Editorial
Xhevat Rexhaj: Pse dhe kush i frikëson dhe kërcënon opinionistët e ndryshëm që shkruajnë në faqe interneti
E enjte, 10.09.2009, 10:00 PM
PSE DHE KUSH I FRIKËSON DHE KËRCENON OPINIONISTËT E NDRYSHËM QË SHKRUAJNË NË FAQE INTERNETI
Nga Xhevat Rexhaj
Ka ardhur një kohë e vështirë, të shkruash a mos të shkruash, të shprehesh a mos të shprehesh, ta thuash mendimin a mos ta thuash, vërtet një mat pozicion për opinionistët e ndryshëm vullnetmirë.
Të shumtë janë njerëzit që patën menduar se me shkuarjen e Serbisë dhe shërbimeve të tyre sekrete nga Kosova frymëmarrja do të jetë më lehtë, mundësia do të jetë më e madhe dhe liria e fjalës do të jetë disi e garantuar. Por ja që po më duket se ne jemi duke u sjellur në labirinth, nuk po mundemi ende të gjejmë forcë që të konfrontohemi me realitetin dhe me mendimin e tjetrit, po shahemi, po friksohemi po torturohemi me etiketime të ndryshme si në kohën e Serbisë, atëhere Serbia thoshte ju jeni terrorista dhe nacionalista shqiptarë e tani disa njerëz dhe disa kinse shërbime po etiketojnë se je apo jeni spiuna serb e çka jo tjetër.
Fatkeqësishtë këto ndodhin brenda një shoqërie ku për mungesë argumentesh dhe faktesh ndaj ndonjë shkrimi kalon drejtëpërdrejtë në akuza të fëlliqta, në shpifje dhe në shantazhime të paqëndryeshme por ama të rrezikshme duke ditur se nuk ka kush të mbrojë. Sot në realitetin tonë kosovar është e mundur çdo gjë edhe ajo abstraktja, mund të rrezikohesh dhe të anatemohesh nga pseudo patriota dhe pseudo besimtarë, të cilët kur e vërejnë se kritikohet diçka jo e mirë dhe jo e dobishme për kombin me shpejtësi marramendëse të vejnë në shenjester të tyre dhe për fat të keq po e kanë edhe shpinen e nxehtë nga pushtetarë dhe institucionalistë të ndryshëm të cilët në një apo tjetër mënyrë janë të lidhur me ta, kuptohet për përfitime personale materiale.
Një shoqëri e shëndoshë ka nevojë për kritika dhe për vërejtje të ndryshme që kanë të bëjnë me përditshmërinë por edhe me të ardhmën e kombit, pra shoqërisë, e sidomos ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent në këtë periudhë kur edhe Institucionet tona janë të dobëta dhe janë të paafta në shumë sfera sepse janë të ardhur në pushtet nga një “ backgraund” jo i pastër dhe i dyshimtë andaj edhe ata të parët janë që dalin kundër kritikuesve sepse iu rrezikohet mirëqënja dhe karriera (pasurimi i tyre me larje parash).
Shoqëria e jonë, pra qytetarët e Republikës së Kosovës dita ditës bombardohen nga TV-të e ndryshme, nga gazetat e ndryshme të cilat thuaja kryekëput janë të varuar dhe të dirigjuara nga pushteti për të arriturat e tyre, ndersa realishtë sitet e ndryshme dhe tribunat e ndryshme të hapuar në internet janë ato që qytetarëve mund të ju ofrojnë realitetin dhe përditshmërinë e prekshme dhe të pashme për dhe rreth Kosovës. Shkrimet dhe debatimet në këto faqe interneti janë edhe një mundësi më e madhe për njerëz neutral dhe të pashitur te pushteti, këtu mund të debatohet edhe për probleme të tjera që preokupojnë jetën dhe familjen qytetare, mirëpo siq e ceka edhe më lartë, edhe këtu shqiptari e fut dorën dhe mundohet të ndalojë dhe të shkatërrojë dritaret që ofrojnë diq për lexues të ndryshëm, kur dihet se sitet janë madhështi që sot shqiptarët kanë hapësire dhe dijeni që të jenë koherent me kohën e internetit dhe me dhanjen e informatave para shumë mediumeve tjera të dirigjuara.
Shpesh më bëhet se ne shqiptarët jemi avangardë për të sulmuar dhe etiketuar njëri tjetrin dhe kur nuk kemi referenca të mirëfillta bëhemi primitiv dhe dalldauk duke akuzuar menjëhere ”bashkëpunëtor të serbisë filani e filani është shka e serbofil”, marri në vete është kjo kur kihet parasysh se ai që mundohet të thot diq për të mirë të kombit dhe qytetarëve të vet etiketohet nga matrapaz të ndryshëm që lehin pas parasë së padjersë. Shpesh edhe thuhet se ata nga diaspora nuk punojnë e kanë kohë të shkruajnë, kjo nuk është e vërtet fare, shqiptarët në mërgim punojnë edhe nga 12 orë në ditë për mirëqenje të familjesë dhe janë të angazhuar që përvojat dhe diturit e tyre të të sjellurit në një shoqëri demokratike dhe civilizuese të i qesin në letër.
Të shkruhet a mos të shkruhet, po, Republika e Kosovës ka dhe do të ketë probleme dhe shqetësime të mëdha me dy dukuri fatale, pushtetin e korruptuar dhe të rrezikshëm me shumë shërbime sekrete me matrapazët dhe përfituesit kinse besimtar- fetarë, koha do e dëshmojë këtë fatkeqësisht sepse Kosova është shëndrruar në një hambar ku është futur, misri, molla, dardha, hudhra, patatja e tjera, era ka me ju nie shumë e keqe se kur kalben këto së bashku mos qillofsha une aty.

Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Papuçiu: T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë
Ahmet Selmani: Papërgjegjësia e akademikut
Engjëll Koliqi: Edi Rama si të ishte i biri i Stalinit
Sabile Keçmezi-Basha: Serbia duhet të dënohet për veprat e saja
Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare
Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj
Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
Hajdin Islami: Për të parën herë në shkollë, 36 mijë nxënës
Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?
Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
Skender Korça: Beteja me “protokollin”
Xhevat Rexhaj: E ardhmja e shqiptarëve ''unioni turko-arab''?!
Përgjigje deklaratës për shtyp të ''Forumit të të Rinjve Muslimanë'' të Kosovës nga familjet Mehaj dhe Kabashi të Istogut
Kallet shtëpia e familjes Mehaj dhe tentohet të kallet edhe shtëpia e vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit
Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
Ndue Ukaj: Froni i së djathtës
Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë