Fahri Xharra: Antiamerikanizmi i profesorit
| E Enjte, 12.04.2018, 08:59 PM |

Antiamerikanizmi i profesorit M.K.

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Sa mjerim që jeta e vërtetoi të vërtetën e fqinjëve tanë tokësor dhe përpara saj bëhen ujë të premtimet dhe lajkat demagogjike e dinake. Historia ka provuar se të gjithë mashtruesit, demagogët, tiranët e çdo kalibri gjithmonë kanë premtuar fusha me lule. Neroni dogji Romën duke premtuar se donte të nginte një tjetër me të bukur. Hitleri i vuri zjarrin botës duke premtuar një rend të ri. Stalini dhe gjithë diktatorët komuniste flisnin për ideale duke bërë krime. Kush ka folur më shumë se ata kur vendosën diktaturën komuniste  tek ne, më të përgjakshmen në Europë, për lirinë e demokracinë e vendeve imperialiste dhe revizioniste, se  liria e ynë servohej si  më i lumtura?

Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti. Tradhti në Perëndim konsiderohet, kur një individ vepron kundër interesave nacionale. Antiamerikanizmi nuk është vetëm mosmirënjohje, por është edhe përgatitje për ta kthyer Serbinë në Bondsteel. Serbia po punon për këtë dhe dalëngadalë po pranohen shpjegimet e saja. Harroni përrallat për abetare se kufitarët kosovarë mbrojnë kufijtë. Policia serbe hyn e del në veri kur t’ i teket. Shtetin e Kosovës nuk mbron askush, e as nuk mund ta bëjë, përveç  Bondsteelit. (nga Lis Bukuroca )

Ç’premtoi  antiamerikanizmi?  Lirinë e shamisë, lirinë e errësirës së ferexhesë , lirinë e shkuarjes në luftërat fetare në Azi . Cilat qenë rrjedhojat? Me mashtrime  ordinere për përvetësimin emasës së pa informuar.

Antiamerikanët e kërkuan largimin e çdo prezence ndërkombëtare( Unmik , OSBE, Eulex, NATO ) , dhe krijimin e livadhit të pambrojtur për kullotjen e lire të dreqit të mallkuar. Antiamerikanët nuk e folën asnjë gjë kundër qindra e qindra xhamive të panevojshme për ne dhe për tokat tona,të cilat po e shpojnë qiellin  e lirë nga euro-amerikanët .

A mos i kemi demagogët e demokracisë në skenën politike , në parlament, në komisionet  parlamentare ? Ne fakultete ? A mos i kemi më të zhurmshmit ata patriotët informatorë të Erdoganit? A nuk është ky antiamerikanizëm. Ku qëndron ideali kombëtar i antiamerikanizmit ? :  “Prandaj, pa aleancën me SHBA, ne shqiptarët mbetemi të zbuluar ndaj rrezikut. Rrjedhimisht, kjo është dhe mbetet dashuri me interes, dashuri nga zori. Në disa manifestime kjo lloj dashurie është edhe naive, por në realitet është pajtim me një pozicion neokolonial ( profesori ).” Ncncncnc!

Kush na i solli këta mjeranë që e duan kthimin prapa të rrotës së historisë ? Athua mos antiamerikanët  janë “Dora e zgjatur e Udb-ës” pyet Merita Demiri , . A me të vërtetë kemi panamerikanizëm infantil ?

Athua antiamerikanizmi  është  kur thuhet : “ zbehja e identitetit kombëtar në disa fragmente, e stimuluar po nga ndikimi amerikan, ka krijuar vakum dhe i ka shtyrë ata persona drejt krizës së identitetit dhe drejt tjetërsimit identitar.” (  e thënë nga profesori )

A duhen më prova të tjera që të binden ata që gjer dje u treguan naivë nga fjalët e bukura, të cilat u shoqëruan me vepra të zeza si: përçarja fetare, antikombëtarizëm,  sy mbyllje përpara propagandës së çfrenuar antishqiptare me libra e broshura, flamurë turq e parulla? Mendoj se ata që bëjnë sikur s’ janë bindur, kanë arsye të tjera.

Po kjo  : “ Rusia është për ne ashtu siç ishte fantazma e Hanibalit për fëmijët romakë,vazhdimisht para derës. Por, në rastin tonë, jo si një parullë e nënave histerike, për t’i frikësuar fëmijët e pagjumë. por sipas profesorit  për të” ngjallur” artificialisht pro-amerikanizmin shqiptar . “.

“Andaj mbështetja në SHBA-të është bërë e tillë, saqë ne shtiremi si vetëm entuziastë pro-amerikanë (a panemerikanë!) pa qenë vetëm të tillë. Bile edhe duke e vënë në sprova identitetin dhe interesin tonë mirëfilli evropian, si edhe identitetin fetar të shumicës.” - Pra , sa më larg Amerikës thotë profesori sepse sipas tij  kemi identitet tjetër fetar .

Nuk janë fajtorë ekstremistët fetarë. Ata kanë mësuar një libër përmendsh dhe mendojnë ta bëjnë popullin ashtu si kanë parë vendet ku kanë mësuar librin. Fajet të mëdha për ekzistencën e tyre ka: heshtja dhe motivimi i R.Qosjes, , heshtja e Shërbimit Sekret, heshtja e prokurorisë dhe gjykatës. Të gjithë këta si dhe ne individualisht, kemi ndihmuar profilimin e tyre, qoftë duke i lexuar, qoftë duke shikuar videot e tyre(LB)…të gjitha me qëllim antiamerikanizmin !

Po kjo : “« Roli i shqiptarëve në aleancën e NATO-s dhe me SHBA-të është i fokusuar si rol antirus dhe antiserb. Derisa të jetë nevoja amerikane dhe e NATO-s për këtë rol antirus, shqiptarët do të jenë aleatë preferencialë, natyrisht nëse dinë ta shfrytëzojnë këtë rol. Por, nuk do të jetë e lehtë të përmbushet tërësisht ky partneritet, jo për arsye gjeopolitike e gjeostrategjike. Nuk mund të fshihet as në këso kontekstesh fakti që shumica e shqiptarëve i përkasin fesë islame dhe gjithashtu një numër i madh i tyre identifikohen me ideologji të majta, gjë që në situata të ndryshme mund të shkaktojë fërkime ose mosbesim (Milazim Krasniqi )” A nuk është ky antiamerikanizëm?

Profesori vazhdon : “E para, ka të bëjë me dyshimet mbi qëllimet e SHBA-ve në mbrojtjen e shqiptarëve. Ka që thonë se SHBA-të e kanë vetëm për interesat e veta. Natyrisht, SHBA-të si superfuqi, i projekton vetëm interesat e veta në të gjithë botën, prandaj edhe në Ballkan... Thënë thjesht, kjo aleancë edhe nga pozicioni shqiptar është e mbështetur ekskluzivisht në interesa gjeopolitike e gjeostrategjike dhe, si e tillë, duhet të kuptohet e të kultivohet. Moralizimet se gjoja SHBA-të në rajone të tjera bëjnë këtë e atë veprim, nuk mund të merren si serioze për promovimin e aleancës strategjike të shqiptarëve me SHBA-të në territorin dhe në kohën konkrete.”

Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është tradhti :“Vetëm sepse këta (misionarët françeskanë) kishin ndërtuar një uratore pak ndryshe prej zakonit të këtij vendi, në një fshat (të quajtur) Troshan në juridiksionin tim, kaq shumë u tërbuan turqit kryesorë të Shqipërisë, saqë e rrënuan dhe e asgjësuan atë uratore që nga themeli, kurse lëndën drusore të saj e ka marrë për vete një turk i fuqishëm. Nuk u kënaqën me kaq, por menjëherë kapën zëvendësprefektin e misionit me dy etër të tjerë dhe, pasi i kyçën në një shtëpi të një zoti kryesor turk të Shqipërisë, i vunë çdo lloj prangash të rënda në qafë dhe, në këto mundime, kanë qëndruar 4 muaj. Pasi zotërit turq bënë shumë mbledhje për të shoshitur si të na shkaktonin një vdekje mizore, si atyre etërve si neve, më në fund, me mundim shumë të madh tonin e me mjete e marifete të ndryshme, i kemi shpaguar ata etër nga duart shtazore e sakrilege të të pafeve, duke mbledhur te varfëria jonë dhe e besimtarëve rreth 15 mijë aspra, ashtu edhe kemi hyrë ne vetë dorëzanë për ata etër për një vit. O Zot shumë i lartë, nuk mund të shkruhen vuajtjet tona të përditshme, shpifjet dhe kërcënimet që na vijnë prej atyre tiranëve. Në meshimet tuaja lutuni për ne shumë të shkretët”.( Pjesë nga një letër e Frang Bardhit, drejtuar një prelati në Romë më 6 Nëntor 1639 )”



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: