| E marte, 30.12.2025, 06:49 PM |
Cikël me poezi nga një mijë vogëlima nga libri, "Gacat e prushit"
Nga
Atdhe Geci
1
Bulurimat e Gacave të prushit
i kam vargje gjaku të
zemrës,
pika gjaku të
shpirtit dhe të
mendjes, pika gjaku të muzës,
pika gjaku të vargut në rendje...
2
E vërteta në orë
të vërtetë
i nxitë rendjet, frymën
e re
i afron ëndrrat për
atdheun
hap kthimin e Emrit në Iliri!...
3
Njeriu kur e
krijoi poezinë
ngjan të ketë qenë
i dehur
ngjan të ketë qenë në
punë
ngjan të ketë qenë në
shtrat...
4
Të jesh në dashuri me atdheun
me lulet që e përbëjnë
kohën
me tokën që i rritë të
mbjellat
je poet, -fjalë e lindur në flakë
5
Populli që shkruan
histori
di ta zgjidhë gjëzën
e vet
qoftë në fushën e
betejës
qoftë me firmë e bisedime.
6
Zgjohu kënga ime, ngrihu vargu
im
kemi edhe shumë udhë
për të bërë
kemi dhe shumë vuajtje
para vetes
Kosovë, jepi krahë rendjeve
përpara...
7
Kam pakënaqësi në
kraharor
do duhej të isha më i
lumtur;
jam popull me vaj të moçëm,
kam histori të pasur të fillimit...
8
Jetoj në
udhë të gjërë
ku bie shi,
ku fryn era
ku deti në valë dallgëzon
jetoj ku jeton dhe Atdheu
9
Çfarëdo që të jetë koha tek ne
shiu është gjak i perëndishëm
klithmë reshë të pashtershme
lëngu më jetëdhënës i
qiellit...
10
I mbushur me gjak pellazg të Naimit,
të Fishtës, Nënë Terezës, të
Kadares
kjo tokë shqipesh e
pellazgo-ilirëve
e do që ta naltojmë këngën për
Iliri!...
11
Kjo birrë dardane me ujë malesh me borë
më krijon drithmë dashurie në tërë
qenien
drithmë që rend pandalshëm nga truri
tek
mendja dhe, nga shqisa në shqisë e
përtej
12
Pyes, kush do isha unë pa Roganën
pa gjuhën shqipe të vendlindjes, pa
zërin kumbues të Kodrës së
Brijës
dhe pa dashurinë time për Atdheun
13
Kjo jetë e
vogël që çelë në mua
është jeta ime,
koha në të cilën
jetoj, me poezi e
ndaj jetën me
ju, dhe dashurinë me të dashurën!
14
E urrej atë çast që më la pa çast
dhe pa pjesën e ditës së mbetur
ai çast qé me shi dhe bubullimë
ai çast, i tëri humbi
midis reve
15
Iliada shqiptare është vepra
ime
është muza që vargjet m´i
dikton
simfoni e saj është lumi dhe koha
ide e librit, shqipet
në një shtet
16
Jo të gjitha
poezive
ua kam
fshirë lotët
jo të gjitha
vargjet
i kam dehur me gotë...
17
Sa herë poezia është vajzë
dhe heroi i saj është djalë
ndodhë ( akti ) i krijimit
një lindje e
së bukur
18
Prej qëmoti
është thënë
prej qëmoti është shkruar
se kjo jetë është me beteja
dhe me dhimbje të mëdha