E premte, 02.01.2026, 10:14 PM (GMT)

Kulturë

Nue Oroshi: Veprimtaria shkencore, botuese, promovuese dhe kulturore e Shoqatës "Trojet e Arbrit" për vitin 2025

E premte, 02.01.2026, 06:56 PM


Veprimtaria shkencore, botuese, promovuese dhe kulturore e Shoqatës "Trojet e Arbrit" për vitin 2025

Nga Nue Oroshi

Si çdo herë edhe këtë vit, Shoqata e Intelektualeve shqiptarë "Trojet e Arbrit" e bën analizën vjetore të punës. Edhe këtë vit, aktiviteti kombëtar, shkencor, kulturor, promovues dhe botues i shoqatës "Trojet e Arbrit" ishte në lartësinë më të madhe.Pasi që jemi e vetmja shoqatë gjithëshqiptare që aktivitetet tona shkencore, kulturore dhe botuese i bëjmë në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatën e madhe atdhetare në Evropë dhe Amerikë, edhe këtë vit kishim një veprimtari të ngjeshur.

Gjatë vitit 2025, shoqata "Trojet e Arbrit" ka mbajtur tri sesione shkencore, katër akademi promovuese, si dhe ka botuar tre libra enciklopedik me gjithsejt 1600 faqe materiale shkencore.Gjatë këtij viti po ashtu kemi përseritur edhe dy kërkesa njërën për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren ku kemi përgaditur të gjitha materialet shtesë që na janë kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit, kemi përseritur edhe kërkesën për Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër, kemi dërguar kërkesë në komunën e Prishtinës për bustin e Profesor Ymer Berishës si dhe kemi dërguar kërkesën e fundit në komunën e Gjakovës për bustin e Zef Kolë Ndokës.

Akademinë e parë promovuese gjatë këtij viti e kemi mbajtur në Zofingen të Zvicrës më 24.05.2025 ku e kemi promovuarë librin enciklopedik "Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës".Për promovimin e këtij libri një kontribut të madh e kanë dhënë edhe dy shoqata: Shoqata humanitare dhe kulturore "Salih Çekaj"në Zvicër, me kryetar Saim Tahiraj dhe "Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë" në Zvicër me kryetar Abas Fejzullahi.

Pas përfundimit të kësaj akademie promovuese vetëm disa ditë pas , shoqata "Trojet e Arbrit" me moton:"Heroi Sali Çekaj sërish na bashkon", pikërisht në qytetin ku ka punuar dhe vepruar kombëtarisht heroi Sali Çekaj në Stutgart me rrethinë, dhe me koordinimin e veprimtarit të hershëm të nacionalizmës shqiptare Xhafër Lecin organizuam akademinë për përurimin e librit: "Sali Çekaj -Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës" më datën 31.05.2025, në qytetin Wernau (Neckar).Shoqatat që ju bashkuan këtij organizimi të shoqatës "Trojet e Arbrit" ishin:Shoqata "Kadri Zeka", Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane "Sali Çekaj", Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart , Lobi Shqiptar Euro-atlantik, Qendra Kulturore shqiptare në Heilbronn, Shoqata "Kosova" Felbach, Shoqata "Shqiponja" në Schwäbisch, Shoqata "Malësia" në Hechingen-Mösingen, Shoqata Kulturore "Dardania e.V" në Ravensburg, Rrjeti i intelektualeve shqiptar, Shoqata "Xhemajl Fetahaj", Mërgata Shqiptare në Gjermani.Koordinator i përurimit të librit enciklop–Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës" ishte veterani i nacionalizmës shqiptare në Gjermani Xhafër Leci.Një kontribut të madhë në këtë organizim e dhanë edhe dy intelektualet nga Shtuttgarti Gjylie Lecaj dhe Arjeta Nezaj, pa e harruar kontributin e veprimtarit Nue Lekaj i cili e siguroj sallën për këtë akademi promovuese. Në këtë akademi promovuse përveç shumë intelektualeve shqiptarë nga Gjermania mori pjesë edhe komplet familja e Heroit Sali Çekaj.

Çdo akademi shkencore dhe promovuese mbetët e shënuar në histori. Edhe Akademia për Heroin Sali Çekaj, e mbajtur në Shtuttgart, tashmë është bërë pjesë e historisë, falë punës së palodhshme të gazetarit të RTSH-së, z. Can Tahiri.

E falënderoj z. Can Tahiri dhe ekipin e tij për këtë punë madhështore të përgaditjes se dokumentarit për këtë akademi. Promovimin e tretë dhe madhështor të librit "Sali Çekaj –Luftëtar i orëve të para të Lirisë së Kosovës" e mbajtëm në Prishtinë në bashkëpunim me kryetarin e Prishtinës Perparim Rama.Në këtë organizim madhështor, kontribut të veçantë dhanë bashkëluftëtari i Heroit Sali Çekaj, Milazim Maraj, Nënkryetari i Prishtinës Shkëmb Manaj, Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë Sibel Halimi, si dhe panelistët Dr.sc.Besim Morina dhe prof.asoc.dr.Rovena Mikeli Vata, pa harruar edhe intelektualën e re dhe moderatorën Ermonda Foniqi. Pas përfundimit të këtyre tri akademive promovuese Shoqata "Trojet e Arbrit" e filloj organizimin e tri sesioneve shkencore.Sesionin e parë shkencor e kishim planifikuar ta mbajmë në Suharekën e Ramë dhe Qazim Bllacës, në Suharekën e Besim Ndrecës dhe shumë atdhetarëve shqiptarë.Në Suharekë sesioni shkencor u organizua nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" dhe Instituti për Kulturë, Arsim dhe Trashëgimi "Hisari"Suharekë. Vlenë të theksohet puna e madhe dhe e palodhur e studiuesit te ri PhD cand. Kastriot Veselaj, drejtor i këtij Institu–1956", ky sesion shkencor u mbajt më datën 19.09.2025, në Suharekë.Në këtë konferencë u prezentuan temat dhe morën pjesë këta studiues: Prof. Dr. Iljaz Rexha, Dr.sc.Jusuf Osmani, Prof.dr.Nexhmedin Bardhi, Prof.dr.Qerim Lita, Dr.sc.Qazim Namani, Prend Buzhala, Kujtim Gjuzi, Dr.sc.Besim Morina, Prof.dr.Rovena Vata-Mikeli, Habib Zogaj, Keda Kaceli, prof.dr.Zeqir Kadriu, Tomë Mrijaj, Fatmir Minguli, PHD Fikret Ramaj, Ma.sc.Agim Hyseni, Mr.sc.Nue Oroshi, PhD. cand.Kastriot Veselaj, PhD. cand. Fjolla Gashi – Avdimetaj, prof.dr.Naile Mala, Xhemaledin Salihu, PhD.cand.Gjon Tushaj, Mr.sc.Rezehana Hysa, Prof. Naxhije Doçi, Ma.sc.Cen Desku, Mr.sc.Ramadan Mehmetaj, Mr.sc.Adem Ajvazi, Ma.sc.Ermonda Foniqi, Leonora Berisha, Lekë Mrijaj, Arbreshë Berisha, Ma.sc.Kristinë Oroshi, Ma.sc.Iliriana Oroshi, Prof.ass.dr.Sedat Baraliu, Dr.sc.Sedat Kryeziu, PhD.Ilir Bytyqi, Ma.sc.Emin Sallahu, Xhemë Elshani, prof.Remzi Bytyqi, Xhafer Cakolli, Ma.sc.Jeton Sallahu, PhD cand.Arben Berisha, Dr.sc.Behxhet Dibrani, Qazim Voci, Ma.sc.Sabit Muqaj, Ma.sc.Jeton Mrasori dhe Dr.sc.Zog Çoçaj. Ky sesion u mbajt për të kujtuar ngjarjet të rënda historike që rënduan mbi popullin shqiptar gjatë shekullit të XX-të, e veçanërisht në përvjetorin e 80-të të riokupimit të Kosovës nga forcat jugosllave në vitin 1945, si dhe në 80-vjetorin e Masakrës së Tivarit një prej krimeve më të rënda kundër shqiptarëve në fundin e Luftës së Dytë Botërore Ky sesion shkencor hodhi dritë mbi qëndresën politike, ushtarake, kulturore dhe qytetare të shqiptarëve të Suharekës dhe viseve të tjera etnike shqiptare gjatë periudhave të rëndësishme historike, përfshirë shpalljen e

Ishte hera e parë që në këto troje të harruara nga politika shqiptare arritën atdhetarët, studiuesit dhe shkenctarët duke mbajtë një sesion shkencor madhështor dhe duke nxjerrur në shesh të vërtetën historike të Shqipërisë Etnike.

Shoqata "Trojet e Arbrit" në bashkëorganizim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg më, 30 tetor 2025 bëri promovimin e librave enciklopedikë:"Sali Çekaj - Luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës", "Ernest Koliqi - Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar" dhe "Qëndresa shqiptare gjatë viteve 1878-1952".

Këto tri libra përbëjnë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe dokumentimin e historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Promovimi i librave u mbajt në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Hamburg.Një kontibut të çmuar për mbajtjen e këtij promovimi e dhanë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës se Kosovës në Hamburg Mizbah Mustafa, Konsujt Saranda Krasniqi dhe Labinot Gucati, si dhe Zëvendëskonsullja Zanë Gashi e cila ishte edhe moderatore e këtij organizimi. Një kontribut të veçantë në këto tri promovime e dhanë edhe intelektualët e Hamburgut dhe Kielit: Albert Bisaku, Sadbere Emshiu dhe Avni Bilalli, të cilët jo vetëm që mbajtën ligjerata rreth këtyre tri librave enciklopedikë por edhe ju përgjigjen pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë akademi promovuese. Shoqata "Trojet e Arbrit" nuk e përmbylli aktivitetin vjetor me këto sesione shkencore dhe akademi promovuese por ajo kishte përgaditur organizimin e një sesion shkencor madhështor të historisë se Mesjetës shqiptare. Kësaj radhe tema bosh

Ky sesion u pasurua edhe nga pjesa solemne e cila i shtoi madhështinë ngjarjes. Përshëndetën veprimtari i mërgatës në Evropë Kristë Veseli, veprimtari i trojeve të robëruara shqiptare Ali Daci, si dhe Presidenti i "Ansamblit Mirdita" Gegë Tuci. Së bashku me Mrika Trumshin dhe Gjon Mëlyshin, ata i dhanë gjallëri dhe freski sesionit shkencor përmes dy pikave muzikore të performuara me emocione: " Dy binjakë ka rrit Mirdita", dhe "Forca jonë është Bashkimi". Pa lënë anash edhe paraqitjen dhe deklamimin brilant të prof.asoc.dr.Rovena Mikeli Vata, e cila deklamoj vargjet e Ernest Koliqit "Kënga e Kapidan Markut". Për organizimin e këtij sesioni shkencor një kontribut të madh e dhanë edhe moderatorja Arbresha Berisha dhe dizajneri ma.sc.Adil Beqaj. Pas përfundimit të këtij sesioni shkencor të gjithë se bashku nga Prizreni shkuam në fshatin Shpenadi ku morën pjesë në organizimin e Shoqatës "Lekë Dukagjini". Në këtë organizim e mbajta një fjalë për Rolin e dukagjinasve në historinë shqiptare si dhe ruajtjen e tradi

Nuk mundëm pa e përmendur edhe TV Prizrenin me pronar Mifail dhe Sali Bytyqi i cili ka 21 vite që i percjell aktivitetet kombtare dhe shkencore te Shoqates "Trojet e Arbrit".

Përveç veprimtarisë organizative te tri sesioneve shkencore, katër akademive promovuse, Shoqata "Trojet e Arbrit" këtë vit ka botuar edhe tri libra enciklopedik: "Ernest Koliqi -Mendjendritësi dhe dritdhenësi i Kombit Shqiptar" me 396 faqe, "Sali Çekaj- Luftetar i orëve të para të Lirisë se Kosovës" me 346 faqe dhe "Qëndresa shqiptare gjatë viteve 1878 -1952" me 858 faqe.

Kjo veprimtari e Shoqatës "Trojet e Arbrit" për vitin 2025 duke mbajtur tri sesione shkencore, katër akademi promovuse dhe duke botuar tri vepra enciklopedike prej 1600 faqesh nuk u realizua edhe pa veshtirësi.Me gjithë premtimet e shumta këtë vit, patëm vetëm dy donatorë: Tomë Mrijaj nga Amerika i cili na përkrahi me 1000 dollarë dhe Kristë Veseli nga Zvicra i cili na përkrahi me 1000 euro. Pjesën tjetër financiare të botimit te librave prej 1600 faqesh, organizmit të tri sesioneve shkencore dhe katër akademive promovuse e mbulova nga fondi im familjarë.

Shoqata "Trojet e Arbrit" edhe për vitin 2026 ka planifikuar një aktivitet të madh shkencor ku kemi në plan organizimin e shtatë sesioneve shkencore si dhe botimin e katër librave enciklopedik të kater sesioneve shkencore qe kemi mbajtur: në Pejë, në Suharekë, në Rozhajë dhe në Prizren.Po ashtu, pas dhënies se lejeve për katër projekte:për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren, për shtatoren e Kapidan Mark Gjon Markut në Shkodër, si dhe bustet e Profesor Ymer Berishës në Prishtinë dhe të Zef Kolë Ndokës në Gjakovë do të ndërmarrim veprime në njërin prej këtyre projekteve, në varësi të lejeve të marra.

E në fund një falënderim i veçantë shkon për të gjithë studiuesit, veprimtarët, institucionet dhe shoqatat e ndryshme, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër na ndihmuan në realizimin e këtij projekti madhështor kombëtar për vitin 2025.E gjithë kjo u arrit jo me zhurmë të madhe, por me përkushtim dhe punë të palodhur, falë punës së Kryesisë të Shoqatës "Trojet e Arbrit" gjatë vitit 2025.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx