëherë alternativa tjetër ishte që ne të udhëtojmë me makinën tonë 1 km rrugë për të takuar policinë në qendër të Prigodës. Dolëm nga shtëpia me nxitim dhe shpejtësi nëpër errësirë deri te makina të cilën Isaku pastaj e ngaste me shpejtësi. Nëna e Isakut ishte e shqetësuar tejmase dhe mbante një sepatë në dorë. Kjo skenë i ngjante atyre të viteve 98/99. Mua më dukej ëndërr e trishtuar. Por kjo nuk ishte ëndërr, ishte realitet në Kosovë. Policia na shoqëroi deri në Istog, ku unë dhe Isaku deponuam informatat e nevojshme bashkë me telefonin celular. Në këto caste ishim të ndjekur nga shtëpia dhe toka jonë. Derisa kisha ortodokse serbe në Istog ruhet 24 orë nga policia kosovare ne detyroheshim të bëjmë gjumë në makinë jashtë shtëpisë dhe pa asnjë siguri. Nuk dëshironim ndihmë private por institucionale sepse kryeministri dhe presidenti i Kosovës po thirren në liri dhe demokraci për të gjithë kosovarët.
Realiteti i hidhur nuk pranohej nga ne dhe dyshonim se ndoshta dikush është tallur me ne, por as kjo s`na qetësonte. Cka të bëjmë? Ku të shkojmë?
Në këtë moment m`u kujtua një insert i filmit "Njeriu prej dheut" kur serbi gjuante me pushkë drejt shqiptarit për të bërë presion shpërnguljeje. Sot, këto janë shenjat e para të projektit "Xhihadi thërret" që sfidon qeverinë e Kosovës, projekte, të cilat janë kopjuar apo edhe hartuar nga serbët. Besoj që askush nga institucionet tona nuk mirret seriozisht me këto probleme edhe pse janë raportuar në zyrën e kryeministrit Thaqi. Athua qeveria e Kosovës pret për të intervenuar derisa dikush të likuidohet nga kjo organizatë terroriste? Jam i bindur se atëherë do të bëhet vonë, atëherë nuk do të mjaftojë ngushëllimi as nga Hashim Thaqi as nga Fatmir Sejdiu. Dua të rikujtoj rastin e zjarrvënies në shtëpinë ku kishte kaluar pushimet verore 2009 Bajram Gjergj Kabashi. Vetëm fati deshti që Tahiri, vëllau i Gjergjit, bashkë me të tjerët intervenuan me kohë dhe arritën të parandalojnë një tragjedi të shkaktuar nga terroristët 3 orë pas djegjes së shtëpisë së Mehaj-ve. Athua kemi të drejtë të vetmbrohemi nga terroristët të cilët qeveria e ka obligim për t`i burgosur? Ne mendojmë se e kemi kryer obligimin tonë qytetar ndaj institucioneve, duke i njoftuar ato me kohë dhe korrektësi.
Derisa kriminelët tani janë në liri, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë arrestimin e tyre dhe njëherit mbrojtjen institucionale të Isakut i cili me nënën e tij nuk fle i qetë sikurse të tjerët që kanë shtëpitë e tyre të rrethuara me rojë në Prishtinë.

Kjo foto është e shtëpisë Kabashi nga Gurrakoci |
Komentoni
Artikuj te tjere
Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
Hajdin Islami: Për të parën herë në shkollë, 36 mijë nxënës
Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?
Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
Skender Korça: Beteja me “protokollin”
Xhevat Rexhaj: E ardhmja e shqiptarëve ''unioni turko-arab''?!
Përgjigje deklaratës për shtyp të ''Forumit të të Rinjve Muslimanë'' të Kosovës nga familjet Mehaj dhe Kabashi të Istogut
Kallet shtëpia e familjes Mehaj dhe tentohet të kallet edhe shtëpia e vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit
Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
Ndue Ukaj: Froni i së djathtës
Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?
Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Arif Molliqi: Pushimet e kurbetçinjëve dhe plaçkitja e tyre
Alfred Papuçiu: Requiem për Shqipërinë dhe Europën
Mërgim Korça: Engjëlli ''Kristo Frashëri'' dhe Satanai i vonuar
Alfred Papuçiu: Mjaft më me padrejtësitë e historisë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës