E merkure, 07.01.2026, 10:33 PM (GMT)

Kulturë

Ndue Dedaj: Arie e Tiranës

E marte, 06.01.2026, 06:00 PM


Ndue Dedaj

ARIE E TIRANËS

Ëh, Tiranë, u ktheva mbas shumë motesh

Ani se hyja e dilja përditë gazetave tua,

Si në odat e kullave ku kishte rend fjala.

U fala ngrykaz me Munellë bor’bardhën

Që i kishin humbun të shtatë xhuxhat.

Erdha në kambë, më beso, s’gjeta kalë...

Dremiste Dajti si një dinosaur plak.

Lashë Urakën plot mjellma për Lanën,

Më beso, valixhet e mia ishin krejt bosh,

Pa asnjë gram argjand qysh nga Pirustët.

Kishin mbetun mureve të absidës pa u tret

Veç do afreska murgjish, tash dy mijë vjet…

Erdha mbasi kisha mësue foljet e pleqve,

Peng e kam një foto me ata burra dheu!

A e di, erdha për një selfie me Presidentin!

Me shit e ble shpirtin si qefull në pazar të ri,

E lashë shkret caranin tim për grataçelat tua.

Ëh, nuk të njoha, as nuk më njohe, Tiranë

A thue se isha ai insekti Gregor Zamza!?

Nuk më thirre për atë Zot të lueja ndonji rol,

Jo se s’ke teatër, po se nuk ka ma Hamlet…

Deh, oj Zanë, a s’po din, a s’po don me true?

E ti prap je Tirana ime, që kahmot të due!

5 Kallnduer 2026



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx