Albert Vataj: Klea Marku, një yll i ri rroku që shkëlqen vezullimshëm në galaksinë “X Factor Kids Albania”
Në skenën e ndezur të “X Factor Kids Albania” ka shpërthyer një zë që nuk kalon pa u vënë re. Një vocal i fuqishëm, me prirje dramatike dhe prani skenike të ngarkuar me energji, që vjen si jehonë e traditës së rokut shqiptar, por me dimensionin e veçantë të një artisteje të re që sapo po fillon rrugëtimin e saj. Ky zë i përket Klea Markut...


























