Kosovare Asllani, ylli i futbollit evropian
| E Shtune, 01.08.2009, 10:26 AM |

Kosovare Asllani në aksion
E do Ligën e Kampionëve


Kosovare Asllani po kalon nëpër një formë shumë të mirë këtë sezon. Sulmuesja kosovare, përveç titullit dhe Kupës së Suedisë me skuadrën Linkopings, e do edhe Ligën e Kampionëve.

Kosovare Asllani synon ta fitojë trofeun më të çmueshëm evropian - Ligën e Kampionëve. Futbollistja kosovare me nënshtetësi suedeze, e cila krahasohet me versionin femër të yllit suedez Zlatan Ibrahimoviç, i ka treguar synimet e saj me klubin Linköpings FC.

Nënkampioni i Suedisë në Damallsvenskan (elita e futbollit suedez në konkurrencën e femrave) do të ballafaqohet me klubin FC Moldovan Roma Calf në kualifikime të Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se kemi mundësi të mira të fitojmë. Do të ishte qesharake nëse nuk do të fitonim. Nuk besoj se do të ketë probleme”, tha 20 vjeçarja të enjten për Sport-Expressen.

Kosovarja po kalon një formë shumë të mirë. Madje në kampionatin suedez javës që shkoi ajo realizoi 4 gola. Sulmuesja kosovare dëshiron të vazhdojë me shënimin e golave për ta ndihmuar ekipin Linköpings FC t’i arrijë objektivat.

“Mjafton që ta dëgjoni emrin Liga e Kampionëve, kështu që do të ndryshojë gjendja juaj. Ky kompeticion është një gjë që dëshirojmë ta fitojmë, si dhe kupa të tjera”, vazhdoi Asllani.

Futbollistja kosovare e ka xhiruar një mini-klip, ku shihet duke zhongluar me çamçakëz njëjtë siç kishte bërë më parë Zlatan Ibrahimoviç. “Kush është Zlatani?”- thoshte ajo me shaka pasi e përfundoi klipin.

“Është një gjë zbavitëse. Zlatan kishte bërë goditje më shumë se unë, por ai e kishte çamçakëzin shumë më të madh. Edhe unë do të bëja aq goditje sa Zlatan, po ta kisha të njëjtin çamçakëz si ai”, tha Asllani. Klipi i futbollistes kosovare është plasuar në uebfaqen suedeze SportExpressen.se.

Gazeta Express

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: