http://www.zemrashqiptare.net/
Zemra Shqiptare

Vasil Tabaku: Drita Lushi, gruaja dhe poezia
| E Hene, 10.04.2017, 06:36 PM |

DRITA LUSHI, GRUAJA DHE POEZIA

Shpirti i madh i krijueses Drita LUSHI, lë gjurmë arti në gjithë dimensionet e poezisë.

Mendoj se  ndjeshmëria në krijimtarinë e Dritës, ka një burim unik e të veçantë, botën e madhe dhe magjike femërore.Realiteti në boten e saj krijuese vjen i plotë, i ndërthurur me mjaft elegancë e finesë, plot harmoni dhe bukuri tronditëse femërore.

Essé nga Vasil Tabaku

Poezia e vërtetë nis nga shpirti, është  zëri ynë i brendëshëm dhe i fshehtë, është fjala jonë e padeklaruar, është vështrimi ynë I thllë që  fsheh mrekullitë njerzore dhe  magjitë…Drita LUSHI, një shkrimtare  e pazhurmëshme, e qetë, fisnike dhe me një prurje poetike të rrallë dhe mjaft cilësore, ka krijuar vit pas viti universin e vet poetik në realitetin e vështirë shqiptar.Drita LUSHI, është padyshim një krijuese e veçantë dhe e konsoliduar me një dritë të fshehtë të brendëshme që rezonon mirësi, fisnikëri dhe art poetik të mrekullueshëm…Harmonizimi i gjetur mes të bukurës dhe mirësisë, ka sjellë në poezinë e kësaj autoreje interesante një  dimension të ri njerzor me realitetin.Drita LUSHI, ndjehet mjaft mirë në këtë simbiozë poetike dhe pikërisht këtu shpalos vlerat e saj si njeri dhe vlerat e botës magjike të femrës.Në leximet e mia të para  të kësaj autoreje jam befasuar nga forma mjaft dinamike e poezisë me një timbër mjaft të ngrohtë, me nje varg të ciltër, depërtues dhe mjaft  i vërtetë,plot eufemizem, feminitet dhe ngrohtesi njerzore.Autorja është larg deklaratave fallco, ajo vjen sa e natyrshme aq dhe e ngrohtë, provokuese, mjeshtërsht e realizuar brenda fjalës dhe mendimit. Një shkrimtare si Drita LUSHI vjen rrallë në fushën e letrave, pasi në gjithë opusin e saj poetik ka shumë art, realizëm, dritë shpirtërore dhe poezi.

  FLASËSH PËR  TË BUKURËN NJERËZOREN  DHE VETË  TË JESH MË TEPËR SE POEZI

Krijuesja Drita LUSHI, është mjaft impresionuese. Në  krijimtarinë e saj shfaqet me mjaft realizëm femra në të gjitha përmasat e saj.Këtë e  vështron me mjaft efikasitet  edhe ne librin e saj me tregime “Dashuria cel në prill”  apo edhe në krijimet e saj poetike të botuara se fundmi në shtypin periodik dhe atë letra rshqiptar.Mesazhet e shkrimtares Drita LUSHI, përciellin me mjaft art dhe sinqeritet, mirësinë dhe vlerat shpirtërore të femrës, dashurinë dhe thellësinë e mendimit njerzor.Drita LUSHI  si krijuese shpërfaqet me mjaft dinjitet dhe art edhe në rrafshin poetik.Ajo ndërton mjaft bukur mjedisin shpirtëror të dashurisë dhe ngre një magji të vërtetë poetike dhe shpirtërore, ku lulëzon ndjenja, pasioni dhe drita e brendëshme e dashurisë së vërtetë.

Ҫdo ditë, me një poezi të re rilind,

nje dashuri të re për vargjet çdo ditë,

unë syrin tënd e kam hapin tim,

me hapin tënd, ti më çel një ditë.

Në thellësitë e shpirtit të poetes, ndërtohen me mjaft ndjeshmëri hovet e mahnitëshme të dashurisë dhe dritës së ndjenjës së pastër dhe rrezëllitëse.Kjo poete ëshë mjaft e ndjeshme dhe shpesh, në hapsirat e saj poetike shfaqet me mjaft art portreti I mrekullueshëm i dashurisë dhe puthjes, një  fizionomi e re dhe moderne, sa e gjallë aq dhe e pranueshme, sa magjike aq dhe reale, e prekëshme dhe e ndjerë.Shpirti i madh i krijueses Drita LUSHI, lë gjurmë arti në gjithë dimensionet e poezisë. Mendoj se  ndjeshmëria në krijimtarinë e Drita LUSHIT,  ka një burim unik e të veçantë, botën e madhe dhe magjike femërore.Realiteti në boten e saj krijuese vjen i plotë, i ndërthurur me mjaft elegancë e finesë, plot harmoni dhe bukuri tronditëse femërore.Poezia e kësaj autoreje është mjaft interesante, me gjetje orgjinale dhe mjaft e thjeshtë.

Dhe tre

Dhe katër

Dhe dhjetë cicërima zogjsh;

Pranvera qenka rrugës;

Po dal ta pres,

Eja dhe ti me mua!

 Autorja Drita LUSHI ka një magji të fshehtë brenda vetes, gjë të cilën nuk e deklaron por e nënkupton, dhe kjo e fshehtë merrë përmasat poetike sa herë  autoria kërkon të shpreh atë cka është e vështirë ta shprehësh direkt, por tërthtorazi, me mas, me dritëhije dhe ciltersi njerzore.Mendoj se  lidhjet e Autores Drita LUSHI me realitetin, janë mjaft të  drejtpërdrejta duke koordinuar artin dhe poezinë e  shpirtit.Është një simbiozë e përherëshme e autores me këtë magji krijuese, gjë e cila e bënë autoren mjaft konkrete, interesante dhe të afërt me lexuesin. Drita LUSHI, mund të konsiderohet pa frikë poete e dashurisë dhe erosit, plot shpresa, ëndërra dhe dashuri .Në vargjet e saj  shfaqen me mjaft  sensualitet sytë, puthja, flokët dhe përqafime, magjia e  lodërtarisë daashurore dhe magjia e puthjes…Në vargjet poetike të saj ndjehet regëtima e shpirtit, rrahjet e zemrës dhe dihatjet e bukura të femres…Gjithcka tek poezia e saj ka shpirt dhe zemër të bukur gruaje plot feminitet dhe shpresë, aty ndërthuren  mjaft bukur pasionet njerzore dhe dritëhijet e shpirtit të trazuar…Augtorja mendoj se është një krijuese mjaft e realizuar, dinjitoze dhe me mjaft pretendime në fushen e letrave për të sjellë një univers të ri krijues me profilin e saj  sa orgjinal, aq dhe te realizuar artistikisht.

TË LIGJËROSH PASTËR DHE TA RESPEKTOSH FJALËN SHQIP ME GJITHË VLERAT E SAJ

Drita LUSHI mendoj mbi të gjitha se është mjaft kërkuese në drejtim të stilistikës, morfologjisë së fjalës dhe pastërtisë së gjuhës  sonë shqipe.Natyrisht këtë e bën vetëm një keijuese me përmasa, serioze, kërkuese  dhe me dashuri të pakufishme për gjuhën shqipe sikundër është Drita LUSHI. Më ka impresionuar kujdesi I saj estetik për ndërtimin e frazës poetike por edhe kërkesa e saj e patulerueshme për një fjalë të pastër shqip me të gjithë nuancat  e saj shprehëse.Respekti I thellë ndaj gjuhës tënde kombëtare  nuk mund të konceptohet pa aplikimin e saj në realitet aq më tepër në krijimtari letrare dhe artistike.Nuk e njoh nga afër  autoren Drita LUSHI dhe nuk kam asnjë informacion për  kulturën e saj gjuësore dhe shkollimin e profilizuar, por jam në gjëndje të përcaktoj me saktësi se është një autore mjaft e informuar për kulturën tonë gjuhësore dhe me një mobilim të lartë  shkollor për gramatikën si shkencë dhe  përdorimin e saj në letërsi. Unë doja vetëm të theksoja këtu përpjekjet e saj serioze për respektimin e  gjuhës kombëtare dhe vlerat që kjo autore iu jep anëve morfologjike dhe metaforës si një fugurë mjaft impresionuese e ndertuar me mjaft mjeshtëri gramatikore. Kjo padyshim, që është dhe imperative bazë e çdo krijuesi, shkrimtari dhe poeti.Respekti për gjuhën tënde kombëtare është dhe baza e ndertimit me mjaft ëmbëlsi, vlerë dhe dashuri të poezisë apo prozës që ti lëvron. Ndaj me mjaft të drejt mund të them se kjo autore meriton gjithë konsideratën tonë si lexues për vlerat që ajo i jep letërsisë duke qenë një  pasionante dhe respektuese rigoroze e gjuhës sonë të bukur dhe të mekullueshme shqipe.

DHE  DIҪKA,  NË MBYLLJE TË SHKRIMIT PËR  DRITA LUSHIN

Një autore si Drita Lushi  me mjaft përgjegjësi mund të themi se meriton të lexohet  me mjaft interes dhe  të meritojë  respektin tonë pasi penda e saj krijuese është  mjaft domethënëse, mjaft shprehëse dhe e talentuar. Ajo në çdo varg të zgjon mendime dhe të fut në një botë të rrallë ëndrrash e mendimesh të thella plot mistere, dashuri, shpresë dhe perspektivë, ku e nesërmja zgjohet  magjishëm. Poezia e saj e ndjerë të bënë të jesh vetvetja dhe të përjetosh një realitet ndryshe, mjaft domethënës dhe plot pasion.Krijuese  pasionante si Drita LUSHI,  mendoj se janë të rralla në  letrat shqip.Ajo vjen  mjaft e sinqertë dhe gjithmonë  vetvetja.Një autore sa interesante aq dhe reale, sa  e magjishme aq dhe njerzore.Një autore e tillë padyshim që meriton vëmëndjen tonë dhe kohën e domosdoshme për tu lexuar me mjaft interes dhe dashuri.

Vasil Tabaku, Tirane

Prill 2017.