P.B.K.D.Sh: Veprimtaria materiel - financiare, Pushimi i Ekzistimit, Dispozitat perfundimtare
| E Marte, 30.09.2008, 03:04 PM |

KREU I -IV- të

 

VEPRIMTARIA MATERIALE - FINANCIARE E P.B.K.D.SH.

 

Neni 34:

 

  1. Lëvizja  jonë, mjetet financiare i siguron nga pagesa e anëtarësisë së detyrueshme nga çdo anëtar/e i (e) regjistruar rregullisht, si dhe nga ndihmat apo kontributet që japin anëtarët e BKDSH, donatorët, organizatat e ndryshme bamirëse, shtypi partiak dhe veprimtaria e vetë BKDSH;
  2. Mjetet financiare i shfrytëzon, në harmoni me këtë Statut, Kryesia e Komitetit Kombëtar për nevojat e përgjithshme të BKDSH, përkatësisht për format e caktuara të veprimit.
  3. Mjetet financiare të grumbulluara në bazë: Aktiv si dhe vjelja e anëtarësisë së detyrueshme dhe ndarja e këtyre mjeteve financiare dikastereve të ndryshme partiake, është detajuar në Nenin 27 të “Rregullores së Brendshme të Punës së Komitetit Kombëtar të BKDSH”, dhe ato do të ndahen pikërisht sipas asaj shkalle të skematizuar.
  4. Forumi i Gruas si dhe Forumi Rinor i BKDSH kanë të njëjtat obligime financiare ndaj Thesarit së PBKDSH si strukturat e tjera partiake edhe këto dy forume i kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Arkës së Përgjithshme të BKDSH.
  5. Me mjetet financiare të tërë partisë sonë, udhëheq Seksioni për çështje ekonomiko-financiare që me Rregulloren tonë njihet me emrin Thesaria e BKDSH.

Administrimin dhe grumbullimin e mjeteve financiare e udhëheq Arkëtari Kryesor i cili merr dhe jep shuma të hollash vetëm me Fletëpagesa të rregullta.

 

Çdo pagim, qoftë për hyrje apo për dalje (shpenzime), duhet të pajiset me dëftesë të rregullt me nënshkrim dhe me vulë të arkëtarit si dhe nënshkrimi i marrësit, gjegjësisht dhënësit të shumës në fjalë. Përndryshe, veprohet kundër rregullave financiare dhe shkelet ky Statut dhe Rregullorja e Brendshme e Punës së BKDSH

 

  1. Arkëtari kryesor është i obliguar që, për çdo vit kalendarik t’i paraqesë PASQYRËN E LLOGARISË FINANCIARE Kryesisë së K. K si dhe në Kuvende të përgjithshme (Kombëtare) të BKDSH, paraqitet Raporti mbi gjendjen financiare, i cili në të tre rastet duhet të jetë i verifikuar nga Komisioni Kontrollues i Arkës, qoftë ai nga Komitetet Drejtuese, qoftë Komisioni Kontrollues i Arkës i K. K të BKDSH.

 

Verifikimi bëhet me shkrim nga këto Komisione dhe nënshkruhet nga Komisioni në fjalë një procesverbal i veçantë i cili shërben si dëshmi për mbulimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të bëra.

 

Neni 35:

 

Mënyra e sigurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare të BKDSH i nënshtrohet kontrollit të rregullt nga ana e Kontabilitetit shoqëror dhe verifikimit publik pranë organeve kompetente shtetërore.

 

Në mërgim, mjetet financiare të BKDSH e cila e ka selinë në RF të Gjermanisë dhe që është e njohur (regjistruar) edhe zyrtarisht edhe nga shteti gjerman me dekret të posaçëm shtetëror, kontrollohet nga Enti Financiar Gjerman për çdo vit, duke i paraqitur këtij enti dokumentacionin e plotë bankar dhe administrativ për të ardhurat si dhe dokumentacionin për shpenzime. Ky Ent në Gjermani quhet FINANZAMT (Financamt).  

 

KREU I -V-të

 

PUSHIMI I EKZISTIMIT TË B.K.D.SH.

 

Neni 36:

 

  1. BKDSH pushon së vepruari me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm (Kombëtar) të Anëtarëve të kësaj Lëvizje  në pajtim me ligjin shtetëror të Shqipërisë;
  2. Shuarja e LBKDSH bëhet vetëm pasi ky vendim të jetë miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Anëtarëve (Kongresi) i BKDSH. Përndryshe veprohet kundër ligjit dhe dëmtohet ky Statut.
  3. Lidhur me ndërrimin e selisë dhe kushtet e tjera të punës së BKDSH, në rrethana të caktuara, merr vendim Kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH.
  4. Kur BKDSH - pushon së ekzistuari:

a.      Kur numri i anëtarëve bie nën numrin e përcaktuar me ligj;

b.     Kur nuk ka mjete materiale për veprim të mëtjeshëm;

c.      Kur gjatë koalicionit shkrihet në parti tjetër.

 

KREU I -VI-të

 

DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

 

Neni 37:

 

Ky Statut është hartuar duke pasur për bazë tre dokumente me rëndësi kapitale për BKDSH e ato janë:

1.      Statuti dhe Programi i Organizatës “BESA KOMBËTARE” të Prof. Ymer BERISHA nga viti 1943/44;

2.      Kanunoren e Organizatës “VOTRA KOSOVARE NACIONAL - DEMOKRATIKE SHQIPAtri” të datës 6 gusht 1952;

3.      Kanunoren e Besëlidhjes Nacionale (Kombëtare) Demokratike Shqiptare të datës 16 gusht 1972;

 

Si dhe duke u bazar në nenin nr. 10 të ligjit nr. 7502, datë 25. 07. 1991 “Për partitë politike”, të Shqipërisë dhe i është paraqitur për miratim Kongresit të 7 - të Kombëtar të BKDSH që u mbajt më 3 - 4 mars, 1994, në Tiranë dhe që e miratoi plotësisht këtë statut.   

 

4.      Propozimet për plotësimin apo ndryshimin e këtij Statuti, e jep Kryesia e Komitetit Kombëtar në bazë të kërkesave të bëra me shkrim duke argumentuar kërkesën me fakte e argumente nga:

a.      të tre Komitetet Drejtuese të BKDSH: Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, si dhe të  Mërgimit;

b.      komiteti Drejtues i Forumit të Gruas së BKDSH;

c.      komiteti Drejtues i Forumit Rinor të BKDSH;

          ç.   këshillat Drejtuese të Degëve kur kërkesën e tyre

                e bashkojnë me të njëjtat kërkesa edhe së paku

                të 5 Degëve të tjera të BKDSH si dhe;

d.     anëtarët e BKDSH kur dalin me iniciativa private - personale duke argumentuar kërkesën e tyre me fakte juridike, historike dhe politike.

 

5.      Iniciativa dhe procedura për ndryshimin e Statutit fillon nëse këto ndryshime deklarohen nga 2/3 e Anëtarëve të Kryesisë së Komitetit Kombëtar; 1/2+1 e Delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm (Kongresit), të BKDSH ose 3 nga 4 Kryesitë e Komiteteve Drejtuese siç janë K. D i Shqipërisë, Kosovës, i Mërgimit, K.D. i Forumit të Gruas si dhe K. D i Forumit Rinor të BKDSH.

6.      Ndryshimet, plotësimet apo anulimet e ndonjë Neni, Kryerreshti të ndonjë Neni, “pike” apo Kreu të Këtij Statuti, bëhen vetëm në KUVENDIN E PËRGJITHSHËM (Kongresin) e BKDSH.

7.      Pa aprovimin e Kuvendit (Kongresit), të gjitha ndryshimet, shtojcat apo çfarëdo qoftë përmirësimi, janë të paligjshme dhe nuk kanë vlerë juridike dhe as që obligojnë Besëlidhjen tonë apo anëtarët e saj për zbatim.

 

Neni 38:

 

Ky Statut hyn në fuqi në ditën e aprovimit në Kuvendin e Përgjithshëm (Kongresin) Kombëtar të BKDSH.

 

Neni 39: 

 

Ky statut është miratuar në Mbledhjen e parë të Këshillit Nismëtar të BKDSH në Shqipëri, mbajtur më 28 korrik, 1991, në Tiranë, (në hotel “Arbëria”).

 

Neni 40:

 

Këtë statut e ka miratuar bashkë me programin, parimet themelore dhe rregulloren e brendshme të punës, Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, me Urdhërin nr. 4 të datës 4, mars, 1992 nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë, z. doc. Kudret Çela.

 

Gjithashtu edhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës me Aktvendimin nr. 01., nr. 009/95, Prishtinë, datë 10. 06. 1995 ka kryer regjistrimin e BKDSH-së në regjistrin e Organizatave Politike të Republikës së Kosovës (duke e nënshkruar këtë aktvendim vetë Ministri i Drejtësisë, z. Halit Muharremi).

 

 Neni 41:

 

Këtë statut e aprovuan, pasiqë e dëgjuan me vëmendje të madhe, duke analizuar pikë për pikë, delegatët e Kongresit të 6-të të Jashtëzakonshëm të BKDSH që u mbajt në mërgim më 16 maj, 1992 në Shtutgart të Gjermanisë duke nënshkruar dokumentin origjinal i cili gjendet në Arkivin qendror të K. K të BKDSH.       

 

Neni 42:

 

Këshillin Nismëtar për legalizimin dhe konsolidimin e BKDSH në Kosovë dhe viset e tjera nën okupimin e ish - Jugosllavisë, në Mbledhjen e tij të mbajtur në Prishtinë, më 15. 06. 1992, pasi e shqyrtoi këtë Statut si dhe Parimet themelore dhe Regulloren e Brendshme të Punës së BKDSH -së, të gjitha i aprovoi duke i nënshkruar enkas për nevojat e këtij Këshilli si dhe duke u bazuar në rrethanat politike ekzistuese atje.  

 

Neni 43:

 

Këtë statut, bashkë me programin, parimet thmelore si dhe rregulloren e brendshme të punës të Komitetit Kombëtar të paraqitur në Kuvendin e 7 - të Kombëtar të BKDSH që u mbajt në Tiranë më 3 - 4 mars, 1994, për aprovim, Kuvendi në fjalë, pas një debiti disa orësh duke analizuar pikë për pikë i ka aprovuar të gjitha këto dokumente dhe ka autorizuar Kryesinë e Punës së atij Kuvendi Historik i cili mbahet për herë të parë pas 51 vite të kësaj Besëlidhje, në kryeqytetin e shtetit të Shqipërisë, që të gjitha t’i nënshkruajë dhe t’i depozitojë në arkivin qendror të BKDSH.

 

Kryesia e punës së Kongresit të 7 – të Kombëtar të BKDSH ka pasur këtë përbërje:  

 

Emil Kastrioti - Kryetar

Sylajman Sylemjani - anëtar

Remzi Ponari - anëtar

Selim Ahmetaj - anëtar

Besim Doçi - anëtar



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: