Editorial
Engjëll Koliqi: Edi Rama si të ishte i biri i Stalinit
E marte, 08.09.2009, 08:30 PM
EDI RAMA SI TË ISHTE I BIRI I STALINIT
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Kaluan mbi dy muaj që në Republikën e Shqipërisë u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme politike – parlamentare. Vetëm dje u mblodh Kuvendi i ri, i bojkotuar nga opozita socialiste e Edi Ramës. Brënda këtyre dy muajve në Shqipërinë tonë kanë ndodhur shumë lëvizje politike, me hapa para, por mjerisht, edhe prapa. U dasht të kalojnë afër një muaj e gjysmë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i shpallë rezultatet zyrtare, sepse Edi Rama me argatët e tij socialistë (lexo: komunistë), haptas pengoi numërimin e votave. Të bindur për humbjen e tyre, ata i kërkonin me çdo kusht dhe me çdo çmim mandatet për në Kuvend. Bile, edhe me demonstrime që rrezikonin të shkaktojnë gjakderdhje. Ata kanë shkuar aq larg, saqë thonin se nuk do i njohin zgjedhjet dhe rezultatet e tyre. Bile shkuan aq larg, saqë tash edhe po e bojkotojnë Kuvendin, duke e quajtur si jolegjitim. Këto lëvizje antikombëtare dhe me plot gënjeshtra, Edi Rama me shokët e tij komunistë, i kanë lansuar edhe para zgjedhjeve e vazhdojnë t’i lansojnë edhe sot.
Si të ishte i biri i Stalinit Ai vazhdon ta izolojë Shqipërinë dhe ta pengojë në proceset integruese europiane. Bile Edi Rama është shprehur edhe kundër integrimeve kombëtare. Kur kryeministri Sali Berisha e mori kredinë e fundit për të përfunduar autostradën e kombit, Edi Rama me shokët komunistë e akuzuan atë se “po rëndonte pozitat ekonomike dhe financiare të Shqipërisë” me një projekt “krejt të pavlefshëm”. E çdokush sot e di se ajo autostradë, përveç funksionimit të bashkimit të kombit, edhe po e ndihmon ekonomikisht Shqipërinë. Le të kemi parasysh shtimin e turistëve vetëm gjatë kësaj vere që po e lëmë pas. Nëse ata turistë kanë shpenzuar vetëm nga një euro, janë mbledhur shumë para në Shqipëri, por e dijmë se ata kanë shpenzuar – secili qindëra euro.
I frikësuar nga hetimet në vazhdim dhe nga drejtësia shqiptare, Edi Rama pas gjithë asaj maskarade me lejet e ndeërtimit dhe keqpërdorimet tjera financiare në Bashkinë e Tiranës, me çdo kusht dhe me çdo çmim don ta rajë imunitetin e tij politik. Ëndërrën për kryeministër s’e realizoi dot. Për deputet nuk u kandidua dhe nuk konkurroi. Me rregulla demokracie Ai duhet tash ta lërë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe praktikish po e humb imunitetin politik. Në fund të gushtit u mbajt kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, ku Edi Rame me metodat më perfide komuniste-staliniane i eliminoi politikisht kundërshtarët – konkurrentët e drejtëpërdrejtë për kryetar partie dhe ata u “tërhoqën”. Ai kongresit i dha tjetër kahje, duke mos njohur procesin zgjedhor e institucione më të larta të vendit (qeverinë e parlamentin). Kështu e dëmtoi rëndë Shqipërinë në procesin e integrimeve europiane dhe në zhvillimin e prosperitetin e përgjithshëm.
Marrëveshja Berisha-Meta, respektivisht Partia Demokratike – Lëvizja Socialiste për Integrim, për një koalicion qeveritar e goditi atë aq rëndë saqë ia shoi edhe shpresën e fundit për shpalljen a pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe për përsëritjen e tyre. Mendonte se në rast përsëritjeje ai do i marrë mandatet me dhunë dhe me kërcënime. Nuk ngurroi Edi Rama edhe ta cilësojë si “tradhëtar” Ilir Metën, edhepse të gjithë e dijnë se kjo qeveri e këtij koalicioni do të jetë qeveria shqiptare e integrimeve.
Edi Rama. Zgjedhjet nuk i njeh. Bojkoton Kuvendin dhe Qeverinë, për te ilegjitime. Fyen dhe ofendon liderët e institucioneve shtetërore dhe popullin që nuk votoi për te. Gjeste dhe veprime këto kundër shqiptarëve dhe në dëm të kombit. Tamam si të ishte i biri i Stalinit. Deri kur dhe deri ku kështu?!...

Komentoni
Artikuj te tjere
Sabile Keçmezi-Basha: Serbia duhet të dënohet për veprat e saja
Xhevat Rexhaj: Faqja - Zemra Shqiptare - Vërtet është Shqiptare
Vazhdojnë kërcënimet ndaj familjes Mehaj
Dorian Koçi: Pesha e Stabilitetit
Hajdin Islami: Për të parën herë në shkollë, 36 mijë nxënës
Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?
Sami Repishti: Kosova nuk ka vend për ''talibanë''
Skender Korça: Beteja me “protokollin”
Xhevat Rexhaj: E ardhmja e shqiptarëve ''unioni turko-arab''?!
Përgjigje deklaratës për shtyp të ''Forumit të të Rinjve Muslimanë'' të Kosovës nga familjet Mehaj dhe Kabashi të Istogut
Kallet shtëpia e familjes Mehaj dhe tentohet të kallet edhe shtëpia e vëllait të Gjergj-Bajram Kabashit
Dorian Koçi: Paragjykimet antishqiptare
Ndue Ukaj: Froni i së djathtës
Albert Voka: Mendime të pa/pjekura, apo: Mahnitje hyjnore
Ndue Ukaj: Historia dhe shqiptarët
Baki Ymeri: Serbët e Mitrovicës e provokojnë Kosovën sipas rekomandimeve antiamerikane të udbashëve të Beogradit
Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Refik Hasani: Në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të vendoset një mision i përhershëm paqësor i OKB-së apo i NATO-s!?
Engjëll Koliqi: Edi Rama - Shqiptarët duan dhe meritojnë demokracinë dhe qetësinë
Arif Molliqi: Pushimet e kurbetçinjëve dhe plaçkitja e tyre