http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Dedë Preqi: Përrallat tona politike
| E Merkure, 11.10.2017, 08:22 PM |

SHUMË VENDE MIKE PO NGOPËN ME PËRRALLAT TONA POLITIKE

Nga Dedë Preqi

Do të quhej politikë absurde, e cila e rëndon rrolin dhe marrëdhëniet e një shoqërie me një shoqëri tjetër dhe që s’dinë ti afrohet miqve të vet, nëse ata i dëbon me fjalë dhe të dhëna pa fakte, ata miqë që i krijuan dje, burrështatasit e paqës së këtij vendi, do i përbuzin sot njerëzit e kësaj politike shkurtpamëse , të cilët në një ambient ku synimet e të ardhmës të këtij populli pritët të shkojnë në përparim dhe zhvillim të vendit, krijohet një politikë kontraverse, duke i larguar pak ngapak miqtë që investuan me gjithë arsenalin e tyre për lirinë dhe të mirën e këtij vendi.

Ndërkaq, në Kosovë, liria dhe demokracia që e kanë përqafuar qytetarët e vendit në këtë mënyrë mundet të vritët nga politikat e tilla, të cilat nuk kanë përspektivë dhe janë koncepte të gabuara në parim, që nuk e bashkojnë dhe afrojnë popullin e vendit tonë me popujt tjerë të vendeve të zhvilluara të perëndimit dhe më gjerë.

Prandaj, vendet e zhvilluara të perëndimit në krye me SHBA-të, Gjermaninë, Britaninë, dhe shumë vende tjera, do të ishin udhërrëfyeset superiore të aspiratave dhe synimëve tona, të cilat në vazhdimësi e treguan përkushtimin ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj deri në ditët e sotme. Kështu që bota e qytetëruar do e vlerësonte dhe çmonte politikën dhe praktikat e tilla, poashtu këtë karakter humanitar, shoqëror dhe njerëzor nuk do e mohonte as populli shqiptarë i Kosovës, duke e konsideruar ndihmën e tyre si një sakrificë të pa zavendësueshme që përcaktoi edhe fatin e këtij populli.

Natyrisht se kanë të drejtë ata që e përfillin mendjen dhe vijnë në përfundim se, nuk do ekzistonte Kosova e lirë dhe sovrane, pa ndihmën dhe sakrificën e këtyre vendeve, prandaj, shoqëria kosovare me politikat e veta duhet të jetë vigjilente dhe shumë e kujdesshme ndaj vlerave të këtyre vendeve, duke e kultivuar në mënyrë të vazhdueshme miqësinë dhe politikën përmanente ndaj këtyre miqve të Kosovës.

Nga këto arsye dhe shumë të tjera, do i quanim të pa frytshme akuzat e kryetarit Thaçi, drejtuar Bashkësisë Ndërkombëtare, për çështjen e pa përspektivës kosovare dhe ndaj Gjykatës Speciale. Ndryshe nga opinionet dhe mediumet ditore, që vijnë  nga këndet e pa pajtueshme me disa politika të BE-së, që Kosovën, e ndanë si dele të zezë në mes të Evropës.  Dhe ndryshe do të tingëllonte fjala e kryetarit të vendit dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare, të cilat z.Thaçi, do duhej ti përpunonte më mirë sepse, çështja e gjitha problemëve që e kanë kapluar vendin, nuk qëndron për fajin e Bashkësisë Ndërkombëtare, por kjo çështje duhet të adresohet politikës së dobët dhe qeverisjes Thaçi, së bashku me akterët e derigjuar politik.

Dhe akuzat e z.Thaçi, ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare për formimin e Gjykatës Speciale, janë të vonuara dhe të çuditshme, kur këtë procedurë e ka miratuar dhe votuar vetë në Parlamentin e Kosovës, deri sa ishte kryeministër i vendit. Apo, akuzat e tilla janë fryer nga mllefi dhe zhgënjimi, nëse e ka kuptuar se grepi i Gjykatës Speciale, është hedhur edhe për peshqit e mëdhenjë, apo edhe për vet z.Thaçi, duke u përfshi në këtë procedurë, sipas aktakuzës të Dick Martit.

Kundër këtyre akuzave reaguan Ambasadori i SHBA-ve edhe ambasadori i Britanisë, i cili ky i fundit u largue nga pjesëmarrja e këtij debati, kur dëgjoi akuzat e presidentit Hashim Thaçi, drejtuar Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjykata Speciale në Kosovë, nuk u themelue me kushte dhe në këmbim të asaj që Kosova të anëtarësohet në organizatat Ndërkombëtare dhe me Liberalizimin e vizave për qytetarët kosovar, sipas asaj që akuzon Thaçi, por rëndësia e Gjykatës Speciale, është që të tregohet gadishmëria e Kosovës, për të zbuluar akuzat e Dick Martit mbi  të bëmat e disa pjesëtarëve të UçK-së,  dhe rastet tjera, të cilat lidhën me vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Nuk përjashtohet çështja se, shumë vende mike po ngopën me përrallat tona politike, që për fat të keq këtë rrëfim po e përjeton rëndë qytetari i Kosovës, dhe ky problem, jo që po e preukupon edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, por për faktin se, po e ngarkon gjithnjë e më shumë në vijim përspektivën e këtij vendi, që fajtorët kujdestarë e të gjitha këtyre ngecjeve, janë të njohura nga qeveritë e dobëta të njëpasnjëshme, të pa afta dhe korruptive, në krye me udhëheqjen e PDK-së, dhe me z.Thaçi, që sjellën më shumë intriga e manipulime, se sa rrezulltate të frytshme dhe prodhime, duke e degraduar rëndë ekonominë, drejtësinë, shëndetësinë dhe arsimin e këtij vendi, pa të cilat Kosova dhe populli i saj nuk ka fare  përspektivë dhe nuk mundet të zhvillohet, apo të mbijetojë si shtet sovran.