Flora Durmishi: Ajtene Krasniqi synon Nobelin
| E Merkure, 22.01.2014, 08:59 PM |

Ajtene Krasniqi, kosovarja që synon Nobelin

Nga Flora Durmishi

Ajtene Krasniqi është nga Prizreni. Në të vërtetë është me prejardhje nga Gjilani ndërsa e lindur në Gjakovë dhe e rritur në Prishtinë.  Ajtenja ka një passion të vecantë që tashmë po I bëhet edhe mission jetësor – patentimi I një antibiotiku që ta lë si trashëgimi për të lehtësuar jetën e njeriut. Ky obsession I Ajtenes ze fill që në  fëmijërinë e saj. Gjyshja e Ajtenes ishte një grua që e donte shumë natyrën dhe nga natyra shfrytëzonte barishtet për të bërë ilaqet për familjarët e saj. Ajtenja po vazhdon traditën, në një formë më të sistemuar, që në fakt është krejtësisht shkencore. Ditët e Ajtenes ka kohë që kalojnë duke studiuar bimët sidomos, disa bimë të vecanta që asaj I duhen për ilaqin e saj, por një pjesë të kohës ajo bënë edhe mbjelljen e kësaj bimësie nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Ajtenja mendon se ilaqi I saj ka fuqi cudibërëse kundër baktereve. Në fakt krahas kësaj ajo ka edhe një mission tjetër që t’u tregojë njerëzve për mrekullitë që fshihen në natyrë. Hollësitë rreth këtij pasioni u munduam t’I nxjerrim nga një bisedë e gjatë me të.

Ishe shume e zënë këtë vjeshtë me mbjelljen e bimëve nëpër Kosovë.  Si ka ecur puna?

Është e vërtetë Florë se vjeshta dhe pranvera  për mua janë stinë kur unë kam shumë punë.  Por unë u gëzohem shumë këtyre stinëve. Popullata ka emigru nga fshati në qytet. Bimët shëruese janë në zhdukje e sipër.  Një prej vazhdimësisë që bima të jetë vazhdimisht e gjallë është edhe shtaza.  Shtaza ushqehet me bimën, e merr farën udhëton edhe vazhdon bima jetën.  Të gjithë e dijmë ciklin, trekëndëshi I cili konsiderohet cikli  në natyrë.  Bima ka rol jashtëzakonisht të madh për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Shumë pak dihet që bima është një prej faktorëve kryesor që mbron edhe prej epidemive. Arësyeja që unë kam dëshirë, jo dëshirë por obligim, që të bëj shumëzimin e bimës kudo ku ndodhet, është për shkak të shëndetit tonë por edhe që unë të kem lëndën e parë për prodhimin e ilaqeve që unë I prodhoj.

Më ke thënë se për këtë të ka ndihmuar shumë KFOR-i! Si filloi ky bashkëpunim?

Ishte shumë vështirë për mua që kur fryente era unë hipja në një lis dhe I gjuaja farat me qëllim që ato sa më shumë të shpërndaheshin. Kjo ishte shumë e vështirë. Fillova edhe unë që si fëmija e vegjël të imagjinoj si të fluturoj. KFOR-I kishte vërejtur lëvizjet e mia të shpeshta nëpër luadhe e male. Dhe një herë më pyetën: cfarë po bëni kështu? Unë iu tregova dhe ata menjëherë më thanë t’ua bëj një kërkesë me shkrim dhe ne, më thane ata, nga helikopteri I hedhim farat! Dhe, kështu edhe unë kam shpëtuar! Bimët po rriten po shumohen. Jam shumë e kënaqur. Janë disa lloje të cilat kurrë te ne nuk kanë egzistuar. Ato jam duke I sjellë dalëngadale.

A po u përshtatet klima?

Po duhet me e gjetë ku po u përshtatet, jo cdo kund po mundet me u rritë bima. Ta zëmë: në Bjeshkët e Sharit po por, jo edhe në Bjeshët e Karadakut.

Ajtene, ti je hulumtuese por a mund të të quajmë edhe mjeke popullore? Po flitet që ti ke bërë disa ilaqe që po trgohen cudibërëse!

Cdo literaturë që unë e kam shfrytëzuar shkruan: Farmakopea e sotme e ka prejardhjen prej farmakopesë bimore. Me shtimin e popullatës, janë sintetizu barërat. Edhe dicka: thonë që kur njeriu vdes nuk merr asgjë me vete. Por kjo nuk qenka e vërtetë. E merr një përvojë, një dije të cilën nuk ia ka lënë askujt. Nuk ka shkollë adekuate. Po të kishte diku nëpër botë, ta dini që unë do të isha atje. Ka dashur fati që unë vetë të përjetoj vdekje klinike prej penicilinës. Ne jemi rritë me besimin që antibiotiku është shpëtimtari I botës.  Është por ja që ka edhe kontraefektet e saja.

Por gjithashtu, antibiotiku është edhe dëmtues  në mënyrën se si ne e marrim!

Dhe kështu, që nga 1994-ta hulumtimet nuk I kam ndërprerë. Kam pasur fat që jam rritur në Kosovë dhe bimët tona janë jashtëzakonisht cilësore. Kam ardhur deri te ky produkt, në vitin 1998 kur edhe është konstatuar zbulimi dhe sot e kësaj dite konsiderohet antibiotic respektivisht ka veprim baktericid. Baktrie të cilat nuk po mund, në botë të shkatërrohen e ne I shkatërrojmë!  Një gjë që më pengon është se shumë ilaqe tona I shkelim me këmbë duke mos I ditë se ai është shërimi  jonë.

Ajtene, megjithatë ka shumë skeptikë sa I përket këtyre hulumtimeve dhe ilaqeve që ti ke zbuluar! Kush duhet ta verifikojë, konstatojë se këto ilaqe nuk janë të dëmshme përkundrazi ndihmojnë shumë?

Pikërisht pse popullata është e prirur të mos besojë ose  heziton të besojë! Të gjithë e dijnë që bimët  janë shëruese. Florë, cka na ka rritë ne? Me cka jemi ushqyer? A jemi ushqyer me bimë? As 10% nuk I kemi konsumuar produktet me prejardhje shtazore. Atëherë si pati forcë natyra të na rrisë, të na bëjë 50 vjec, 2 metra të gjatë e t’I kemi 100 kg. peshë?  Natyrisht që natyra ka forcë edhe për shërimin tonë. Mirëpo, problem është që njerëzit laikë merren me bërjen e ilaqeve dhe askush nuk e përcjell punën e tyre. Sot është e patolerueshme ta shpallësh veten që bënë një ilaq dhe që dikush, që është competent, mos ta verifikojë punën tënde!

Kush është competent në këtë rast?

Janë institucionet! Ne nuk kemi institucione adekuate. Mbase kanë filluar tani. Bashkësia Evropiane ka financuar Institutin e Ushqimit dhe Veterinarisë. Ka sjellë disa mjete por ekspertë nuk kemi. Unë jam detyruar jasht t’I bëj analizat. Nuk kam dëshirë ta nëncmoj shkollimin tim edhe me shpallë produktin kaq të mirë një produkt laik. Mbrapa efekteve edhe përbërësve të produkteve të mia qëndrojnë cartifikatat nga laboratoret me ISO standarde të cilat I njeh cdo universitet, cdo klinikë.

Pse hulumtimet tua I monitorojnë gjermanët e jo institucionet tona? Raportet me institucionet tona si I ke? Nuk të besojnë apo u mungon dëshira për ta bërë këtë?

Për besim më dilemma nuk ka! Unë I kam certifikatat edhe I kam dëshmitë e mbi 15 mijë personave të sëmurë dhe të pashpresë. Vërtetë nuk e di pse heshtjen e institucioneve!

Të lutem të jesh më konkrete! Cilat sëmundje i shëron ilaqi yt?

Vetëm edhe dicka dëshiroj të them! Të kujtohet Florë kur shikonim do filma në të cilët shihnim do pleq që bënin ilaqe e, kisha I shpallte shtriga e shtrigana! Ata I shëronin njerëzit me të madhe. Besohej që në trupin e tyre ka shpirtra kështu edhe I digjnin. Po të kisha jetuar në atë kohë do të më digjnin! Ata të shkretë nuk paskan qenë lugetër por ata kanë përdorë mrekullinë e natyrës  për shërimin e njerëzve. Natyra ish cudibërëse, Florë! Qëllimi im nuk është vetëm t’I shëroj njerëzit por edhe të vetëdijësohen ata për cudinë që mund të bëjë natyra.

Cilat sëmundje konkretisht i shëron?

Cdo sëmundje që e ka shkaktuar bakterja. Sic e dini bakteret janë gram negative dhe gram positive. Disa preparate e shkatërrojnë gram negativet  por jo edhe ato gram pozitivet dhe anasjelltas. Ndërsa produkti im I cili tash edhe quhet NT41 shkatërron bakteret gram negative dhe gram positive pa lënë efekte anësore në organizmin tonë. Ëndërra ime është që këtë ilaq ta derdh në ujin e pijshëm në rrjetin shpërndarës.

Si mund të bëhet kjo?

Tash së fundi e kam siguruar certifikatën. Faktikisht e kam lejen dhe argumentin që ky produkt mund të përdoret edhe në këtë mënyrë.

Nga kush e ke lejen?

Nga laboratori zvicërran “AMICO”  I cili laborator është ndërkombëtarisht I njohur. Ta zëmë: kur dy shtete kanë contest, për barnat, atëherë gjyqi e pranon rezultatin vetëm nga ky laborator!

Megjithatë Ajtene, nuk mjafton kjo nëse mungon vullneti I mirë I vetë shtetit tonë. Ti nuk mund ta derdhësh këtë ilaq në rrjetin e ujësjellësit të Kosovës derisa institucionet tona e japin lejen ose hezitojnë ta japin lejen.

Do t’i vijë koha edhe kësaj. Shtetit I kushton shumë kur populli është I sëmurë. Është kosto marramendëse. Definitivisht, ne duhet të edukohemi ta parandalojmë sëmundjen. Pse të shërohemi kur mund ta parandalojmë sëmundjen. Kjo do të ndodh sepse shtetet e huaja janë paraqitur ta marrin këtë produkt, ta derdhin në ujin e pijshëm. Nëse ata e derdhin në ujin e pijshëm dhe parandalojnë sëmundjet e ndryshme atëherë pse jo ne?! Tjetër: me mineralet të cilat I posedon ky produkt garanton një organizëm të shëndetshëm dhe parandalon gjakderdhjen në tru, ushqen muskujt, po ndihmon te rastet e kancerit bile bile edhe në metastaza që, na ka befasu. Këtë nuk e kemi pritur. Sipas efektivitetit të cilin  hulumtimet klinike e dëshmojnë do të dalë që ky ilaq rrit imunitetin e organizmit dhe organizmi vetvetiu e lufton sëmundjen. Nëse është ashtu, e sipas meje ashtu është, por nëse institucionet kompetente e vërtetojnë këtë veti të produktit mbase do të propozohet edhe për Nobel!

Urojmë të ndodh kjo që thua Ajtene dhe të kemi edhe një femër tjetër shqiptare pas Nënës Terezë të marrë cmimin Nobel!

Gjermanët po punojnë për këtë!

Kemi dëgjuar që shumë njerëz janë shëruar megjithatë si mund ta vërtetosh këtë?

Ne nuk mundemi kurrë ta konstatojmë një shërim pa I përsëritë analizat e gjakut, urinokulturën. Kemi shkollë sa mjeku por dallimi mes mjekut dhe neve është se mjeku gjen sëmundjen e ne gjejmë ilaqin. Pasi të përfundojë pacienti terapinë ai duhet të shkojë e të bëjë analizat. Edhe mjeku e konstaton shërimin. Ka pasur mjekë të cilët më kanë telefonuar dhe kanë dashur të më takojnë. Ata nuk kanë besuar që me 2 vjet e 6 vjet të trajtimit nuk kanë pasur rezultate ndërsa me ilaqin tim për dy javë ka pasur shërim. Ata janë cuditë me këtë. Mua më ka ardhur mirë që më në fund edhe mjekët kanë filluar të bëhen kurreshtarë për ilaqin. Unë ia kam lënë emrin ilaqit gocë me shkollë se pa dashur të nëncmoj edhe njerëzit tjerë që prodhojnë ilaqe, unë kisha hezituar të përdor një ilaq që nuk posedon certifikatë që lejohet të përdoret.

Ajtene, unë kam dëgjuar se formula e ilaqit tënd ruhet në një bankë ku ruhen formulat jasht shtetit. Gjithashtu, kam dëgjuar që të janë ofruar shuma të mëdha parash, miliona, pse nuk e shite? Po ta shisje përvec që do të fitoje milionat tashmë edhe produkti do të ishte në treg.

Florë, unë do të kisha pranuar ta shes licencën nëse do të më kishin lejuar kompanitë e mëdha botërore që unë së paku ta prodhoj këtë ilaq për Kosovën dhe Shqipërinë. Ky ishte I vetmi kusht I imi por ata nuk pranuan. Milionat për mua nuk kanë qenë joshëse. As miliardat nuk mund ta zavendësojnë një konstatim klinik që një vajzë nëntë vjece të cilës kanë filluar veshkët t’I bllokojnë dhe është gati të shkojë në hemodializë dhe NT41 e ka kthyer vajzën në jetë. Kjo nuk krahasohet. Populli im do ta kuptojë më vonë pse Ajtenja nuk e ka shitur licencën. Edhe në aspektin komercial besoni që është më e levërdishme që ilaqi të prodhohet në Kosovë. Pse? Do t’I paguajmë taksat vendit tonë, do t’I punësojmë njerëzit tanë, do t’I shfrytëzojmë pasuritë tonë që quhen “ari I gjelbër”. Bima është ari I gjelbër në botë. Fundja le të vijë bota këtu dhe le t’I lë këtu lekët, le ta blejë ilaqin këtu në Kosovë. Unë jam duke përpiluar kontratat.

Cilat shtete kanë treguar interesim për të blerë NT41-shin?

Janë paraqitur të gjitha shtetet evropiane, aziatike, Amerika bile, bile edhe Kina që të lidhë kontratë për të blerë ilaqin. Shpresojmë që në janar të fillojë të prodhohet ilaqi dhe të jetë në shitje. Dy million doza do të jenë për Kosovën! Ndërsa shteteve të tjera do t’u shitet vetëm doza e dymilion e njëta! Aq sa mundemi të prodhojmë do të shesim.

Ajtene e ke licencën për ta filluar prodhimin në Kosovë? Ku ka ngecuar puna?

Kostoja e prodhimit është shumë e lartë. Unë nuk jam trimëreshë në biznes. As nuk dua të jem biznesmene. Unë dua të rri në laboratorin tim ku kam parë një zingjir të gjatë me plot hallka dhe vetëm disa I kam nxjerrë. Kostoja e lartë e prodhimit mua ma ka pamundësuar të nis prodhimin. Shtetet tjera inovacionet I financon vetë. Ne jemi akoma të varfër. Ndoshta as shteti nuk ka mundësi ta financojë prodhimin e ilaqit. Tash e kemi donatorin I cili, do ta financojë ndërtimin e fabrikës. Gjithashtu është edhe donator I cili, do të financojë që ilaqi të derdhet në ujin e pijshëm. Këto dy ëndërra të mia, që nuk kam pritur se do të realizohen, ja po realizohen. Jam duke pritur edhe lejen prej Institutit të Ushqimit dhe Veterinarisë që ky produkt ka të drejtë të hyjë edhe nëpër pikat e shitjes. Jemi në rrugë të mbarë.

Më ke thënë se ke në plan të themelosh edhe grupin e hulumtuesve të rinj. Do t’ua japësh atyre të gjitha informacionet?

Patjetër! Jeta jonë është shumë e shkurtër dhe unë e shoh që atë zingjir të gjatë nuk do të arrij ta zgjidhë. Në tërë botën është shumë problem shkatërrimi I bakteres. Përshembull, migrena në botë është e pashërueshme, e-sheriacoli gjithashtu nuk mund të shkatërrohet ndërsa në Kosovë e-sheriacoli është shkatërruar, migrena është shëruar e kështu me radhë. Por ka edhe shumë produkte që ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve. Po e potencoj përsëri, unë jam duke luftuar për vetëdijësimin dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve. Mjaft më me shërime! Do të shërohen vetëm ata që kanë kaluar moshën 50 vjecare. Gjeneratat e ardhshme në moshën 50 vjecare nuk do t’I kenë këto probleme. Këtë e them me shumë kompetencë. Ky është konstatim edhe I kolegëve të mi gjermanë. Kjo është shumë e saktë se ne, në mungesë të këtyre materieve të cilat I përmban produkti im vijnë pasoja që ne I kemi. Ekipi I hulumtuesve të rinj do të jenë trashëgimtarët e mi. Ata do ta vazhdojnë punën që sa më shpejt të vijmë te produktet e tjera por, edhe në aspektin komercial është shumë e levërdishme. Në grupin e produkteve tona do të ketë produkte edhe më të mira. Nëse një ilaq ka dhënë efektivitet me kaq vjet përvojë pune po cka do të ndodh nëse unë e krijoj ekipin dhe ne aty shkëmbejmë mendime e mendime, përvoja e përvoja?! Natyrisht këto ilaqe nëse kanë tre yje, shkojnë në katër e pesë e Zoti I di sa! Ne nuk guxojmë të ndalemi. Ekipi është ëndërra e shpresa ime. Edhe për këtë kam siguruar donacione.

Edhe kur po fillojmë?

Po fillojmë me fillimin e fabrikës.

Domethënë ende nuk ka filluar!

Jo Florë se neve shteti duhet të na garantojë që nuk do të lejojë që përrreth fabrikës të ndërtohen objekte të tjera. Problemet urbanistike duhet të jenë të zgjidhura sepse ajo ka me qenë edhe zonë hulumtuese. Aty do të mbillen bimët. Aty do të sillen akuariumet. Unë kam filluar hulumtimet edhe me frutat e detit, gjallesat e detit të cilat po japin një efektivitet të papritur. Jo pse unë po dua t’I vë kushte shtetit tim por natyra e punës është e tillë se aty nuk guxon të ngulfatet ajri. Dhe, nëse investohen aq shumë miliarda në atë object nuk vjen pastaj në konsiderim të lëvizet nga aty. Zoti mos e dhashtë por pastaj mund të bllokohet prodhimi dhe del prej Kosovës.

Uroj që të arrini atë që dëshironi! Gjithashtu uroj të shërohen sa më shumë njerëz!

Faleminderit që ma keni dhënë rastin të flas. Nuk ia fal vetes që nuk kam folur më herët duke menduar që s’pari duhet të flasë shteti e pastaj unë. Ndoshta edhe ky tranzicion pak na ka trulluar por për mua mbi të gjitha shëndeti është me rëndësi. Faleminderit që ma keni dhënë mundësinë.

________

Ajtene Krasniqi shumë vjet më parë (1994) ka përjetuar vdekje klinike pasi ka marrë penicilinë. Që nga ai moment ajo ka filluar hulumtimet. Pas katër vjetësh(1998) ajo zbulon këtë ilaq të cilin në vitin 2001, thotë Ajtenja, një laborator I NATO-s e konstaton zbulimin.

Për zbulimin e këtij ilaqi Ajtenja ka punuar bashkë me Hysen Ramadanin-kimist I cili nuk jeton më. Ajtenja bënte eksperimentet ndërsa z. Ramadani bënte matjet në laboratorin e tij. Provën e parë e ka bërë në veten e saj dhe fëmijët e saj. Ilaqi përmban 42 lloje bimësh të cilat rriten në vendin tonë. Produkti edhe më tutje është produkt shtëpiak por shumë shpejt ajo shpreson të fillojë ndërtimi I fabrikës për të nisur më pas prodhimi dhe shpërndarja kudo ku ka nevojë.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: