Demir Krasniqi: Shpella e Radavcit - Bukuroshja e fjetur
| E Diel, 05.11.2017, 12:37 PM |

SHPELLA E RADAVCIT  - “BUKUROSHJA E FJETUR”

 

Do ta marr në prehër çiftelinë e bacit –

T’ ia  këndoj një këngë Shpellës së Radavcit !

Këtë bukuri  t’ rrallë  që kurrë  nuk është tretur –

Populli e ka quajtur : “Bukuroshja  e fjetur” !

Refreni :

Bukuri madhështore nga gjiri i tokës –

Nga bjeshkët shkëmbore rrjedh Drini i Bardhë !

Me valët e pastra me i tregua gjithë botës –

Nga Shpella e Radavcit rrjedh lumi  shqiptarë !

 

Te “Ujëvara e Drinit”, ne ndalemi prore –

Që ta kënaqim shpirtin n’ freskinë  natyrore !

Te “Ujëvara e Drinit”, te kjo bukuri –

Gjejmë  rini , t’ moshuar , familjarë me fëmijë !...

 

Këtë  dhunti  natyre , ata e shfrytëzojnë prore –

Për t’ kremtuar njërën nga  gëzimet  jetësore !

Për t’ kremtuar ditëlindje , ngjarje  lumturie ,

Fejesa e martesa , kurorë  dashurie !...

 

Sapo i ofrohemi kësaj  mrekullie  natyrale –

N’ hapa të parë hasim n’ mikpritje tradicionale !

Mikpritësit n’ çdo hap – vizitorët i shoqërojnë

Me sqarime t’ bollshme , ata i informojnë !

 

Nga valët e ndritshme  të ujit të rrjedhës –

Bukuri t’ veçanta kanë  vaskat e shpellës !

Shpella ka dy hyrje për çdo kënd që shkoftë –

Ka hyrjen e ngrohtë dhe hyrjen e ftohtë !

 

N’ këtë Shpellë vizitorët , që shkojnë për lakmi –

E ka korridorin 300 metra gjatësi !

Shpella në brendësi , tri galeri ka prore –

Ka galerinë hyrëse , të vaskave dhe  qendrore!...

 

Këtë Shpellë , Perëndia kur e ka krijuar –

Plot me zbukurime  e  ka dekoruar !

Stalagmite, stalaktite , mermer , gurë gëlqere ,

Në brendi të saj ka dhe t’ vogla liqene !...

 

Shumë arkeologë , Shpellën    kanë  hulumtuar ,

Ata  me shumë fakte e kanë vërtetuar –

Se me mijëra vite kjo  ka ekzistuar ,

Madje kjo Shpellë herët , ishte e banuar !...

 

Në brendi të Shpellës , ka shumë sihariqe –

Në te jetojnë katër lloje t’ lakuriqëve !...

Shpella ishte hulumtuar shumë vite  më parë –

Por , s’ ka qenë e njohur për  shumë qytetarë !

 

“Bukuroshja e fjetur “ ka për t’u ringjallë –

Nga turistë vendorë edhe ndërkombëtarë !

Me zhvillime tradicionale  të hotelerisë ,

Me punësime  profesionale  të punëtorisë !

 

Nga “Bukuroshja e fjetur” , kush do të largohet –

Gryka e  Radavcit , gjithë do t’i  kujtohet  !

Do të rrojnë me ndjenja  se do t’ kthehen prore –

Që ta kënaqin shpirtin me bukuritë natyrore !

 

Me gurgullimë t’ ujit , që rrjedhë në  ujëvarë –

Nga burimi i  pastër i  Drinit të Bardhë !

Nga Bjeshkët e Nemuna dhe Gryka e Rugovës –

Kënaqemi me natyrën e bukur të Kosovës !

 

Gjilan, më 15.10.2017. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: