E premte, 20.09.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Imam Kosove!

Sa më tepër klithin imamët e Kosovës, aq më tepër i zbulojnë sisët dhe i zvogëlojnë brekët çikat e Tiranës.Nëse imamët e Kosovës do vazhdojnë të pëllasin nëpër minare, pas pak çikat e Tiranës dhe çikat e Prishtinës do ti zbulojnë krejt sisët dhe do ti flakin brekët.Imamët, si qeflinj...

Edison Ypi: Plani

Burokratët e hartonin, proletarët e tejkalonin, armiqtë e pengonin.Bosh, i pabesueshëm, subjektiv, fiktiv, propagandistik, pa asnjë lidhje me realitetin, nuk kishte asgjë më absurde se "Plani".Habia që shkaktonte plani surreal ndaj punës inekzistente, kapërxente çdo përfytyrim, nuk kishte të krahasuar me...

Edison Ypi: Shpulla

Kur iku me anije u betua se nuk do kthehej më kurrë në Shqipëri.Megjithatë u kthye.U takua me një mik në kafene.-Meqënëse deri më sot, i tha mikut, të persekutuarit s’kanë bërë asnjë xhest hakmarrjeje, s’kanë goditur kurrë as me një shpullë të vetme ndonjë persekutor, unë erdha t'ja rras me shpullë njërit prej tyre, spiunit tim...

Edison Ypi: Njeriu i Ri

Për të ngrënë i bën Mami.Mendjen ja rrit Babi.Punën ja gjen Miku.Rrogën ja jep shteti.Diplomën ja siguron zagari.Mjekrrën ja vizaton brisku.Komplimentat ja bën skilja.Moralin e mëson nga rrugaçët.Edukatën nga hajdutët.Historinë ja rrëfen soc-realizmi.Gjeografinë e kqyr në Google...

Edison Ypi: Ypi denbabaden

Fisniku, aristokrati, patrioti, eruditi, folësi i disa gjuhëve të huaja, anglofili që katër fëmijëve nuk ua vuri emrat Hasan e Hysen, Merjem e Myzejen, por Dezdemona, Elizabeta, Edison, Eduard, ju përgjigj dajës me kërcënim;-Kurrë nuk do ta ndërroj mbiemrin !Ypi elegant me një rrokje dhe tre gërma, Ypi muzikor me...

Edison Ypi: Katund artistik

Të gjitha metropolet e botës së bashku, nuk kanë aq Art dhe artista të mëdhenj, kinematografi me regjizorë fenomenalë, Teatër me aktorë korifej, Letërsi nga autorë gjenialë, sa katundi ynë.Në katundin tonë artistik, katundar i devotshëm i të cilit unë jam, ka, për shembull, aq shumë Tony Montana sa të vijë shpejt rradha për të qënë...

Edison Ypi: Dashurohemi marrëzisht

Në fshatin tonë për Dashurinë vrasim e vritemi, rrahim e rrihemi, vjedhim e vidhemi.Një kushuriri im e njohu gruan kur ishte ushtar. Aq shumë e deshi, sa për hatër të saj rrahu një mëhallë të tërë.Vëllai i tij kur u fejua, vetëm pse iu duk se dikush...

Edison Ypi: Vrasin dhe Vriten

Pse shqiptarët vrasin dhe vriten më së shumti nga Tapiza në Lezhë, ka disa arsye.Në Lindje male të larta, vende të shenjta, rrënoja kështjellash të lashta.Gryka e Matit ose “Metropoli i Erërave” thith nga Dibra dhe Mirdita mistikën rrënqethëse të kontinentit...

Edison Ypi: Difekte

Një gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse, çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë. Shkakun e këtij Difekti e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë me dinamit një Kishë në Myzeqe...

Edison Ypi: Të gjithë

Të gjithë ikën me anije.     Të gjithë janë penduar.Të gjithë e pranuan pluralizmin.     Të gjithë kanë ndërruar mendje.Të gjithë ja falën paret një jevge.     Të gjithë besojnë se ishte punë me mënt.Të gjithë shajnë pushtetin.     Të gjithë mallkojnë opozitën.Të gjithë çohen nga gjumi të lodhur...

Edison Ypi: Reportazh pa vajtur

Të bësh një reportazh pa vajtur është sikur të vdesësh pa lindur.Por kur pa vajtur në dyqan mund të blesh në Internet, pa vajtur në shkollë mund të marrësh diplomë, pa vajtur në punë mund të marrësh rrogë, pse të mos bësh një reportazh pa vajtur atje ku ka ndodhur, për shembull, një vrasje. Reportazh duke vajtur e bëjnë të gjithë...

Edison Ypi: Pus

Këtu nuk është rrugë, këtu është urë, nuk jetohet mbi urë, mbi urë vetëm kalohet - predikojnë teoricienët.Ky është korridor ndërkombëtar - ulurijnë gjeopolitikanët.Jemi vend ku ndajne paret hajdutët - çirren sharlatanët.E kanë gabim. Këtu jetohet prej mijëra vjetësh. Këtu nuk është urë...

Edison Ypi: Kushurirat zorraxhie

Shekspiri ishte i bindur se nga Verona në Milano shkohet...me anije.Shekspiri, madje, s'ka pas asnjë dyshim se në Romën antike koha matej...me orë tavoline nga ato që u shpikën 1400 vjet më vonë.Kadare ka bërë edhe Ai gafat e veta. Për shembull, Kadare flet për "Luftën 100 vjeçare" mes Anglisë dhe Francës, kur ajo luftë ndërkohë...

Edison Ypi: Më puthi Perla

Nuk i rezistova dot lutjeve të përsëritura të dikujt për të vajtur në një event ku zengjinët e rinj, njësoj si mafjozët e vjetër, takojnë njëritjetrin periodikisht.Po edhe mua më duhet tu hedh një sy heraherës zengjinëve që mezi i kemi. Për t'i parë si janë me shëndet ata trima, sa u janë trashur qafat...

Edison Ypi: Ku thrret qameti

Qameti thrret te perëndimorët që i shajmë me libër shtëpie edhepse na kanë falur dy shtete, Shqipërinë më '12-ën dhe Kosovën më '99-ën.Qameti thrret në shpirtrat dhe zemrat e shqiptarëve që muar arratinë, por tani janë penduar. Të rrinë nuk munden. Të vijnë ju vjen turp.Qameti thrret te gjakpirësja Shoqëri Civile...

Edison Ypi: Legenat

Që Shqipëria e udhëhequr jo nga burrat por nga legenat një ditë do katandisej për ibret si sot, i pari që e lajmëroi ishte Naimi i madh tek Bagëti e Bujqësi, titulli i së cilës flet vet për legenat tanë animalistikë dhe bukolikë të kudondodhur, posaçërisht aty ku e thot' cop; "Do tu këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni". Domethënë...

Edison Ypi: Lea Fenomenale

"Të Lirë" i autores fenomenale Lea Ypi është një libër absolutisht mahnitës, definitivisht kryevepër.Lea Fenomenale ka shkrujt librin më të vërtetë, më të saktë, më të qartë, më të besueshëm, për tranzicionin shqiptar."Të Lirë", Lea Fenomenale e ka shkruar me seriozitet dhe sinqeritet...

Edison Ypi: Union Brothers

Para se të vërshonin hordhitë osmane trualli ynë qeverisej me Kanune, popullohej nga princër, mbretër, Kisha, Monastere, kështjella. Aso kohe, në trevat tona zhvillohej ekonomia, biznesi, tregëtia. Njëra nga këto treva, ajo që pas mësymjes së barbarëve turq për shkak të vështirësive për ta mposhtu u quajt...

Edison Ypi: Zero Nder

Zero idealizëm, zero nder, zero principialitet, zero frymëzim, zero përkushtim, zero talent, zero përmbajtje, zero stil.Paradë e shëmtuar e pandershmërisë, fukarallëkut të mendjes, mediokritetit, mungesës së fantazisë, kreativitetit...

Edison Ypi: Kemi Kaubojsa

Sipas një përfytyrimi idilik gjërësisht të përhapur ndër shqiptarë, Bariu është një pisanjos, i cili, në zhegun e gushtit mban kanotjere leshi në mish, ndërsa në dimër kur bie breshëri e shiu e fryn suferina, futet në zgavrën e qymyrtë të një lisi të djegur nga rrufeja, mblidhet brenda gunës kutullaç, mban një kërrabë me grremç metalik në majë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora