Zejdush Kastrati: Vota e shejte, Prishtina e jona!
| E Diel, 01.10.2017, 10:07 AM |

Vota eshte e shejte, Prishtina eshte e jona !

Nga Zejdush Kastrati

Ne veqanti, per Prishtinen, per kryetar komune, eshte dashur te kandidoj,por  edhe te fitoj (,asnjeri nga keta te nominuarit nga subjektet politike,) nje person krejt tjeter, i pavarur politikisht,dhe  autoritet qe nuk ,”i palohet”liderit apo klanit te subjektit politik,por qe, mbi te gjitha, eshte prishtinali  me rrenje,qe njeh mire qytetin dhe mentalitetin e banoreve,qe  profesioanlisht, moralisht, kombetarisht, ...ploteson kerkesat dhe nevojat e votuesve,perkatesisht, banoreve (jo qytetareve,sepse,he per he, ketu nuk banon kjo kategori ) te Prishtines,e jo si keta, te nominuarit, qe te vetmen dhunti e pasion, e kane premtimin,ofendimin, ,inskenimin, perqamjen, nderskamcat,genjeshtren,pasurimin...!

Prishtina,si metropol,i keq i mire,i vogel,i madh,eshte i vetmi per ne, si qender e selive diplomatike,por edhe Universitare,qe ka nevoje si organizmi i njeriut,per buke uje e kryp,per nje kryetar,qe nuk rren, edhe kur gabon, apo me vetedije bene nje veprim qe nuk eshte dashur ta bej,por pranon fajin dhe kerkon falje,per nje kryetar qe me deklarata nuk ofendon votuesin,pa marre parasysh se cilit subjekt politik i takon,per nje kryetar,qe merret me gropat dhe hallet infrastrukturore te qytetit, e jo me problemet e  nivelit qendror,per nje kryetar qe kur rrit tatimin ne prone,automatiksht,mjetet e grumbulluara nga ku tatim, i investon ne mirembajtje te shkollave,

objekteve publike,fasadim, rryme,uje kanalizim ,fisnikrim ambienti...!

Prishtina,ka pasur dhe ka nevoje,per nje personalitet i kalibrit te Milan Bandiqit,te parit te kryeqytetit te Kroacise-Zagrebit,qe eshte shembull se si duhet te qeveriset nje metropol siq eshte ky qytet europian.Pse jo, edhe pse qyteze  e vogel,por shembull i nje menagjimi  shume te mire, eshte edhe i pari i Hanit te Elezit,z Refki Suma,qe reflekton cdo gje pozitive,per kete komune te vogel te  Kosoves.

Vota eshte interes.Ky kriter respektohet dhe vlen ne gjithe boten demokratike.Votuesi,voton per te perfituar edhe personalisht,por edhe kolektivisht si shoqeri.Edhe pse jemi shume larg,sa i perket kultures dhe nivelit te pavarsise  sa iperket votes dhe  votimit, si kolektivitet,tash, kur vetem jemi ne vlugun e gares zgjedhore per nivel lokal,votuesi i sinqert,qe  e don kete vend , eshte rast i mire, qe ne veqanti, kur eshte rasti per te votuar te parin e qytetit te Prishtines,fillimisht, te perpiloj listimin e sukseseve,por edhe deshtimeve, te gjithe atyre qe ishin deri me tash ne postin e kryetarit, dhe pastaj te votojne, ate, qe ,bile, ne njefare mase, ka arritur disa  suksese ne permbushjen e nevojave dhe kerkesave te banoreve te kesaj Prishtine tone, e cila, per fat te keq,ka shenuar degradim, ne shume sfera,gje qe po e shohim,prekim dhe perjetojme ne cdo hap !!!

Vota eshte e shejte,  Prishtina eshte e jona....Ta zgjedhim ate, qe mendojme, se eshte me pak i demshem,sepse te miret,fatekeqesisht, nuk jane,as  ne keto lista !



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: