Zeqir Lushaj: Psikologu Arif Hoti
| E Hene, 17.09.2012, 06:01 PM |

PSIKOLOGU ARIF HOTI

Nga:  Zeqir Lushaj

-Arif Hoti, në biseda të ndryshme thekson me bindje e pa asnjë hezitim se: -Uniforma e klerikut,  për mua, është një mundësi më shumë për tu vënë më mirë në shërbim të idealeve humane, në radhë të parë për njerëzitë nevojtarë, për tu vënë përditë e më shumë, e  përditë e më mirë, në shërbim të begatimit të shpirtit të shqiptarit, të rritjes së besimit e të optimizmit të tij, si kusht i përparimit më të shpejtë të Atdheut tonë të dashur e të shtenjtë-

KUSH ËSHTË PSIKOLOGU ARIF HOTI?

- Lindur e rritur në Berbat (Shkëlzen) të GASHIT, me origjinë nga Hoti i Famshëm i Mbishkodrës, Fis i Parë në 12 Baraqet e Maleve të Veriut. “Ndihmom Zot, e pushka e Hotit”, -është një shprehje shumë shekullore shqiptare.

- Gjyshi i tij, Zmajl Arifi, ka qenë një burrë i njohur në krejt Gash të Gurit, si luftëtar trim, shtëpi bujare e besnike, simpatizant e luftëtar  aktiv i Fan Nolit, probatim i Qorr Iljazit të Drenicës.

- Katragjyshi i Arifit, (pra, gjyshi i Zmajlit),  Ukë Ibrosh Hoti, ka qenë dervishi i parë bamirës në Malësinë e Gjakovës.

- Edhe nga dajat, në Gri, vëllai i gjyshit të nanës së Arifit,  Avdyl Hasani, (mixha i Sadik Selmanit), ka qenë luftëtar i Bajram Currit, dervish i njohur dhe është turbe e parë në rrethin e Tropojës, për tarikatin SADI, tash e rreth një shekull.

…!

- Vet Arif Hysen Hoti (Osmaj), ka 30 vjet në veprimtari të pandërprerë në rrugën e bamirësisë e të tarikatit. E ka filluar këtë punë, ilegalisht, me shumë sakrifica e peripeci, e pse jo, edhe me pasoja, në kohën e komunizmit dhe e zyrtarizoi me sukses fillë me ardhjen e demokracisë.

- Sot, ai është i njohur si burrë me autoritet, si bamirës i sprovuar, si pleqnar e pajtimtar gjaqesh e konfliktesh të ndryshme në shkallë rrethi e në shkallë kombëtare.

- Është me arsim universitar, i diplomuar në Tiranë me rezultate të larta ,  në degën për Psikologji Praktike.

- Punon e jeton në Babrru të Tiranës, ku pret e përcjell çdo ditë mbi 100 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet e saj jashtë kufirit shtetror, nevojtarë për konsulta e këshilla të Njeriut të Mirë. Duke parë librin e tij të vizitave, të bjen në sy se tek psikologu Hoti, shkojnë njerëz të të gjitha moshave, krahinave si dhe të të gjitha besimeve fetare. (Në ditë të veçanta të vitit, sidomos për festa, ky numër i vizitorëve, dy e tre fishohet).

- Psikologu tropojan, është aktiv edhe në jetën politike- shoqrore të vendit. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari lokale, kombëtare e ndërkombëtare dhe është takuar për arsye pune, me shumë personalitete të vendit e të huaja.

- Bamirësi i Shkëlzenit, sheh Arif Hoti është një njeri shumë familjar, i lidhur ngusht me tërë gjakun e njerëzve të vet, të fshatit, të fisit, të rrethit, të Atdheut, kah i thonë Shqipëri Etnike…. e, aq shumë fije e lidhin sot edhe me Diasporën Shqiptare.

Me nusen e tij shembullore Fatmira, kanë lindur e rritur dy djem e një vajzë.

- Arif Hoti, në biseda të ndryshme thekson me bindje e pa asnjë hezitim se: -Uniforma e klerikut, për mua, është një mundësi më shumë për tu vënë më mirë në shërbim të idealeve humane, në radhë të parë për njerëzitë nevojtarë, për tu vënë përditë e më shumë, e përditë e më mirë, në shërbim të begatimit të shpirtit të shqiptarit, të rritjes së besimit e të optimizmit të tij, si kusht i përparimit më të shpejtë të Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë-

 

- Psikologu bamirës, është shkrimtar dhe poet. Ai, ka botuar deri tani dy libra, në shtypshkronjën “Kristalina KH”, Tiranë 2011-2012:

 

ILAHI,… (Këngë), dhe,

30 VJET NË RRUGËN E BAMIRËSISË.

-----------

(Për një prezantim më të gjërë para lexuesve të revistës ZemraShqiptare, të cilën psikologu Hoti e shfleton rregullisht dhe e simpatizon për diversitetin e mendimeve e lirinë e shprehjes,, ne zgjodhëm  sot për botim, tre përkushtime poetike të shkruara nga ai, për Njerëzit e Mirë të vendlindjes së tij, Tropojës).

---------------

BETIMI NDËR BURRA

-PËRKUSHTIME POETIKE -

- Nga: Sheh Arif Hoti-

1. Pleqtë e mirë të Hotit

 

(Berbat = Shkëlzen)-

 

…!
Zmajl Arifi, gjyshi i mirë,
(Probatimi i Qorr Iljazit),
Hiç Fan Nolin, s’heq nga  goja,
…Dredh duhanin rreth oxhakut.


Në at’ kullë, në shpat t’Shkëlzenit,
Mblidhen burrat në kuvend,
Ram Barami e Drush Hajdari,
Sadik Zenuni, burr me mend.


N’at ahishtë, ka za burrnie,
Aty mblidhen pleqtë e Hotit,
Fjala besë e besa nderë,
Faqebardhë përpara Zotit.


Ajo kullë pret e përcjell,
Halle e derte të atij fisi,
Aty vjen Rustem Haziri,
Talush Zenuni, Adem Ibishi.


Aty mblidhen krejt pleqnia,
Burrat nderrojnë duhan n’kuti,
Me Zek Ukën e Man Sylën,
Baram Lushi,  kuvendin pri.


E shtojnë radhën e pleqnisë,
Arif Osmani e Ali Hoti,
Kjo dymbëdhjetshe kullës bardhë,
Rend, si  muajtë që ka mot-moti.


Merrni vesh burrat e Hotit:
(Zmajl Arifi, fletë fjalë ari),
-Fisi jonë s’ka pasë ngatërresa,
Brez pas brezi e djal pas djali.


Amanet jau lamë djelmnisë,
(Deshmitar kem’ Sheh Arifin),
Mos me pas gjak e ngatërresa,
Të paprekun, me rujt fisin.


Dhe djelmnia e jep fjalën:
-O ju pleqt e urtë t’Berbatit,
Ju na  rritët  e na burrnuat,
Sa t’jem gjallë s’ju dalim hakut.


Rruga juaj, kurr s’do të harrohet,
(Jem’ krenar, prej fisit t’Hotit),  
Ini shembull, për pas-ardhësit,
Në unitet , e në rrugë të Zotit.

 
      ---------------

2. Ti je burrë që s’mshelesh n’dry

-Avdyl Hasanit,  në Gri-

Je bablok që s’të humb emri,

O luftëtari i këtij Vatanit,
Ti je  sofër që rrinë shtruar,

Ti je mixha i Sadik Selmanit.
 
Shtyllë e fortë, Avdyl Hasani,
(Ti je diell që shndritë në Gri),
Tan Malësia, aty mblidhen,
Tyrbja jote  =  Bamirësi.


-Tyrbja e Avdyl Hasanit, në Gri-
(Tyrbe e parë “SADI”,  në Malësi të Gjakovës)
-Foto: Lela Mehmet Lushaj, 2011-

Oda jote ka za burrash,
Edhe nipat ta kan rritë nderin,

Si Rexhepi me Tahirin, 1)
E me motren, Sose Zenelin.

 

Jam një gjak, nga gjaku Yt,
 Pastërtia , sikur pikë loti,
Emrin tënd do ta lartësojmë,
Të premton nipi, Arif Hoti.

Sot sternipi , Qazim Lushaj,
Derën hapur e mban për Ty,
Pret përcjell, prej tan Malësie,
Ti je burrë që s’mshelesh n’dry.
---------------

1.Rexhep Zeneli e Tahir Ademi, djemtë e vajzave të Avdyl Hasanit të Grisë.

---------------------


3. Djali i Geg-hysenit

Baba Ukë, biri i Qerimajve,
I pavdekshmi i Geg-hysenit,
Trëndafil në zemrën time,
Bash si drita e Shkëlzenit.


Pranë të pata për shumë vite,
N’oda burrash në kuvendim,
Fjalë-urtie, besë prej Miku,
Je gjithmonë në shpirtin tim.



  -Ukë Mani i Geg-hysenit-


Kur lakohet emri yt,
Shkronjat ndritin përmbi letër,
Emir yt nuk zëvendësohet,
Në këtë jetë, me asnjë tjetër.


Ty të pata udhë-rrëfyes,
Më ndihmove n’rrugë të Zotit,
Zemrën t’hapur ma dhurove,
Qelibar…, si pika e lotit.


Bashkë e ndamë bukën në sofër,
N’vrri e bjeshkë mbulue me borë,
Në këtë jetë, e në jetën tjetër,
Bashk do t’jemi përgjithmonë.
           --------------

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: