Ilir Dardani: Sali Shiu, Edi Bresheri dhe Ilir ''Dielli''!
| E Diel, 30.06.2013, 01:00 PM |

Sali Shiu, Edi Bresheri dhe Ilir ''Dielli''!

Nga Ilir Dardani

Sali Berisha si nje islamo-turk

E futi Shqiperine ne Konferencen Islamike dhe u largua duke e lene aty. Me kete akt Sali Berisha dhunoi shtetin Laik. Iku pa na treguar ndonje te mire qe na erdhi nga anetaresimi ne nje konference te tille, e cila nuk ka ne gjirin e saj asnje shtet te vetem demokratik. Pohoi se turqit jane vellezer te shqiptareve dhe se kemi gjak te perbashket. Sali Berisha, per hir te fese islame qe erdhi me shpate e dhune te gjithanshme ne trojet tona, poshteroi mbare shqiptaret duke filluar me Gjergj Kastriotin.

Edi Rama si nje sllavo-serb

Shume shqiptare te Dardanise e vleresojne shume Berishen, por ky vleresim u zmadhua kur ''paqja majtiste'' ne Shkoder u ''bekua'' nga ish presidenti serb Tadic, i njohur per antishqiptarizmin e tij si te gjithe politikanet e Serbise. Ky gjest ishte poshterim per mbare shqiptaret por ne vecanti per ata te Dardanise. Sado i kohes te jesh, kur shikon dy kungujt e se majtes perkrah nje njeriu qe ka mijera deklarata kunder popullit shqiptar lind njefare neverie e koheve te lashta. Edhe Edi Rama poshteroi mbare shqiptaret duke filluar me Adem Jasharin.

Ilir Meta i korruptuar dhe i dashur

Te gjithe shqiptaret e pane videon skandaloze te Ilir Metes, i cili na shfaqej si hajdut dhe arrogant. Dritan Prifti na ndihmoi te njohim Meten por edhe veten e tij. Nga 4 deputete te LSI 2 na dolen te korruptuar. Pra, 50%! Me kete nuk dua te them se te tjeret jane te paster por ne kete rast kishim Ujkun dhe s'kishim nevoje te merremi me hipoteza gjurmore. Une uroja te kishim zgjedhje te ndershme dhe pas tyre besoja se LSI do te perfaqesohej me zero mandate ne parlamentin shqiptar. 16 deputete! E pabesueshme! Votohet hajduti! Kjo ishte e vetmja menyre qe popolli ta denonte dhe nuk e beri. Ju lumte! Ju kurre nuk do te meritoni me shume se kaq!

Partia e te varferve e mbushur me te pasur

Si ne asnje vend te botes se zhvilluar, ne Shqiperi partia Socialiste eshte partia e te pasurve. Jane te panumert milioneret socialiste, te cilet nuk kane asgje te perbashket me votuesit e tyre. Kuptohet qe njerezit e biznesit punesojne njerez dhe jane shume te rendesishem per shoqerine tone, por te ndertosh dicka, te hysh ne zemren e varferise,  duhet gjithmone eksperienca personale.

PS + PD = Komuniste

Kastriot Islami, per mendimin tim, ishte nje nder deputetet me te nderuar te PS-se. Megjithate ishte minister i Ramiz Alise. ''Demokrati i flakte'' Sali Berisha e futi ne PD. Edi Rama mblodhi te gjitha partite apo levizjet komuniste dhe i futi ne koalicion. Disa nga keto mini-parti kane ne program rishikimin e figures se diktatorit Hoxha dhe nderimin e figures se tij, plus edhe nderrim sistemi.

Ata ishin kater, keta jane tre

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama vrane kater shqiptare te pafajshem. Edi Rama nxiti dhe organizoi dhunen per te rrezuar Berishen pasi Meta u shfaq hajdut. Berisha amnistoi Meten, sic veproi edhe Rama kohet e fundit. Edi Rama amnistoi edhe Berishen, pasi ky i fundit kishte amnistuar Ramen. Te gjithe me faj por te gjithe na dalin te pafajshem. Pune shqiptaresh, nga koka e shtetit deri tek kemba!

Opozita

Opozite me e poshter se kjo e kater apo tete viteve te fundit nuk eshte pare ne Shqiperi. Kuptohet qe opozita perbehet nga njerez. Pra, njerez me te poshter se opozitaret...! Ne te gjitha nismat e saj opozita nuk arriti asgje. Nga mos-kandidimi i Rames per deputet, bojkotimi i parlamentit,  demonstratat, deri tek greva e urise se ish perndjekurve politike, opozitaret (deputetet) treguan se jane nje ''popull'' i trashe e i dhunshem. Pastaj kunder anetaresimit ne Nato, kunder liberalizmit te vizave, kunder gjithckaje qe ishte ne te miren e shqiptareve. Se fundi, edhe pse me shume vonese, votuan tre ''ligjet e famshme'', por kete here te detyruar nga Ilir Meta. Kjo vonese shqiptareve u refuzoi qindra miliona euro dhe zgjati distancen e Shqiperise me Europen.

Pozita

Per tunelin Tirane - Elbasan nuk kam pasur mendim shume pozitiv sepse gjykoja qe duhet punuar ne menyre paralale, nga pak ne te gjitha fushat e jetes, duke u bazuar tek varferia ekstreme tek nje pjese e konsiderueshme e popullsise. Sot e vleresoj kete projekt sepse gjithcka qe ndertohet ofron zhvillim. Mund te heqim Nato-n, edhe Vizat si merite e qeverise duke pranuar padrejtesisht apo njeanshmerisht se jane bere vetem per shqiptaret, por nuk duhet te mohojme meriten e qeverise dhe Berishes per projektin madhor te gazit, per te cilin shqiptaret nuk kishin dijeni as qe ekzistonte. Pra, nuk mund te shikojme vetem zi, pavaresisht te zezeva qe ka Berisha dhe mbare politikanet shqiptare. Politikanet shqiptare kane qene, jane dhe do te jene te korruptuar sepse jane pjese e shoqerise sone, megjithate ne Shqiperi eshte punuar pak, por nqs i krahasojme me qeversjen e Socialisteve, demokratet kane punuar shume me shume.

Edi Rama perseri nje humbes

Edi Rama mori vetem votat e militanteve te partise Socialiste dhe ky fakt tregon se ekziston ndeshkueshmeria ne rastin e tij. Sic e kam thene me lart, kishim te benim me nje opozite te poshter dhe votuesi jo-partizan ngurroi te besonte ne poshtersine e shfaqur vitet e fundit. Rama, duke e pranuar qe eshte nje humbes, beri gjithcka qe te fitonte dhe ja arriti sepse u ndihmua nga Meta e Berisha, por ne te njejten kohe varrosi cdo pike morali qe kishte mbetur e pacenuar.

Fundi i Sali Berishes

Zgjedhje te Ndershme dhe Doreheqje. Mbyllje me dinjitet. La pas Konference Islamike, Zgjedhje te Pandershme, Firma Piramidale, Dhunim Embargoje, Gerdec, 21 Janar (me Meten e Ramen), Vellazeri me Turqit, Varferi, Ekskavatore ne vend te Urave, Korrupsion, DoreHekur etj. Por la edhe Shuarje Bandash, Mosvdekje ne Gomone, Rruge Kombetare, Shqiperia ne Nato, Levizjen e Lire, Ullinj, ca Shkolla e Spitale, Perkrahje Biznesi, Jo-Kriza e rende Ekonomike etj.

Shume shqiptare e urrejne dhe mbetet si nje kujtim i hidhur, por edhe shume te tjere e duan, do shkruajne, do recitojne e kendojne per te!

Qeveria Rama

Rama ka premtuar shume, aq sa sikur te ktheheshin ne realitet premtimet do rizgjedhej pas kater vitesh pa ndihmen e Metes apo Berishes se ardhshem. Ka premtuar edhe lufte kunder korrupsionit, edhe pse nuk e deklaron pasurine e tij, sic na thote ligji, edhe pse duken hapur abuzimet me Kryetarin e Bashkise, ku mjafton te permendet Kokedhima...

***

FRD

Me Frymen e Re Demoktratike kemi edhe nje miken tone, njeriun qe e njohim dhe vleresojme, Sociologen Entela Binjaku, por qe per fatkeqesine e shqiptareve nuk u zgjodh te ishte perfaqesuesja jone ne parlament. FRD mbeti pa asnje mandat sepse kemi nje sistem te shpifur zgjedhor por edhe fakti qe shqiptaret jane partizane te dy partive nuk ndihmon. Me ikjen e Berishes, njeriun me te cilin kryetari Topi kishte shume probleme, mendoj se do te ishte i nevojshem kthimi ne PD kur kemi parasysh se shqiptaret jane nje popull i majte (duke perfshire edhe diktaturen komuniste!) dhe nuk ka hapesira te shumta per djathtizem te zgjeruar.

***

AK

Tani ne fund mendoj se do duhej pak humor, ose e thene ndryshe, te qeshuren, pas nje deklarate te Aleances Kuq e Zi , pa u numeruar asnje vote, po e ndaj me ju: ''Kemi fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin, Vlorën dhe kemi korrur fitore spektakolare në kryeqytet'' (!).



(Vota: 81 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: