Champions League 2011/12 - Fitoi Chelsea por humbi futbolli
| E Diel, 20.05.2012, 07:05 PM |

Kur humbet mundesi shenimi automatikisht je duke luajtur ne interes te kundershtarit. Mundesite e humbura kthehen dhe te godasin pameshirshem.

Jo gjithmone, por ndodh qe te jesh Kampion edhe kur nuk e meriton, edhe kur ne cdo ndeshje nuk i jep asgje futbollit, por shton numerin e atyre qe largohen nga ky sport madheshtor.

Djersa e shanseve te humbura te kthehet ne lot sepse nje humbes.

Chelsea i Anglise eshte Fitues i Champions League 2012, ndersa humbesi nuk eshte ne njejes sepse kemi disa humbesa qe mund ta kishin eleminuar me lehtesi fituesin.

Napoli zoteroi lojen dhe krijoi shume me shume mundesi shenimi.

Barcelona, ekip qe meriton te fitoje cdo ndeshje qe luan, eshte skuadra me mungesen me te madhe te fatit ne historine e futbollit. Dominim i gjithanshem, Krenaria e futbollit eleminohet nga turpi i futbollit dhe kjo ‘’tragjedi futbollistike’’ , kjo padrejtesi e madhe erdhi nga me i madhi, Messi, i cili humbi mundesi te pastra shenimi duke humbur edhe nje panallti vendimtare qe do te shenonte fundin e padrejtesise.

Bayern beri gjithcka per ta fituar finalen, por fati ishte me kunder-futbollin.

Chelsea eshte kampioni i pare ne historine e futbollit qe nuk meriton te fitoje asnje ndeshje pas takimeve ne grup.

Gjermanet e Bayernit me merite arriten ne finale, por Zoti nuk ishte me ta.

Urime Chelsea-t edhe pse futbollit nuk i dhane asgje pozitive, sic nuk i jep as presidenti i klubit, Abramovic, i cili eshte nje varrmihes i futbollit duke e shnderruar ne para, duke blere kupa me leke dhe jo duke i fituar me futboll.

Shpresojme qe vitin e ardhshem te rikthehen vlerat e humbura te futbollit.

Fituesit nder vite:

2011/12 Chelsea
2010/11 Barcelona
2009/10 Internazionale
2008/09 Barcelona
2007/08 Man. United
2006/07 Milan
2005/06 Barcelona
2004/05 Liverpool
2003/04 Porto
2002/03 Milan
2001/02 Real Madrid
2000/01 Bayern
1999/00 Real Madrid
1998/99 Man. United
1997/98 Real Madrid
1996/97 Dortmund
1995/96 Juventus
1994/95 Ajax
1993/94 Milan
1992/93 Marseille
1991/92 Barcelona
1990/91 Crvena zvezda
1989/90 Milan
1988/89 Milan
1987/88 PSV
1986/87 Porto
1985/86 Steaua
1984/85 Juventus
1983/84 Liverpool
1982/83 Hamburg
1981/82 Aston Villa
1980/81 Liverpool
1979/80 Nottm Forest
1978/79 Nottm Forest
1977/78 Liverpool
1976/77 Liverpool
1975/76 Bayern
1974/75 Bayern
1973/74 Bayern
1972/73 Ajax
1971/72 Ajax
1970/71 Ajax
1969/70 Feyenoord
1968/69 Milan
1967/68 Man. United
1966/67 Celtic
1965/66 Real Madrid
1964/65 Internazionale
1963/64 Internazionale
1962/63 Milan
1961/62 Benfica
1960/61 Benfica
1959/60 Real Madrid
1958/59 Real Madrid
1957/58 Real Madrid
1956/57 Real Madrid
1955/56 Real Madrid
 
Renditja e fituesve
 
Real Madrid  9 here
AC Milan  7
Liverpool  5
Bayern Munich  4
FC Barcelona 4
Ajax  4
Inter Milan 3
Manchester Utd  3
Juventus 2
FC Porto 2
Benfica 2
Nottingham Forest 2
Aston Villa 1
Borussia Dortmund 1
Celtic   1
Feyenoord 1
Hamburg 1
Olympique de Marseille 1
Porto 1
PSV Eindhoven 1
Red Star Belgrade 1
Steaua Bucharest 1
Chelsea 1
 
Shtetet
 
Spanja 13 here
Italia 12
Anglia 12


Zemra Shqiptare

(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: