E marte, 30.12.2025, 09:46 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Cikël me poezi

E marte, 30.12.2025, 06:49 PM


Cikël me poezi nga një mijë vogëlima nga libri, "Gacat e prushit"

Nga Atdhe Geci

1

Bulurimat e Gacave të prushit

i kam vargje gjaku  të  zemrës,

pika gjaku  të  shpirtit  dhe  të

mendjes, pika gjaku të muzës,

pika gjaku të vargut në rendje...

2

E vërteta  në  orë  të  vërtetë

i nxitë rendjet, frymën  e  re

i afron ëndrrat  për  atdheun

hap kthimin e Emrit në Iliri!...

3

Njeriu kur  e  krijoi  poezinë

ngjan të  ketë  qenë  i  dehur

ngjan të ketë qenë  në  punë

ngjan  të ketë qenë në shtrat...

4

Të jesh në dashuri me atdheun

me lulet që  e  përbëjnë kohën

me tokën që  i rritë të mbjellat

je poet, -fjalë e lindur në flakë

5

Populli  që  shkruan  histori

di ta zgjidhë  gjëzën  e  vet

qoftë në  fushën  e  betejës

qoftë me firmë e bisedime.

6

Zgjohu kënga ime, ngrihu  vargu im

kemi edhe shumë  udhë  për  të  bërë

kemi dhe shumë  vuajtje  para  vetes

Kosovë, jepi krahë rendjeve përpara...

7

Kam pakënaqësi  në  kraharor

do duhej të  isha  më i lumtur;

jam popull me  vaj të moçëm,

kam histori të pasur të fillimit...

8

Jetoj   në   udhë   të  gjërë

ku  bie  shi,  ku  fryn  era

ku deti në valë dallgëzon

jetoj ku jeton dhe Atdheu

9

Çfarëdo që të jetë koha tek ne

shiu është gjak i perëndishëm

klithmë reshë të pashtershme

lëngu më  jetëdhënës i qiellit...

10

I mbushur me gjak pellazg të Naimit,

të Fishtës, Nënë Terezës, të  Kadares

kjo tokë shqipesh  e  pellazgo-ilirëve

e do që ta naltojmë këngën  për Iliri!...

11

Kjo birrë dardane me ujë malesh me borë

më krijon drithmë dashurie në tërë qenien

drithmë që rend pandalshëm nga truri tek

mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej

12

Pyes, kush do isha unë pa Roganën

pa gjuhën shqipe të vendlindjes, pa

zërin kumbues  të Kodrës së Brijës

dhe pa dashurinë time për Atdheun

13

Kjo  jetë  e  vogël  që çelë në mua

është  jeta  ime, koha  në  të  cilën

jetoj, me  poezi  e  ndaj  jetën  me

ju, dhe dashurinë me të dashurën!

14

E urrej atë çast që më la pa çast

dhe pa pjesën e ditës së mbetur

ai çast qé me shi dhe bubullimë

ai çast, i tëri  humbi  midis  reve

15

Iliada shqiptare është vepra ime

është muza që vargjet  m´i dikton

simfoni e saj është lumi dhe koha

ide e  librit, shqipet  në  një  shtet

16

Jo  të  gjitha  poezive

ua  kam   fshirë  lotët

jo  të  gjitha   vargjet

i kam dehur me gotë...

17

Sa herë poezia është vajzë

dhe heroi i saj është djalë

ndodhë ( akti )  i krijimit

një  lindje   e   së   bukur

18

Prej  qëmoti   është  thënë

prej qëmoti është shkruar

se kjo jetë është me beteja

dhe me dhimbje të mëdha



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx