Kulturë
Albert Habazaj: Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit nderohet në Vlorë
E hene, 05.01.2026, 06:56 PM

Albert Habazaj - drejtues artistik i Ansamblit 10 Shqiponjat e Tërbaçit - ditën e Shpresës 23.12.2025
SHPRESA E SHQIPONJAVE TË TËRBAÇIT NDEROHET NGA VLORA
MËSUESJA DHE ARTISTJA POPULLORE SHPRESA KAPO
ÇELAJ VLERËSOHET ME TITULLIN “PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT VLORË”
Nga
Albert HABAZAJ - Kryetar i Shoqatës
së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro
Marko” Vlorë
Sa bukur!…
Ky shkrim u ndërtua kur dy artistë
popullorë të spikatur, dy zëra të dashur të këngës labe dhe valles labe të
kënduar - Shpresa e Shqiponjave të Tërbaçit dhe Bujari i grupit
"Autokton" u nderuan nga Këshilli i Qarkut Vlorë, ndërsa propozimi i bërë
nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë “festoi” 2
vjetorin e nisjes në destinacionin e duhur. Më në fund, u arrit një vlerësim i
merituar për dy artiste të burimit lab, që përçojnë vlerat më të mira të visave të tyre, na dhurojnë thesare të vërteta të
prejardhjes me besnikëri, me art e dashuri. Për këtë ngjarje kulturore u bë dhe
një veprimtari e bukur në qytet, një ceremoni nderuese e thjeshtë,
mbresëlënëse, po larg tamtameve bombastike dhe pjesëmarrjes massive për t’u
dukur me “mbushës topi” a njerëz që s’kishin të bënin me burimin e kulluar të
gurrës popullore dhe vlerat e mirëfillta të trevës së Labërisë. Ishte pikërisht
Qendra Kulturore e Fëmijve Vlorë që hapi dyert bujare për artistët e vërtetë
popullorë.
Ky takim shumë simbolik, domethënës dhe
i bukur. Qarku i Vlorës nderon dy artistë popullorë, dy këngëtarë të denjtë të
Labërisë, Bujar Sinanin e grupit Autokton dhe Shpresa Kapo Çelaj e Grupit
"10 Shqiponjat e Tërbaçit - ikona e këtij ansambli unikal të polifonisë
femërore labe. Dhe pikërisht këtu, në Qendra Kulturore e Fëmijve, këtu ku, ne
si gjyshër dhe gjyshe, japim mesazhet më të dashura, më të qarta, më të bukura,
më domethënëse për të nesërmen e bukur të Shqipërizës sonë të dashur,
hallemadhe dhe me dritë. Pasuria shpirtërore e traditës popullore, identiteti
kulturor i vendlindjes paraqitet me vlera të larta artistike dhe estetike dhe
përcillet me dashuri tek brezat e rinj që të mos humbasë, por të na zbukurojë
jetën dhe të na ëmbëlsojë atë, se kemi nevojë si gjithmonë, aq më tepër sot
kur, globalizmi ka plot të mira, por ka dhe jo pak tronditje artistike -
estetike dhe morale…
Dhe ja, kështu nisi ky shkrim…
Sa bukur!
Artistët e vërtetë gëzojnë për vlerësimin e njëri-tjetrit. Shpresa e
Shqiponjave të Tërbaçit me simotrat e saj të grupit të grave të vendlindjes dhe
këngëtari Bujar Sinani i grupit lab Autokton i dhanë Vlorës art tradite, gurrë
popullore të pastër dhe të pasur 23.12.2025
Sa bukur kur shpërndan vlera të pastra
e visare të çmuara shpirti!
Mirënjohje të gjithmonshme për grupin
tim të zemrës, ansamblin e grave të Tërbaçit "10 Shqiponjat e
Tërbaçit". Ju jeni krenari për vendlindjen, dinjitet njerëzor dhe
kulturor, sakrifica për trashëgiminë e të parëve tanë, që nga katragjyshet e
stërgjyshet, gjyshet e nënat e vetë ju, që jeni të gjitha nëna e gjyshe të
mrekullueshme: Lavdie Goxho Xhakaj, Liri
Gaçaj Shkurtaj, Hava
Çelaj Muçaj, Shpresa
Kapo Çelaj, Bejushe
Gaçaj Veraj, Fatmira
Hodo Skëndaj, Liljana
Rrapi Kapaj, Meme
Ribaj Habazaj, Evgjeni
Habili Seferaj, Flutura
Nanaj, Antoneta
Goxho Mehmetaj - qofshi të bekuara nga Mali i Çikës
dhe nga Perëndia e Mirësisë!
Pwr kwtw veprimtari tw merituar, por tw
vonuar vlerwsimimi e nderimi pwrshwndetwn, uruan e pwrgwzuan shumw njerwz qw e
duan artin tonw popullor, folklorin shqiptar, kwngwn dhe vallen e bukur labe,
qw pwrcjell mesazhe me dritw. Po citoj vetwm njw:
Kozma Mitraj: “Të
përgëzoj si drejtues i Ansamblit Artistik "10 shqiponjat e Tërbaçit"
dhe për arritjet e këtij grupi brilant në interpretimin e polifonisë labe, të
kësaj pasurie të paçmuar shpirtërore të popullit tonë. Me këtë rast i dërgoj
urimet më të përzemërta znj.Shpresa Kapo Çelaj për vlerësimin e saj me titullin
"Personalitet i shquar i Qarkut Vlorë" dhe kontributin e saj për
mbajtjen gjallë të vlerave të folklorit tonë të mrekullueshëm!
Dhe unw po me aq vlewrsim e nderim i
them: “Kozma
Mitraj, faleminderit shumë për urimin
dashamirës dhe për fjalët e dëlira që shprehni për grupin tonë,
ansamblin folklorik "10 Shqiponjat e Tërbaçit".
Kur jemi bashkë e bëjmë gjëra të mira,
zbukurojmë jetën tonë shpirtërore e qytetare.
Mirënjohje!
Ikona e Shqiponjave tw Twrbaçit
Shpresa Kapo Çelaj
është
personalitet
i njohur i Kulturës popullore në qarkun e Vlorës, me një kontribut folklorik
mbi 55 vjeçar, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në bartjen, pasurimin dhe
transmentimin tek brezat të këngës dhe valles labe, sipas stilit muzikor të
Tërbaçit në variantin grarisht, duke rrezatuar përfaqësim dinjitoz dhe në
festivale të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Pikë kyçe e Grupit të
Vajzave të Tërbaçit “10
Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili është një ansambël unikal në gjithë Labërinë për
këngën labe, për vallen labe të kënduar sipas stilit muzikor të Tërbaçit në
variantin grarisht, visar për Polifoninë
Femërore.
Nderimi i artistëve popullorë Shpresa Kapo Çelaj dhe Bujar
Sinani
Ditën
e martë, datë 23 dhjetor 2025, ora 14:00 në sallën e madhe të Qendrës Kulturore
të Fëmijëve "Barjam Tushi" Vlorë, u zhvillua një veprimtari e bukur
festive dhe nderuese për vlerësimin e 2 artistëve popullorë: Shpresa Kapo Çelaj
- (korife i grupit "10 Shqiponjat e Tërbaçit") dhe Bujar Sinani nga Dushkaraku (korifeu i grupit lab "Autokton").
Shpresa
u vlerësua me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” me motivacionin
“Për kontribut të çmuar në ringjalljen e vlerave folklorike dhe pasurimin e
këngës labe në trevën e Lumit të Vlorës”. Bujari u vlerësua me titullin
“Mirënjohje e Qarkut të Vlorës”. Vëmendja, vlerësimi dhe nderimi që bën
Këshilli i Qarkut Vlorë dhe vetë kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë dr. Ervis Moçka na të ndihemi më të motivuar për të vijuar udhëtimin
etnofolklorik.
Na
nderuan me pjesëmarrjen e tyre artistë popullorë, miq e dashamirës të këngës
labe, si dhe z. Isftref Dobi - këshilltar kulture i kryetari të qarkut Vlorë,
z. Ahmet Demaj, kryetar i shoqatës Atdhetare - Kulturore “Labëria” për
degën e Vlorës dhe anëtar i komisionit vlerësues në qarkun e Vlorës. Shpreh
mirënjohjen për drejtoreshën e QKF (Qendra Kulturore e Fëmijëve) Vlorë zonjën Albana Tushe Curo për mirësinë fisnike.
Kënaqësia
ime ishte e dyfishtë, sepse isha propozuesi i vlerësimit të tyre në cilësinë e
kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë,
ndërkohë edhe njohës i mirë i visareve folklorike të këtyre dy artistëve
popullore me grupet përkatëse. Me këtë rast thura këtë këngë për të dy artistët
popullorë, të cilën e këndoi aq bukur, me ndjenjë e dashamirësi grupi “10
Shqiponjat e Tërbaçit”, marrëse Antoneta Goxho Mehmetaj kthyese Liri Gaçaj Shkurtaj hedhëse Hava Çelaj Muçaj, mbushën kënëgën:
Lavdie Goxho Xhaka, Bejushe Gaçaj Veraj, Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Flutura Nanaj dhe mbeskëza e Fluturës, si një shqiponjëz e vogël, që do
të marrë stafetën e gjyshes nesër tok me Erinedën e yllkëzat e gonxhet që po
çelin në Tërbaçin tonë të dashur.
Ja dhe teksti i
këngës:
Shpres'
e Shqiponjave sot
Tek
nderohet, i qesh balli,
Një
jetë dallg' e diell tok
Kthen
kokën dhe e merr malli...
Qarku
Vlorë e ka nderuar
Personalitet
i Shquar,
Nga
Shqiponjat e bekuar
Më
lart për të fluturuar...
Vjen
një kohë dhe nostalgjia
Na
rrëmben me lot të qeshur,
Mbushur
nga fisnikëria
Me
ngjyra të ëmbla veshur.
Ikin,
si zogj fluturojnë
Vitet
zbardhin bujarinë,
Pesa
jonë si shqiponjë
Mbi
shkëmb pret sfidat që vinë.
Se
në krah' ka 10 Shqiponjat
Një
ansambël që bën dritë,
Që
pijnë uj’ maleve tona
Ujë
Gurre në traditë.
Një
urim Bujar Sinanit
Si
Shqiponja do t’ja themi,
Se
e mban të ndezur zjarrin
Me
këngën labe që kemi.
E
mbajmë të ndezur zjarrin
Me
këngën labe që kemi!
Vlerësimi i Shpresës
është nderim për Grupin tonë dhe për Tërbaçin.
Me
shpirt e urojmë: Ta gëzosh vlerësimin, Shpresa. Siç e shpreha dhe në
veprimtari, siç e the dhe vetë, vlerësimi yt është nderim për të gjithë grupin,
është për Ladon, Vakon, Lilën, ty (që jeni 4 themeltare që rezistuat, qysh nga
3 gushti 2016, se 4 të tjerat u larguan, por grupi u mbush e u konsolidua deri
në majat që arriti në Festivalin e Gjirokastrës, 2023 apo Takimi i Madh me të
madhen Aurela Gaçe , 2025. Nuk mund të
kuptohet grupi pa dinjitetin artistik dhe sakrificat e Liros, Vitos, Mirës,
Gjenës, Fluturës, Netës, Mejos e Bejushes, të Nazos patjetër, se më 1 Gusht
2016 e në ato vështirësi u mblodhëm ti, Vakua, ajo dhe unë që me dëshirë e
shpirt vendosëm ta ngrinim këtë grup vetëm me bija të fshatit tonë. (Ti dhe
Havaja e ngritët edhe në kryesinë i shoqatës "Tërbaçi". Dhe kjo është
e dokumentuar, pavarësisht qëndrimit të tyre...). Mirënjohje për ju! Edhe
Baftua, edhe Madelona, po edhe Pavlina kanë dhënë ndihmesën e tyre për aq kohë
sa ishin pjesë e grupit. Ju vijuat fluturimin. Edhe në zheg, sidomos në
tramundanë e furtunë. Ju jeni vlerë e madhe si grup, që bota ju nderon e u përulet
për ç'ka dhuroni nga shpirti juaj i bukur. 1 është Grupi, Grupi është NJË.
Është
vërtet siç ti Shpresa u shprehe: “Motra të dashura! Vlerësimi nuk është vetëm
imi, është i gjithë grupit. Unë jam një nga ju.Gjithë Grupi "Shqiponjat e
Tërbaçit" është NJË dhe meriton vetëm notën 10 dhe me yll. Sinqerisht, nuk
e prisja dhe s'dija gjë, por kam kënaqësi që të jemi bashkë më 23 Dhjetor dhe
çdo ditë, sa të kemi mundësi e frymë për kngë të bukura, të kalojmë dhe një
gëzim tjetër si motra dhe vazhdofshin e burofshin vlerësimet për të gjitha një
për një. Ju falënderoj nga zemra për angazhimin tuaj sot,për të Mirën e
Përbashkët,për rrugën që kemi nisur. Falemindërit Berti për punën e palodhur që
bën me grupin!”
Shpresa
çfarë u realizua, ishet vlerësim i merituar për ty, po aq edhe për Netën,
Gjenën, Liljanën, Lirinë, Havanë, Ladon,Fluturën, Mirën, Bejushen e Mejon.
Po,
është e vërtet, emocioni, krenaria dhe përgjegjësia ishte, është e do të jetë e
përbashkët.
Jetëshkrim artistik i Shpresës:
Shpresa Kapo Çelaj ka lindur në fshatin
Tërbaç, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, më 2 Mars 1960. Arsimin fillor dhe 8
vjeçar e kreu në vendlindje, në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, me
rezultate të shkëlqyera në vitet 1967-1975. Gjatë viteve 1975-1979 e kreu shkollën e mesme “Laze Nuro” Brataj. Në vitet 2003-2007, kreu studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”,
Fakulteti i Shkencave Humane, dega Mësuesi. Kudo ku ka punuar në Tërbaç, në
Patos, në Vlorë etj., ka shfaqur aftësi të veçanta në punë, ndershëmëri profesionale,
devotshmëri dhe virtyte të larta morale qytetare. Krahas profesionit të
mësuesit, ajo ka qenë po kaq e pasionuar dhe e dashuruar me këngën labe të
vendlindjes dhe asaj më të bukurës këngë popullore të viseve tona.
Znj. Shpresa Kapo
Çelaj është korifeu i Grupit të Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”: organizatore shembullore, prijëse/ heqëse e valles, si dhe marrëse virtuoze, kthyese
e talentuar, hedhëse magjike që të fal emocione drithëruese, mbushëse e
fuqishme e këngës labe sipas stilit tërbaçiot në variantin grarisht, duke
ruajtur origjinalitetin e folklorit përkatës lokal, duke e pasuruar atë me
motive lirike dhe nivel artistik, si dhe duke e transmentuar denjësisht
stafetën shpirtërore të stërgjysheve, gjysheve, nënave dhe të tyren tek mbesat
e nipërit, me synimin që kënga dhe vallja e popullit, bota e Tërbaçit nëpërmjet
Polifonisë Femërore, këtij visari të traditës që ato bartin, të rrojë vërtet sa
mosha e kësaj toke.
Vlen të përmendim një historik të shkurtër të grupit, i cili funksionon si
ansambël artistik, sepse në repertorin e tij ka këngë labe të kënduara drejtpërdrejt
(pa vegla muzikore) dhe valle të kënduara labërisht, sipas ligjeve të
pashkruara e specifike që ka folklori në organigramën e tij. Grupi Polifonik i
Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” është vijim artistikisht dinjitoz dhe elegant i
valles së kënduar të stilit të njohur muzikor të Tërbaçit në variantin
grarisht, si dhe i këngës labe tërbaçiote.
Fillesat e
organizuara i ka gjysmë shekulli e më tepër, se u shqua qysh kur nisi klasën e
parë qysh në vitin 1967. Ndërkohë kujtojmë që në Tërbaç, në vitet 1966-1970,
kishte nisur të funksiononte me sistemin zinxhir puna artistike - kulturore me
veshje popullore/ kostumografi kombëtare dhe disiplinë artistike. Grupi aktual
është formuar më 1.08.2016, duke u ristrukturuar sipas traditës së vendlindjes
prurë në kohë. Bërthama e grupit (datëlindja 1960) e ka zanafillën në shkollën
8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç, kur ishin në klasë të tretë, dhe me këta talente të reja, filiza të njoma atëherë,
drejtori i shkollës, drejtuesi i grupit të shquar polifonik të Tërbaçit, poeti
i këngëve Kujtim Mici dhe mësuesi kujdestar, kthyes i këngës së Grupit të Madh
Rexhep Abazi, krijuan Grupin e Fatosave të Tërbaçit (1969), me fatosat e
shkollës, ku ishin bashkëmoshatarët e vegjël
Nazo Dauti, Shpresa Kapo, Krenar Mehmeti, Albert Habazaj, Sulote Kapo,
Liri Gaçe, Shaze Hoxha, Vangjelina Gjini, Donika Rroko. Në klasë të tretë kanë
regjistruar dhe njësitë e para folklorike, që janë pjesë e vyer e historikut të
këtij grupi të njomë, i cili vijoi veprimtarinë folkorike krahas edukimit
shkollor...
Grupi Polifonik i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” ka aktivitet
shumë të pasur folklorik brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është unikal në Labëri
për Polifoninë Femërore. Ka regjistruar 3 (tre) Albume profesionale, të cilët
përbëhen, përkatësisht i pari 14, i dyti 13 dhe i treti, gjithsej 13 videoklipe
(njësi folklorike (muzikore-letrare). Punon për videoklipin e katërt dhe pas
paraqitjes dinjitoze të folklorit burimor në Festivalin Folklorik Kombëtar të
Gjirokastrës, 2023 me Ninullën e Djalit “Qumësht
blete, mjaltë zgjoi”, (ninullë polifonike) si pjesë e përzgjedhur me
Ansamblin Folklorik të qarkut të Vlorës më 25 qershor 2023, synon për përsosje
artistike dhe vlera folklorike burimore të tjera, me mesazhin që këtë traditë ta
përçojë tek brezat që ngrihen. Është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” nga
Presidenti i Republikës, më 1917 me motivacionin: “Grupit
të vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” Titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për aktivitetin e njohur dhe të vlerësuar në interpretimin e këngës
polifonike labe, që përfaqëson një rast unik të polifonisë femërore, duke
ruajtur origjinalitetin e folklorit të zonës së tyre”.
Si pjesë e së
tërës polifonike ku merr pjesë dhe në ballë të saj, znj. Shpresa Kapo Çelaj duke qenë një gjimnaziste shembullore në
mësime, në sjellje, veprimtari kulturore-artistike, konkurse dhe festivale. Ka
kryer studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë në degën Mësuesi
dhe ushtron profesionin sa të vështirë aq fisnik të mësueses. Ka përvojë
folklorike mbi 55 vjeçare në grup. Në Festivalin e Tretë Folklorik Kombëtar të
Gjirokastrës (tetor 1978) ishte hedhëse e këngës së Grupit të Vajzave të
Krahinës së Mesaplikut “Gjurmë të kuqe borës latë”, me marrëse simotrën e saj
artistike Nazo Dauti, që u vlerësua shumë, u laurua dhe nga emrat më të shquar
i fushës u quajt perla e Festivalit.
Ajo s’qe këngë. Ajo qe simfoni labe. Ajo s’qe simfoni. Qe një operë
epiko-lirike. Dhe vajzat ishin vetëm 17 vjeçe.
Shpresa Kapo Çelaj është ndër ideatoret dhe shtylla bazike e grupit 10 Shqiponjat e Tërbaçit”, i cili ka mbi 50 pjesëmarrje të rëndësishme
kulturore-folklorike:
Në kalendarin e
grupit janë të regjistruara mbi 40 veprimtari kryesore, takime festive,
konkurime, veprimtari nderimi, festivale lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Grupi ka realizuar 3 videoklipe, ka në proces të katërtin. Gjeografia e
repertorit të grupit nis në vendlindje, vijon në Vlorë, Himarë, Horë,
Drashovicë, Pilur, Drashovicë, Lushnjë, Fier, Bylis, Tiranë, Panaja, Ulqin,
Prishtinë, Gjakovë, Shkup, Dropull, Prizren, Gjirokastër etj., ku Shpresa
gjithmonë ka rolin parësor.
I. Në aktivitete lokale, si në Tërbaç,
Vlorë, Fier, Panaja, Drashovicë, Amantia, Mesaplik, Pilur, Tiranë, Zvërnec,
Dropull, Kotë, Himarë, Horë etj.;
II. Në aktivitete kombëtare, si:
- në Festivalin
Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles së Kënduar në Lushnjë, 2018;
- Festivalin
“Buçet Kënga Labe”, Drashovicë, 2018; në festimet e 20 vjetorit të Çlirimit të
Gjakovës, 2019 krahas Ilir Shaqirit;
- në Festivalin
Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019 (edicioni i 25-të); në videoklipin e
këngëtarit të njohur Ylli Baka, me kompozitorin Artur Dhamo e humoristët Afrim
Agalliu e Agron Hamo, Panaja e Vlorë, si sfond artistiko - tradicional me valle
sipas motiveve të këngës qytetare vlonjate me kolazhin “Lart’ e poshtë në
Skelë”, 2020;
- në Festivalin Folklorik “Hasi jehon
2023” (Edicioni i 34-t), Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
III. Në aktivitete ndërkombëtare, si:
- në tre Festivale
Ndërkombëtare të Polifonisë “Bylis Polifonia”, në edicioni e Tetë, të Dhjetë
dhe të Njëmbëdhjetë përkatësisht në vitet 2018, 2021, 2023;
- në Festivalin
Ndërkombëtar i Valles së Kënduar, Ulqin - Mali i Zi, 2019;
- në Festivalin
Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, edicioni i 9, Etno Fest,
Kukaj, Prishtinë - Kosovë, 2019,
- në veprimtarinë
homazh “Katër i Radës- Kujtime migrantësh” Leçe -
Vlorë, 28 mars 2021, etj.
IV. Grupi është
paraqitur me repertor të pasur dhe të realizuar kënaqshëm në TV Klan, Top
Channel, Syri. Net., TVSH, TV Apollon, Eden 3 TV Vlora, Vizion plus etj., dhe
është mirëpritur e mirëpritet nga teleshikuesit.
Ka fituar çmime kombëtare:
- Në Festivalin
Folklorik Mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, 2019:
Çmim të dytë, si dhe lauruar për vallen liriko-epike “Bekuar nga mali i Çikës”;
- Në Festivali
Folklorik Tipologjik Kombëtar i Polifonisë FFTKI, Vlorë, 2019:
Marrësja më e mirë: Shpresa Kapo Çelaj;
- Në Festivalin e
Dytë Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”, Pilur, 2021:
Çmimin e karrierës “Maliq Lila” me “Riti i stolisjes së nuses tërbaçiote, si pjesë e Ritualit të dasmës në
Labëri” (me etnologji dhe folklor);
- Në Festivalin “Polifonia Popullore Shqiptare”, Bylis
polifonia, 2021 dhe 2023:
Çmim të
tretë (si grup me 4 numra, 1 këngë, 3 valle);
Homofonia
më e mirë me ninullën “Thëllëzo,
të keqen nëna”, interpretuar nga Shpresa Kapo Çelaj, shoqëruar nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit” me tekst të Albert Habazaj,
Si teksti më i
mirë i festivalit “Dritëbukura në shekuj”
po në Bylis polifonia, 2021.
Ka fituar çmime ndërkombëtare:
- Në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar të Valles së Kënduar Ulqin, 2019/ Festivali Ndërkombëtar i
Valles së Kënduar/ D’OLCINIUM 6th INTERNATIONAL DANC FOLK FESTIVAL, 05-07
SEPTEMBER 2019 (Ulqin-Mal i Zi, [6-7.09.2019, dy netët e konkurimit]:
Kupën e Festivalit;
- Në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe
Kulturës Tradicionale, EtnoFest, 2019, Kukaj - Prishtinë:
Çmimin special;
- Në Festivalin
Ndërkombëtar të Folklorit Burimor, Shkup 2021:
Çmim të parë.
Vlerësime:
Mund të përmendim
që në Vlerësimet e grupit: Çmim i dytë në Festivalin “Oda Dibrane” dhe diplomën
në atë festival për vallen e kënduar liriko-epike “Bekuar nga Mali i Çikës”,
Çmimin special në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve dhe Kulturës Tradicionale,
Etno Fest, Prishtinë, 2019, Çmimin special në Festivali i Tetë Ndërkombëtar i
Polifonisë “Bylis Polifonia” dhe për Kupën e Festivalit Ndërkombëtar të Valles
së Kënduar, Ulqin, 2019, artistja popullore Shpresa Kapo Çelaj ka kontribut
thelbësor për zhvillimin e folklorit në përgjithësi dhe veçanërisht për
polifoninë femërore si pjesë e së tërës polifoni labe, ndërkohë që në Festivalin
Folklorik Tipologjik Kombëtar të Polifonisë, edicioni XIII, Vlorë, 2019, ajo u
nderua me Çmimin “Marrësja më e mirë për interpretim me nivel të lartë në FFTK
të Polifonisë, edicioni XIII, 2019” Vlorë, 26.11.2019
etj. Një nga pikat kulmore të saj dhe të grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit është
pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2023 me ninullën
polifonike “Qumësht blete, mjaltë zgjoi”,
e cila u pëlqye dhe pruri emocione të fuqishme, të ngrohta e të ëmbla, duke na
kujtuar famën e grupit të madh të Tërbaçit, duke na prurë në kujtesë që në Tërbaç
gruaja ka qenë në krahë të burrit, motra në krah të vëllait, jo vetëm në
histori, si Miro Tërbaçja, por edhe në kulturë, si 10 Shqiponjat e Tërbaçit.

Shpresa
Kapo Çelaj - Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë, mars 2024

Shpresa
Kapo Çelaj - Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë, 23.12.2025

Grupi
10 Shqiponjat e Tërbaçit në regjistrim (besi - Besmir Koçiraj), Vlorë,
23.12.2025

10
Shqiponjat e Tërbaçit, 23.12.2025 në dekorimin e artistes popullore Shpresa
Kapo Çelaj

Albert
Habazaj -propozuesi me të vlerësuarit Shpresa Kapç Çelaj dhe Bujar Sinani

Albert
Habazaj, kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve Petro Marko Vlorë -
propozues i vlerësimit të Shpresa Kapo Çelaj nga Qarku Vlorë, 23.12.2025

Artistët e vërtetë gëzojnë për vlerësimin e njër-tjetrit. Shqiponjat e Tërbaçit me këngëtarin Bujar Sinani (gr. Autokton) 23.12.2025









