Poezi nga Sejdi Berisha
| E Shtune, 16.10.2010, 07:51 PM |

P o e z i

 

Sejdi BERISHA:

 

GJETHIN E VJESHTËS KËRKOVA...

 

1.

kërkova e ku s kërkova

zemrën e nënës lypa

Edhe shpirtin e saj

 

2.

Shpresova gjej

Tek gjelbësimi i lëkurës babait

rrudhat e ballit tij

Këtu ske çfarë kërkon

ushtoi trupi

Ani

Ika nga ky zjarr

 

3.

kërkova syrin e pranverës

Vetëm lotin pashë

Vrapova tek fluturat për takuar

Edhe sqepin e bilbilit

Adresa gabuara ishin

 

4.

Ani

Ika nga kjo skenë me plagë vjeshte

gjethin e vjeshtës shtyrë kërkova

Qeshi me mua

 

5.

Ani

Sërish ngela shëtitës pa rrugë

Ëndërrova  flluskat e borës kap

Sa marri këtë acar

 

6.

U ktheva dhomën time

Shfletova libra e defterë

gjithë qeshnin për lypjen time

Sertshëm i mbylla

Ato qeshen me mua

Asgjë nuk kupton

O, mëkatari i vargut poetik

 

7.

Ani, tha

Shumë mëkate kam...

Për këtë

Edhe shikimin e lypsit kërkova

Edhe korën e bukës

Edhe tharmin e jetës

Përrallë përmalluese është kjo

 

8.

Ani

kërkova edhe kokrrën e kripës

Dhe droja se do pëlcas nga malli

Do digjem nga etja

 

9.

Ika nga vetvetja

U ktheva ëndrrën e rinisë

Edhe vajin e parë fëmijës

Edhe gëzimin e pazakontë njeriut

Askund s gjeta

Pse fshihesh oj dhembja ime

 

10.

Ani

Tash preka vetveten

Diçka përcëlloi

Eu...

Unë vet qenkam dhembja

Sa rrugëtim gjatë bëra

Për ta gjetur dhembjen time

 

11.

Ani

Tash duhet ta përkëdheli

Këtë madhështi

E cila druaj se sërish

Do ngarkoj

Me dhembjen e dhembjes

 

12.

Dhembja e dhembjes

Është tapi

Është histori

Për ti akuzuar kohërat...

 

13.

Kërkoj dhe kërkoj

Dhembjen time 

 

 

VJESHTA, KJO STINË

 

Një gjeth bojë lulëse

Një gjeth i vyshkur

Një gjeth i rrëzuar tokë

Një gjeth i kalbur

Rrugë pa kthim prapa

Këngë e lotit

Shikim i etur

Vjeshta, kjo stinë

 

 

KALËRIM STINËSH

 

Shiu lagë vetveten

Vesa erë bloze

Lisat e zhveshur

Kalërim tinësh

Dielli mashtron

Vasha varë shaminë e vajzërisë

akullin e çatisë

Për ti marrë erë

Kalorësit e lirisë

 

 

BOJËGJAKET PRANVERË

 

Përgatitë vazot për lule

Bojëgjaket pranverë

I ngjajnë atdheut pa liri

tym oxhaku

Dashuria mbështillet

Sorra krrake soditë

cilin hu pushojë

Stinë vjeshte apo pranverë

Kjo molisje zemre

Lutjen e durimit ma sjellë  

Kurorën e lumturisë

Çfarë marrie kjo stinë...

 

 

TASH NJOH...

 

Tash e di

Asnjëherë s paskam njohur

As për dashuruar

As për tu gëzuar

Por

Vetëm hidhërim nuk je

Edhe pse me gëzime

Pamëshirshëm mashtron

 

Tash e di

Kush nuk do Ty

As veten nuk e do

Aq dredhake je

Me shumë rrathë frymëjete

Këngën duke e kënduar

E kam formulën

Tash e di

Ti kush je

Je lumturia ime

Ti je bushtër

Krenaria ime je

Ti je si hienë

Tragjedia ime je

Me komeditë e botës

 

Tash njoh

Jeta ime

Mashtruese e lezeçme

E njeriut



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: