Hazir Mehmeti: Urime 1 Maji!
| E Hene, 01.05.2017, 09:51 AM |

Hazir Mehmeti

Urime 1 Maji!

Urime me pak përkujtime!

Njëqind e tridhjetë e një vjet më parë protesta e punëtorëve hap historie.

Histori kurrë e mbyllur, aq sa grykësia,

as me gjakun e punëtorëve të vrarë nga dora e tyre.

Tani vrasja e moderuar, me laps e cungim leku.

Gjithandej vdekje e ngjyrosur, e maskuar, vrarë e çarë krokodili.

Modernimi, metamorfozë vrasje, buka dhe jeta në lojë.

Punëtori shqiptar akoma më rëndë, Gruaja shqiptare shumëfish e shkelur e vrarë: Kanuni, kleriku, injoranca, pushteti e pushtetari.

Vetëm shpresa nuk vritet!

Le të jeton aq sa historia e Ditës Sonë – 1 Maji!

Urime!



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: